• Kontakt
Wednesday, August 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pierre Mirel: BE-ja duhet ta “blejë” paqen në Ballkanin Perëndimor

19:12 : 29/03/2025
në AKTUALITET, RAJONI

Ditmir Bushati në Podcastin e tij Public Square diskutoi me Pierre Mirel, ish-Drejtor i Zgjerimit në Komisionin Europian.  Gjatë kësaj bisede, Bushati dhe Mirel diskutuan mbi disa cështje të rëndësishme duke nisur nga Europa dhe çfarë po ndodh me të tani që boshti franko-gjerman nuk është më aq i fortë?

Çfarë po ndodh me Europën tani që në krye të SHBA-ve është rikthyer Donald Trump? A do të ekspozojë më tej dallimet gjeopolitike, apo do ta detyrojë disi Europën që të linjëzohet më tej, në mënyrë që të përfundojë dhe të konsolidojë projektin europian?

“Veçanërisht, po t’i referohemi publikimit të raporteve të Draghi-t dhe Letta-s, BE-ja ka ngecur midis Kinës, dhe kjo është e qartë, por edhe SHBA-ve. Dhe posaçërisht ky është shqetësimi im, nëse Trump e kërcënon BE-në për çështje të ndryshme, mund të përfshihemi shumë lehtë në një luftë tregtare. Pra, është një periudhë shumë, shumë e vështirë dhe delikate. Duke vëzhguar ndasitë që tashmë ekzistojnë në Europë midis shteteve anëtare, nuk jam i sigurt, në fakt jam i sigurt për të kundërtën; se shtetet anëtare mund të distancohen edhe më shumë prej njëri-tjetrit. Shumë gjëra varen nga rezultati i bisedimeve për paqe midis Ukrainës dhe Rusisë”, shprehet Mirel.

Pjesë nga intervista

Lexo edhe:

Mbyllja e News24/ Delagacioni i BE: Të mos cënohet liria e gazetarëve

REL: BE-ja në kërkim të rolit të saj para samitit Trump-Putin në Alaskë

Ditmir Bushati: Pierre, kur flasim për Ballkanin Perëndimor, ju e dini mjaft mirë prej eksperiencës suaj në Komisionin Europian si drejtor për Zgjerimin, se SHBA-të tradicionalisht janë konsideruar si shtrëngues të perimetrit të sigurisë, ndërsa BE-ja, dhe veçanërisht Komisioni Europian, kanë punuar me shtetet kandidate dhe shtetet që aspirojnë të bëhen anëtare të BE-së për sa i përket shtetit të së drejtës, apo sundimit të së drejtës në ekonomi. Si i shihni ju këta dy elementë kritikë në rrethanat e tanishme?

Pierre Mirel: Po më kërkon të bëj të pamundurën të mundur?

Ditmir Bushati: Po.

Pierre Mirel: Mendoj se kjo është pyetja më kryesore për Komisionin dhe për BE-në. Përse? Sepse unë nuk mendoj se shtetet anëtare do të pranonin anëtarësime të reja vetëm për arsye gjeopolitike, që do të thotë duke injoruar përmbushjen e reformave të shtetit të së drejtës dhe qeverisjen e mirë. Unë nuk mendoj se do t’i pranojnë, sepse me eksperiencën e Bullgarisë, Rumanisë njëzet vite më parë, dhe ato nuk dëshirojnë që të kenë një Hungari tjetër jo liberale, një Orbán tjetër. Sigurisht, jo të gjitha shtete anëtare, por një numër i mirë prej tyre. Unë mendoj se ato do të vazhdojnë të nxisin, dhe ta venë theksin mbi reformat, apo të ashtuquajturat “çështje themelore”, siç i referohen gjatë procesit.

Ditmir Bushati: Ka dy pika kritike në rajonin tonë: konflikti i papërfunduar Kosovë-Serbi, dhe funksionaliteti i Bosnje-Hercegovinës. A shihni hapësirë për ndonjë manovër nga BE-ja për të lehtësuar përfundimin e këtyre dy situatave kritike, por edhe për të lehtësuar rrugën drejt anëtarësimit të këtyre vendeve, apo do të vazhdojmë të jemi dëshmitarë të një status quo-je?

