• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kalaja e Petrelës me hotele dhe restorante, Rama do t’i japë privatit 210 mijë m2

18:10 : 24/03/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Në një sipërfaqe të stërmadhe prej 210 mijë metra katrorësh në zonën e Petrelës në Tiranë, brenda së cilës ndodhet edhe Kalaja, e cila është monument kulture, pritet të ngrihet i ashtuquajturi Parku i Besimit. Një nismë e qeverisë për harmoninë dhe tolerancën fetare, ku do të ndërtohen “kopje” të disa monumenteve kulturore në të gjithë botën, atë islame, të krishterë, budist apo edhe të besimeve të tjera.

Por, nga dokumentet që ka hulumtuar VoxNews rezulton se, brenda Parkut të Besimit, do të ndërtohen hotele dhe restorante të shumta, duke e tjetërsuar të gjithë atë sipërfaqe, pjesa më e madhe shtetërore. Pritet që, në gjithë territorin përreth të Kalasë së Petrelës të ngrihen hotele dhe restorante, teksa nisur edhe nga investimet e qeverisë, vëmendja e oligarkëve pritet të jetë e madhe.

Faksimile: Dokumenti i Korporatës së Investimeve Shqiptare, e cila përcakton se Parku i Besimit do të ngrihet në territorin e Kalasë së Petrelës

Dokumenti i mësipërm është publikuar nga Korporata e Investimeve Shqiptare. Aty është një hartë, e të gjithë zonës së Petrelës, përkatësisht se zonës përreth kalasë ku do të ngrihet edhe Parku i Besimit.

“Siti i propozuar i konkursit ndodhet në zonën e Petrelës, në një sipërfaqe prej afërsisht 210,000 m2. Pozicionimi buzë luginës të Erzenit dhe kontrasti i kodrave dhe luginave ka nxitur zhvillimin e strukturave turistike (hoteleri, bujtina dhe bar restorante) dhe aktiviteteve sportive-turistike (Zip Line Albania). Në zonë dhe në afërsi të saj, ndodhen një sërë atraksionesh historike si Kalaja e Petrelës, vendbanimi antik i Persqopit dhe Muzeu i Historisë të Forcave të Armatosura” thuhet në këto dokumente.

Sipas tij, zona ndodhet në një distancë 15 km në jug të Tiranës, buzë rrugës nacionale Tiranë-Elbasan, me lidhje të shpejta me aeroportin, Korridorin Blu dhe Portin e Durrësit. Më pas jepen të dhëna se sipërfaqja është plot 210 mijë m2 dhe sipërfaqja e pronës publike është plot 165.475 m2.

Lexo edhe:

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

Faksimile: Dokumenti i Korporatës që shkruan se në atë zonë do të bëhen hotele dhe restorante

Natyrisht, çdo projekt i hapur nga kjo Korporatë është një tjetërsim i pronës shtetërore. Janë dhënë prona të kushtueshme, në Tiranë apo në bregdet, teksa tashmë radha i erdhi edhe Kalasë së Petrelës.

Por, çfarë do të ndërtohet në atë zonë?!

Sipas dokumenteve, me “kamuflimin” e besimit në gjithë atë zonë do të bëhen hotele dhe restorante. “Strehat Mikpritëse – Akomodimet do të konfigurohen në struktura të ulëta që do të shërbejnë si “streha” për të përmirësuar mirëqenien mendore dhe fizike, të pajisura me elemente që promovojnë harmoninë mjedisore, mirëqenien e komunitetit dhe qëndrimin shpirtëror” thuhet në dokumente.

Sipas tyre, janë projektuar deri në 75 njësi për të akomoduar profile të ndryshme vizitorësh, duke përfshirë turistët e mirëqenies, pelegrinët shpirtërorë dhe vizitorët VIP.

Ndërkohë, do të ketë edhe akomodim me impakt të ulët. “Struktura të Qëndrueshme – Këto njësi janë një pjesë thelbësore e përvojës së mirëqenies, të projektuara për të mbështetur infrastrukturën e gjelbër të parkut dhe për të ruajtur praktikat e qëndrueshme. Projektimi i 25 njësive shtesë me konfigurime të ndryshme për të akomoduar individë dhe grupe që kërkojnë retreat-e holistike për mirëqenie” shkruhet në këto dokumente.

Me pak fjalë, në gjithë zonën do të ndërtohen 100 hotele! Por, Korporata ka parashikuar të ndërtojë edhe restorante.

“Shërbime që ofrojnë një larmi ushqimesh dhe pijesh të ndryshme, duke respektuar preferencat fetare dhe dietike të vizitorëve. Kapaciteti për të akomoduar lehtësisht fluksin tipik të vizitorëve në hapësirat kulturore të parkut si dhe të ftuarve në strukturat e mikpritjes” thotë Korporata.

Në foto: Qeveria do të kopjojë disa monumente kulture, nga “Parku Kur’anor” në Dubai, te kopshtet në Rusi, Izrael apo Irlandë:

Hotelet dhe restorantet që përmendën më sipër do të kamuflohen me disa projekte që do të ndërtohen në zonë. Qeveria ka shfrytëzuar harmoninë dhe bashkëjetesën për këtë projekt, teksa thotë se do të bëjë një mini park “Kur’anor” si ai në Dubai, apo “Shtëpia e Familjes Abrahamike (Abu Dhabi)”. Do të ndërtojë edhe “Kopshtet e Botës (Garten der Welt)” si në Berlin, kopshtet “Bahá’ (Haifa, Izrael) si dhe “Kopshtin e Paqes” në Dublin, Irlandë.

Qeveria synon të bëjë edhe një mini tempulli i të gjitha feve si në Kazan, Rusi, apo edhe memorialin e dëshmorëve në Algjer, Algjeri. Lista vijon me kopshtin “Tohono Chul” Tucson, SHBA, me kopshti japonez “Setagayapark” apo me kopshtet e Xhamisë së Madhe “Sheikh Zayed” në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe.

/ Vox News

Etiketa: hotelekalajaParku i Besimitpetreleprivatiqeveriarestorante

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

16:57 : 04/06/2026
AKTUALITET

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

15:21 : 04/06/2026
AKTUALITET

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026
AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
Para

Krimi në Vushtri/ Pronari i vrau gruan, bashkëshorti i viktimës i tronditur vë duart kokës

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetcasibomjojobetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom