• Kontakt
Tuesday, November 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ofron para në këmbim të lirisë, shtyhet për nesër seanca në Apel për Erion Veliajn

17:34 : 11/03/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE
Në foto: Momenti i arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj

Në foto: Momenti i arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj

Gjykata e Apelit ka shtyrë dhënien e vendimit për Erion Veliajn dhe biznesmenët Elman Abule, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi, të cilët kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë.

Vendimi do të jepet ditën e nesërme, (e mërkurë, 12 Mars) në orën 12:30. Shtyrja e seancës është bërë për shkak se avokatët kanë kërkuar kohë që të njihen me provat e reja, të paraqitura në seancën e sotme nga prokurorët e çështjes, Ols Dado dhe Altin Dumani.

Ndërkohë, mësohet se Erion Veliaj ende nuk ka parashtruar argumentet e tij para togave të zeza.

Gjatë seancës së sotme, Erion Veliaj dhe biznesmeni Elman Abule, të cilët ndodhen nën masën e sigurisë “Arrest me burg”, kanë ofruar para dhe bllokim të pasaportave në këmbim të lirisë.

Dy avokatët e Erion Veliaj, Ermir Beta dhe Artur Selmani, kanë bërë parashtrimet dhe kanë deklaruar se masa e sigurisë “arrest në burg” për Veliajn duhet të shfuqizohet, dhe se kryebashkiakut të Tiranës t’i jepet mundësia të dalë nga paraburgimi për të ushtruar detyrën. Sipas tyre, Veliaj nuk ka asnjë rrezik të prishë provat apo t’i dëmtojë ato si dhe as të intimidojë dëshmitarët.

Lexo edhe:

Teliti – Veliajt: Nxirr këto 7 urdhra që e ndriçojnë vërtet Tiranën

Veliaj jep urdhrin e parë nga qelia pasi Gjykata Kushtetuese e la në detyrë

Sa i përketë biznesmenëve që janë me masën detyrim paraqitje, i pranishën në seancën e sotme ka qenë vetëm Shkëlqim Fusha, ndërsa Gentian Sula dhe Meriman Palushi kishin dërguar avokatët. Mbrojtësit kërkuan heqjen e masave “detyrim paraqitjeje” ndaj biznesmenëve në fjalë.

Seanca e sotme nisi në orën 10:00 dhe zgjati për rreth 7 orë, e drejtuar nga gjyqtari Engert Pëllumbi, i cili pritet të japë vendimin.

Kujtojmë se në seancën e sotme, shkoi për të marrë pjesë si vëzhgues edhe avokati amerikan Joshua Roberts, përfaqësues i studios ligjore amerikane “Kasowitz Benson Torres LLP”, e cila po këshillon kryebashkiakun Erion Veliaj, por nuk u lejua të futet.

Pas një hetimi 1 vjeçar të SPAK, mbi Erion Veliajn janë ngritur akuzat për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminal”.

Nën hetim është dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, ndaj së cilës, GJKKO ka caktuar masat e sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”. Fillimisht ndaj saj, ishte caktuar masa “Arrest në shtëpi”. Po ashtu, me msaë sigurie “detyrim paraqitje” janë dhe biznesmenët Fatmir Bektashi dhe Sokol Kryeziu.

Biznesmeni shqiptaro-belg Elman Abule është i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim. Ndërkohë, 5 biznesmenët e tjerë Gentian Sula, Shkëlqim Fusha, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi dhe Sokol Kryeziu akuzohen për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.

Nga hetimi i SPAK ka rezultuar se Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa kanë krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash dhe kompanish të kontrolluara prej tyre apo të afërmve të tyre dhe kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në nëntë raste. Veliaj akuzohet se ka përfituar tre vila në një fshat turistik në Qerret ndërsa Xoxa akuzohet se ka shpenzuar rreth 800 mijë euro në blerje online, të cilat nuk i ka deklaruar në deklaratat vjetore.

Biznesmenët Elman Abule, Gentian Sula, Shkëlqim Fusha, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi dhe Sokol Kryeziu në këmbim të tenderave nga Bashkia e Tiranës dhe lejeve të ndërtimit, i ofronin Erion Veliajt, shuma monetare nëpërmjet blerjeve fiktive, biletave avioni, sponsorizimeve, OJF-ve të Ajola Xoxës, si dhe pasurive të paluajtshme, si disa vila në Qerret.

Erion Veliaj pretendon se burgosja e tij është e paligjshme, teksa që prej 10 Shkurtit, ka sulmuar vazhdimisht magjistratët e çështjes së tij, prokurorin Ols Dado dhe gjyqtarin Erion Bani. Po ashtu, edhe Edi Rama ka sulmuar drejtësinë, duke mbajtur një qëndrim ndryshe nga ai që ka mbajtur me socialistët e tjerë që kanë patur probleme me drejtlsinë.

Etiketa: apelErion Veliajseancashtyhet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Teliti – Veliajt: Nxirr këto 7 urdhra që e ndriçojnë vërtet Tiranën

11:05 : 11/11/2025
AKTUALITET

Veliaj jep urdhrin e parë nga qelia pasi Gjykata Kushtetuese e la në detyrë

09:21 : 11/11/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Vendimi i GJK për Veliajn, i dirigjuar nga Rama pas situatës që i ndodhi me Ballukun

12:52 : 09/11/2025
AKTUALITET

“Kryetari duhet në detyrë?”/ Rasti “Beleri” u pret shpresat idhtarëve të Erion Veliaj

10:42 : 09/11/2025
AKTUALITET

“Veliaj do kthehet në zyrë”, Këshilltari i PS: Do i shpjegojmë pse e “tradhtuam”!

21:30 : 08/11/2025
AKTUALITET

“Veliaj ka Malin e Dajtit në kurriz”, Gjokutaj: Kushtetuesja nuk e kthen dot në zyrë

20:37 : 08/11/2025
Para

Vendoset çerekfinalisti i parë në Champions, Barcelona dhe Benfika publikojnë formacionet zyrtare

TË GJITHA

Progresi dhe sfidat e Shqipërisë një dekadë pas Marrëveshjes së Parisit

12:11 : 11/11/2025

A është hakeruar sistemi i SPAK? Flet prokurori Mara

12:04 : 11/11/2025

Shkrumbohen nga flakët dy banesa në Shkodër, familjet në qiell të hapur

11:59 : 11/11/2025

Skemë mashtruese për përfitimin e rimbursimit të TVSH, shpallen fajtorë 6 persona (EMRAT)

11:51 : 11/11/2025

Projektbuxheti 2026/ KLGJ: 2 miliardë lekë më pak nga ai që kemi kërkuar

11:48 : 11/11/2025

Ministrja Albana Koçiu flet “përçart”: Shqipëria është një vend i sigurt, kanë rënë vrasjet

11:42 : 11/11/2025

Shqiptari u gjet i djegur në një makinë në Greqi, policia po heton disa pista/ Detaje

11:37 : 11/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com