• Kontakt
Monday, July 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Doshi i “rrëmben” komisionerin zgjedhor Ramës

12:25 : 23/03/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të votojë formulën e ndarjes së komisionerëve të grupeve të numërimit të votave, një formulë që, sipas propozimit të publikuar për konsultim publik, i jep Partisë Demokratike në opozitë dhe aleancës së saj për “Shqipërinë Madhështore” dy numërues nga katër ndërsa dy të tjerët mbeten për t’u caktuar, një nga Partia Socialiste e Edi Ramës dhe një nga Partia Socialdemokrate e politikanit të sanksionuar nga Administrata Biden, Tom Doshi.

Projektvendimi thotë që, në kushtet kur, sipas kodit zgjedhor që u dakordësua në këtë çëshme me marrëveshje mes PD dhe PS në vitit 2003, grupet e numërimit duhet të jenë të balancuara, të përbëhen nga katër anëtarë, dy nga maxhoranca dhe dy nga opozita. Në rast se ka më shumë se një parti në qeverisje, komisionerët ndahen nga një për dy partitë më të mëdha dhe po kështu ndodh me opozitën.

Një klauzolë pak e njohur e kodit zgjedhor thotë gjithashtu që partitë që hyjnë në koalicion parazgjedhor, ia kalojnë të drejtën e emërimit partisë kryesuese. Në opozitë, Partia Demokratike është duke garuar në zgjedhje në një koalicion të titulliar “Shqipëria Madhështore”, gjë që, sipas konkluzionit të ekspertëve të KQZ-së, do të thotë që Partia Demokratike do të përcaktojë dy numëruesit nga opozita.

Nga ana e maxhorancës situata ishte më e komplikuar për shkak se, Partia Socialiste zyrtarisht qeveris e vetme. Por tre deputetë të Partisë Socialdemokrate të kryesuar nga Tom Doshi, kanë votuar në vijimësi në favor të projektligjeve të propozuara nga qeveria apo Partia Socialiste ndërsa vetë Tom Doshi ka deklaruar mbështetjen e tij për qeverinë e Edi Ramës menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2021. Rrjedhimisht kjo parti u klasifikua nga KQZ si parti në qeveri dhe për këtë arsye, projektvendimi për caktimin e partive që propozojnë anëtarët e grupeve të numërimit, konkludon se, sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor, socialdemokratëve u takon të emërojnë komisionerin e dytë nga katër të tillë në këto grupe numërimi.

Në politikën shqiptare, grupet e numërimit janë konsideruar me rëndësi kyçe për integritetin zgjedhor sipas supozimit se në të shkuarën, numëruesit, qoftë të blerë nga njëra palë, qoftë të emëruar në mënyrë të njëanshme, mund të kenë efekt në numërimin e drejtë të votave dhe rrjedhimisht, në përcaktimin e fituesit.

Lexo edhe:

Rama: Do të rishikohet ligji për arsimin e lartë

Rama komenton ‘Bankersin’: Prokuroria t’i nxjerrë ujin e zi! Na detyrohen 240 mln euro

Në vitin 2003, një marrëveshje mes maxhorancës socialiste dhe opozitës demokrate solli sistemin aktual në të cilin, asnjëra palë nuk ka shumicën në grupet e numërimit ndërsa secila palë përcakton nga dy komisionerë, gjë që solli lindjen e fenomenit të “kutisë së fundit”, pra praktikës së komisionerëve të njërës palë që sabotonte apo pengonte procesin e numërimit apo të komisionerëve që grindeshin deri në sherre fizike në rastet e gjykimit nëse një votë i takonte njërës palë apo ishte e pavlefshme.

Partia Socialdemokrate fitoi një mandat deputeti në Shkodër në vitin 2007 ndërsa fitoi dy mandate në Shkodër dhe një në Tiranë në vitin 2021. Në zgjedhjet e vitit 2023, kjo parti siguroi 88 mijë vota dhe 115 këshilltarë në të gjithë vendin por pozicionimi i saj në disa qarqe të mëdha sugjeron që, nëse zgjedhjet vendore do të ishin zgjedhje parlamentare, atëherë kjo parti do të kishte arritur të zgjidhte tetë apo nëntë parlamentarë, duke u bërë një parti me rëndësi kyçe në shumicën qeverisëse të ardhshme./ BIRN

Etiketa: Edi RamaKomisioni Qendror i ZgjedhjevepsPSDTom Doshi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama: Do të rishikohet ligji për arsimin e lartë

10:48 : 21/07/2025
AKTUALITET

Rama komenton ‘Bankersin’: Prokuroria t’i nxjerrë ujin e zi! Na detyrohen 240 mln euro

09:19 : 21/07/2025
AKTUALITET

Rama: Pasi fituam bindshëm zgjedhjet, u kujtuam për lirimin e hapësirave publike

09:06 : 21/07/2025
AKTUALITET

13 vite në pushtet, por ende s’ka ujë, Rama u shmanget pyetjeve duke i quajtur “pallavra”

09:05 : 21/07/2025
AKTUALITET

Veliaj në qeli, Rama: E zëvendësuam me deputetët

08:57 : 21/07/2025
AKTUALITET

Rama: Sekuestrohen 32 ton produkte bulmeti, qumësht dhe mish

20:21 : 19/07/2025
Para

Real Madrid pranë marrëveshjes me titullarin e Liverpool-it

TË GJITHA

Nis seanca për “Dosjen Partizani”, Berisha nuk paraqitet: Do përfaqësohem nga avokatët

11:12 : 21/07/2025

Media spanjolle: Nafta po helmon Shqipërinë, mijëra puse të braktisura

11:10 : 21/07/2025

Gratë në Shqipëri kanë telefona më të shtrenjtë se burrat, por më pak aparate në total

11:06 : 21/07/2025

“Nuk i ranë mirë/ Berisha akuza Manjës: Uluziu bën provat e kostumeve që i dhuroi Altin Hajri

11:01 : 21/07/2025

“Altin Dumani, përfaqësues i Troplinëve”/ Berisha shpërthen ndaj Irena Gjokës: Mashtruese ordinere

10:48 : 21/07/2025

Rama: Do të rishikohet ligji për arsimin e lartë

10:48 : 21/07/2025

Zhegu veror dhe tajfuni politik

10:39 : 21/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com