Pierre Mirel: Nuk mund të ndodhë kështu. Kjo mund të jetë në interesin e Serbisë, por jo të Kosovës. Nuk mendoj se status quo-ja mund të vazhdojë. Është e pamundur. Është shumë e vështirë t’i përgjigjem pyetjes suaj. Kjo ndodh sepse që prej marrëveshjes së vitit 2013, dymbëdhjetë vite më parë, ku bëhen të qarta parimet kyçe që duhet të ndjekin si Serbia edhe Kosova, plus zhvillimet pas Marrëveshjes së Ohrit, asgjë nuk ka ndodhur. Pothuajse asgjë. Nuk është një përgjigje e thjeshtë. Por edhe unë gjithashtu, thjesht për aspektet themelore, do të sugjeroja, do të jem paksa i patakt teksa e them këtë, se BE-ja duhet ta “blejë” paqen. Ajo që dua të them është se BE-ja duhet të ofrojë shpërblime financiare të rëndësishme për marrëveshjet e lidhura në mënyrë që ato të zbatohen. Të dyja vendet kanë nevojë për këtë gjë. Ato kanë nevojë për para për transportin, energjinë, për gjithçka.

Juve ju kujtohet më siguri kur në vitin 1998, Komisioni lëshoi një dokument për të shpjeguar opinionet për kandidatët, dhe ndikimin e mundshëm të zgjerimit, kjo u quajt “Agjenda 2000”. Tani, së bashku me disa kolegë, unë i kam kërkuar Komisionit të lëshojë “Agjenda 2030”, ku do t’i shpjegohen opinionit publik në vendet tona që nuk janë shumë mbështetëse ndaj anëtarësimeve të reja, përfitimet, avantazhet, arsyen se përse duhet bërë kjo gjë dhe duhet vijuar më tej, vështirësitë, pengesat, pse jo. Ashtu si në “Agjenda 2000”, një prej zgjidhjeve duhet të jetë një zarf i posaçëm financiar për zhvillimin nën perspektivën e ardhshme financiare. Për t’i bërë bashkë shtetet, Ballkanin Perëndimor dhe BE-në, për t’u përballur me situatën e dobët ekonomike. Por jo vetëm ekonomike, por edhe politike.

Etiketa: ballkani perendimorBEPierre Mirel

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbyllja e News24/ Delagacioni i BE: Të mos cënohet liria e gazetarëve

12:29 : 13/08/2025
BOTA

REL: BE-ja në kërkim të rolit të saj para samitit Trump-Putin në Alaskë

10:59 : 13/08/2025
AKTUALITET

Prej 2 vitesh të bllokuara për shkak të korrupsionit, ngecin hetimet për fondet IPARD

17:51 : 12/08/2025
AKTUALITET

Qeveria Rama e çon vendin drejt skamjes! Mbështetja financiare për familjet dhe fëmijët mbetet shumë e ulët

09:25 : 12/08/2025
BOTA

BE: Ukraina duhet të jetë në gjendje të zgjedhë fatin e saj

08:32 : 12/08/2025
BOTA

Pesë çështje para BE-së këtë vjeshtë

12:19 : 11/08/2025
Para

Deklaratat e JD Vance, Danimarka: Nuk u flitet me këtë ton aleatëve të ngushtë

TË GJITHA

Lecce i beson Medon Berishës, mesfushori i kombëtares merr numrin 10

17:46 : 13/08/2025

Përkeqësohet situata në Delvinë: Flakët arrijnë malin e Sopotit, rrezikohet Gjirokastra dhe Lazarati

17:31 : 13/08/2025

Zjarret, ish-ministri: Qeveria të shpallë gjendjen e katastrofës natyrore

17:29 : 13/08/2025

Dëmtimi më serioz se sa pritej, titullari i Tiranës shfaqet me paterica në stërvitje

17:28 : 13/08/2025

Itali/ Mbytet varka me emigrantë pranë Lampedusës, të paktën 20 të vdekur

17:19 : 13/08/2025

Hojlund kërkon largimin nga Man.United, Milani bën ofertën e parë për sulmuesin

17:17 : 13/08/2025

Rekord historik në Tiranë: Termometri shënon ditën më të nxehtë

17:12 : 13/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com