• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Uji i pijshëm dhe legalizimet, premtime të çdo fushate

16:46 : 19/03/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

Në vitin 2013, teksa Partia Socialiste synonte të vinte në pushtet, kryetari i saj Edi Rama premtoi se do të merrej personalisht me dy çështje kryesore: furnizimin me ujë të pijshëm në çdo shtëpi dhe legalizimet falas për ndërtimet pa leje.

“Nuk do t’ia vë përgjegjësinë absolutisht askujt. Legalizime falas për ndërtimet në zonat informale. Ujë në çdo parcelë toke buke dhe ujë të pijshëm në çdo shtëpi,” deklaroi Rama asokohe.

Por edhe pas tre mandatesh në pushtet, këto premtime nuk janë realizuar dhe rikthehen në vëmendje sa herë ka zgjedhje.

I kujt është “turpi”?

Ndërsa vendi ndodhet në prag-fushate elektorale për zgjedhjet e 11 majit, debati për furnizimin me ujë është kthyer sërish në qendër të vëmendjes. Kryeministri Rama mbrojti bilancin e qeverisë së tij më 27 shkurt, në një video në Facebook:

Lexo edhe:

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

“Shqipëria kishte ujë 24 orë vetëm në katër zona në 2013. Sot ka 43 zona urbane dhe 98 zona rurale me ujë 24 orë. Sigurisht, ka ende shumë për të bërë.”

Një deklaratë e ngjashme u dha edhe më 23 shkurt, çka dëshmon se furnizimi me ujë mbetet një shqetësim i vazhdueshëm për qytetarët.

Megjithatë, premtimi për ujë 24 orë daton që nga fushata e vitit 2013, kur Rama kritikoi premtimet e përsëritura të kundërshtarëve të tij për këtë çështje.

“Më vjen turp me një histori 20-vjeçare ku sa herë ka fushatë premtohet ujë 24 orë. Pas 20 vjetësh prapë ujë nuk ka. Po të isha tetë vjet në pushtet në vendin e tij [Berishës] dhe të mos e kisha zgjidhur këtë problem, do të kisha ikur,” deklaroi ai atëherë Rama në opozitë.

Megjithatë, sot, pas 12 vitesh në pushtet dhe ndërsa kërkon një mandat të katërt, furnizimi i pandërprerë me ujë mbetet ende premtim elektoral.

Në vitin 2021, Rama e përsëriti premtimin, duke deklaruar se “më në fund” Shqipëria do të kishte furnizim të rregullt me ujë të pijshëm, falë mbështetjes financiare nga qeveritë gjermane, franceze dhe zvicerane.

Në të njëjtin vit, ai u shpreh se vendi kishte kaluar nga 12 orë ujë në ditë në 18 orë dhe se brenda mandatit të tretë do të arrihej objektivi i furnizimit të rregullt.

Por sipas raportit vjetor të vitit 2023 të Entit Rregullator të Ujit, shërbimi i furnizimit me ujë mbulonte vetëm 75.3% të popullsisë.

Legalizimet: Një premtim i mbartur ndër vite

Një tjetër premtim i përsëritur është ai për legalizimet. Gjatë një tjetër bisede me qytetarët në Facebook, Rama iu përgjigj njërit prej tyre se:

“Kur morëm detyrën, ishin bërë vetëm 20 mijë legalizime në total. Sot kemi çerek milioni të realizuara, mbi 240 mijë. Ka akoma, patjetër, por ama 240 e kusur mijë prona janë të legalizuara dhe 240 e kusur mijë pronarë, pjesa dërrmuese familje, kanë pronën e tyre, dakord?”

Procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje nisi zyrtarisht në vitin 2006 nga qeveria e Partisë Demokratike. Zvarritjet e kthyen në një nga kauzat kryesore elektorale të Partisë Socialiste, e cila fitoi zgjedhjet e vitit 2013 duke u zotuar ta përmbyllte procesin pa kosto të larta për qytetarët.

Por, procesi vijon të mos jetë mbyllur edhe pas dy dekadash. Shumë familje vijojnë t’i kenë pa zgjidhur çështjet e pronësisë.

Sipas një pyetësori të realizuar nga Citizens.al, qytetarët shprehën pakënaqësi për mungesën e transparencës në këtë proces. 61.2% e të anketuarve deklaruan se kishin hasur pengesa me dokumentacionin, kryesisht për shkak të mungesës së informacionit apo refuzimeve nga institucionet.

Ekspertët e pushtetit vendor e konsiderojnë zvarritjen e procesit si mungesë vullneti nga institucionet.

“Elementët korruptivë, ndërlikimet me ndërtimet, titujt e pronësisë, planet urbanistike dhe ndryshimet ligjore kanë krijuar vështirësi në proces,” u shpreh Agron Haxhimali, kreu i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë.

Në korrik 2024, Rama u kërkoi kryetarëve të bashkive të përshpejtonin legalizimet. Ai e pranoi se procesi ka pasur progres, por “të pakënaqshëm” për sa i përket regjistrimit të pronave.

Sipas urbanistes Doriana Musai, vonesat dhe ndryshimet e shpeshta ligjore kanë shkaktuar pasoja sociale.

“Pronat jashtë tregut konsiderohen kapital i vdekur. Për shumë familje, ato janë investimi i jetës, por mbeten të palegalizuara, duke penguar ekonominë familjare,” tha Musai për Citizens.

Që nga viti 2023, procesi i legalizimeve kryhet vetëm online. Qeveria e argumenton këtë me synimin për të shmangur korrupsionin dhe burokracinë, por shumë qytetarë kanë hasur vështirësi për të kryer aplikimet.

Të dhënat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës tregojnë se deri në fund të vitit 2024 janë dhënë 264,637 leje legalizimi, me numrin më të lartë në Tiranë (25,889) ku vitet me më shumë legalizime kanë qenë kryesisht ato zgjedhore./ Erisa Kryeziu / citizens.al /

Etiketa: BerishaEdi Ramafushatelegalizimetpremtimeqeveriauji i pijshem

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vogëlushja mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel

20:04 : 03/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg, opozitë e shitur

19:39 : 03/06/2026
Para

SHBA, publikohen dokumente sekrete mbi vrasjen e ish-presidentit John F. Kennedy

TË GJITHA

6 interpelanca me Ramën dhe ministrat, ç’pritet të ndodhë sot në Kuvend, zbardhet rendi i ditës

10:00 : 04/06/2026

PAMJET nga krimi në Maliq, momenti kur efektivi i plagosur transportohet te Trauma

09:53 : 04/06/2026

Kush e vrau efektivin e ‘Shqiponjave’ në Maliq/ Del FOTO e autorit, person me rrezikshmëri të lartë

09:36 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

09:32 : 04/06/2026

Vritet efektivi i “Shqiponjave” në Maliq, plagoset një tjetër. Autori një ish-ushtarak i shpallur në kërkim

09:15 : 04/06/2026
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom