• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e palestinezes, miqtë: E ëma e bindi që të shkonte me të atin në Tiranë, do takonte fëmijët

22:00 : 30/03/2025
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE

Detaje të reja dalin lidhur me 24-vjeçaren palestineze, Rayyan Alwan, e cila u gjet e pajetë në shkurt të këtij viti në një apartament me qira ditore në Tiranë. Autori i dyshuar i krimi është babai i saj, 49-vjeçari Fadi Alwan, i cili më 22 Shkurt, pasi ka vrarë vajzën e tij, është larguar nga Shqipëria.

Miqtë e 24-vjeçares palestineze kanë folur për News 24 dhe kanë treguar më shumë rreth jetës së të resë fatkeqe. Prej më shumë se një muaji ata ishin në kërkim të 24-vjeçares me të cilën kishin humbur kontaktet, por ka qenë lajmet e publikuara nga mediat shqiptare, ato që i ka ndihmuar të zbulojnë fatin tragjik të mikeshës së tyre.

Sipas tyre, 24- vjeçarja ishte nënë e dy fëmijëve dhe ishte e divorcuar nga bashkëshorti, pasi ky i fundit abuzonte me të dhe e dhunonte.

Udhëtimi fatkeq që solli dhe largimin e saj nga kjo botë, duket se e kishte dëshirën e një nëne për të takuar dy fëmijët e saj të cilët pas divorcit, jetonin me të atin, rregull ky i ligjeve të Libanit.

Sipas tyre ka qenë nëna e Rayan Alwan ajo që e ka bindur të bijën të udhëtonte për në Liban, duke kaluar tranzit nga Shqipëria. Miqtë e 24-vjeçares akuzojnë prindërit e saj, ata të cilët sipas tyre kanë bërë plan për ta eliminuar, teksa konfirmojnë se kishin konflikte në familje.

Lexo edhe:

Radhën e ka kali

Plas keq sherri në një familje në Tiranë, arrestohen dy anëtarë, dy të tjerë procedohen penalisht

“Ajo jetonte në një nga shtëpitë që i përkiste qeverisë gjermane në Berlin në Warschauer Platz 6, 10245. Nuk kishte një leje qëndrimi gjermane, por kishte një leje qëndrimi greke. Ajo ishte në konflikt me prindërit e saj dhe donte të shkonte në Liban vetëm për të parë fëmijët e saj. Ajo po planifikonte të udhëtonte në Liban në fund të këtij muaji, por papritur, nëna e saj e bindi të udhëtonte me të atin në Shqipëri dhe prej andej në Liban. Kjo për shkak se ajo nuk mund të udhëtonte drejtpërdrejt nga Gjermania me pasaportën e saj greke, pasi nuk kishte një leje qëndrimi të vlefshme greke, gjë që mund t’i kishte sjellë edhe konfiskimin e pasaportës”, thanë ata.

Ata deklarojnë se e ëma e viktimës, fillimisht u ka thënë se e bija i kishte humbur jetën në një aksident automobilistik, por se një gjë e tillë nuk është besuar prej tyre për shkak të dijenisë që kishin mbi konfliktet familjare.

“Ajo u largua nga Berlini më 19 shkurt 2025 dhe deri më 21 shkurt 2025, ne humbëm çdo kontakt me të. E kërkuam dhe kontaktuam me të gjithë të njohurit, por nuk gjetëm asnjë informacion derisa nëna e saj njoftoi vdekjen e saj më 28 mars 2025, duke pretenduar se kishte vdekur në një aksident automobilistik në Gjermani. Megjithatë, ne nuk e besuam këtë, pasi nuk gjetëm prova se ajo ishte ende në vend. Pasi kërkova në internet, gjeta një raport policie nga autoritetet tuaja që konfirmonte se ajo ishte vrarë”, shprehen miqtë e palestinezes.

Etiketa: babaiFadi AlwanpalestinezëRayyan AlwanTiranevrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Radhën e ka kali

17:43 : 08/08/2025
AKTUALITET

Plas keq sherri në një familje në Tiranë, arrestohen dy anëtarë, dy të tjerë procedohen penalisht

16:06 : 08/08/2025
AKTUALITET

Dhunoi gruan dhe vajzën, arrestohet 56-vjeçari në Tiranë

13:32 : 08/08/2025
AKTUALITET

“4 A-M” dhe bashkimi “Inc spa-Elmazaj” fitojnë dy tenderat 60 mln euro të Bypass-it të Tiranës

21:13 : 07/08/2025
BOTA

Një milionë thirrje në orë, si e monitoron Izraeli çdo pëshpëritje të palestinezëve

18:57 : 06/08/2025
AKTUALITET

Vrasja e Gentian Bejtjas/ Zbardhet dosja: Një gjurmë gishti “tradhtoi” Flodian Plakun

16:19 : 06/08/2025
Para

Tërmeti shkatërrimtar, ishin të bllokuar nën rrënoja, shpëtohen katër persona në Birmani

TË GJITHA

EMRAT/ Sherr me thika në Fier, dy të plagosur

23:15 : 08/08/2025

Horoskopi, 9 gusht 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:12 : 08/08/2025

E rëndë në Berat/ Vritet me armë gjahu një 57-vjeçar gjatë ruajtjes së arës, shoqërohet autori (EMRAT)

23:03 : 08/08/2025

Trump: Marrëveshja për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë do të përfshijë “shkëmbim territoresh”

22:52 : 08/08/2025

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025

I hoqën shiritin e kapitenit, Ter Stegen: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe profesional

22:34 : 08/08/2025

Ari në SHBA “fluturon” në bursë pas tarifave të Trump-it

22:24 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com