• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Një hap para, dy hapa pas

15:36 : 11/03/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj

Kohë të rralla për kuvendimin politik këto në mëhallën shqiptare. Teksa shokët e vjetër po i kosit sa tehu i drejtësisë me gjithë mbrojtjen e pajustifikuar politike dhe njëanshmërinë në procedimin e çështjeve, një pjesë i sposton dara e pashmangshme e shokut në krye i cili po përgatit gjeneratën e mandatit të pestë të vërtetë, atij të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Po, po, e lexuat mirë se e vetmja ofertë politike e kësaj qeverie është ajo e premtimit të integrimit në BE në 2030…ishalla! Ndërkohë që asnjë fjalë për be në lidhje me rezultatin e reformave 2013-2025. Asnjë bilanc, asnjë llogaridhënie. Disa pyetje na lindin këtu, që duhet të shqetësojnë çdo shqiptar që nuk udhëhiqet thjesht dhe vetëm nga emocionet politike apo dashuria e pakufishme për Is Qemalin e kohëve tona.

Për shembull, ç’ndodhi me premtimet 24/7 ujë të pijshëm në rubinete, pse jemi ende vendi i fundit në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor për rrogat dhe pensionet ndërsa i pari të paktën në rajon për koston e jetesës e cila shpesh ua kalon dhe vendeve të zhvilluara të Evropës Perëndimore. Pse konvergjenca, apo distanca me mesataren e BE-së është rritur në vend që të ulej? Pse hendeku i pabarazisë socio-ekonomike është rritur nën një qeverisje të majtë që rriti ndjeshëm barrën fiskale mbi shtresën e mesme duke taksuar punën ndërsa uli taksimin mbi korporatat qysh në mandatin e parë. Një qeveri e majtë që preferoi PPP-të (partneritetet pirat plaçkitëse) dhe një sistem patrimonial dhe rentier mbi stimulimin e talenteve dhe trurit, për ta mbajtur këtë të fundit në vend. Që për rrjedhojë ka prodhuar dhe valën më të fortë emigratore qysh nga fillim vitet 1990të. Pse kemi një model ekonomik të bazuar kryesisht të ndërtimi dhe imobilaret ndërkohë që vendi po zbrazet dhe çmimet janë bërë të papërballueshme? Pse krimi guxon dhe kërcënon organet e drejtësisë, ka kapur segmente të shtetit dhe pushtetit dhe duket i pasfidueshëm? Pse integrimi është kthyer në kryefjale mandatin e katërt me një start vetëm këtë vit dhe çfarë i ka penguar qeveritë e mëparshme Rama të avanconin sadopak në celjen e negociatave përgjatë 11 viteve të mëparshme?

Por këto pyetje, shpesh retorike, nuk kanë rëndësi. I rëndësishëm është procesi i bërjes gjasme sikur do flasim, ndërkohë që opozitën reale e kemi demonizuar, opozitën e re po e klonojmë, pavarësinë e gjyqësorit vënë në pikëpyetje, median nën kontroll, shoqërinë civile gati asfiksuar, akademinë atrofizuar, oligarkët pasuruar, shtetin uzurpuar dhe zgjedhjet asgjësuar. Gozhdët e fundit kofinit të demokracisë u vunë kur edhe administrata zgjedhore u vu nën hyqëm, edhe listat u vendosën dhe vulosën nën patronazhin politik të bandave, edhe patronazhistët me kohë të plotë të paguar me para publike (taksat tona) në postet shtetërore që mbajnë prodhuan një deformim të vullnetit zgjedhor të pangjashëm dhe me standardet e ulëta rajonale. Ndërkohë që shtetii së drejtës duket si ato sloganet e kohës kur diktatorit nuk kishte kush t’i shkruajë, faqe Tomorrit të lavdishëm.

Vazhdojmë të kërcejmë tangon e famshme të të gënjyerit të vetes me një hap para dhe dy hapa pas, ndërkohë që zjarrit të destabilitetit politik i hidhet veç benzinë dhe ekonomia po shkon nëzgrip. Me turizmin si të vetmen kryefjalë, por pa një plan afatgjatë zhvillimi për ta mbështetur me sektorin e nëpërkëmbur agrar, me ndërtimet pa fre në zonat bregdetare, me inkurajimin e oligarkive vendore politike të veshura me petkun e investitorit strategjik dhe me kostot e rritjes frenetike për vendasit, shpejt mund të kolapsojë. Përgjegjshmëria është zero ndërsa kulti i individit perpetuohet si Skënderbe modern nga një tufë bazhibozukësh dhe servilësh pa din dhe imam, nga ata që të vënë shkelmin të parët po panë që nise të rrokullisesh të tatëpjetës së pushtetit. Transparenca ngjan si UFO, llogari-dhënia duket herezi, ndarja dhe balanca e pushteteve si fantazmagorike, ndërsa shteti i së drejtës si rrëshqitje në autokraci.

Lexo edhe:

Morali i munguar i politikës

Pse korrupsioni vijon të mbijetojë në Shqipëri? CSDG: Goditen zyrtarët, por duhet goditur sistemi

Presin qytetarët mendim të lëvrojë nga koka të ftohta shtetarësh, shohin me kujdes thinjat mbi krerët e mendueshëm të baballarëve të kombit të gjejnë një zgjidhje që nuk e fut vendin në spiralen e vet-shkatërrimit, që ngre mekanizma që të luftojnë për sot dhe nesër Kompleksin e Rozafës, por ndërsa ngrohen nën diellin që ka nisur dhe shndrin qysh në mars, shirat e politikës po i lënë të llokoçiten në baltë.

Edhe sa kohë do të duhet të kalojë që të shohim dritë në fund të tunelit? Që ndonjë nga dhjetëra zgjidhjet e parashikuara nga ekspertë dhe studiues të fushës të merren parasysh? Që politika mos të jetë shurdhe dhe e verbër ndaj zërave të arsyeshëm? Që njerëzia të gjejnë paqe, investitori siguri, drejtësia zgjidhje dhe ekonomia begati? Pyetje me bereqet, por përgjigjet si zakonisht mungojnë.

Etiketa: BEhap parahap pasilir kalemajintegrimimazhorancaps

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Pse korrupsioni vijon të mbijetojë në Shqipëri? CSDG: Goditen zyrtarët, por duhet goditur sistemi

13:59 : 03/06/2026
RAJONI

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

13:50 : 03/06/2026
AKTUALITET

Gramoz Ruçi: Mbështesni ambicien e Edi Ramës, do fitojë mandatin e 5-të! E “fik” i biri: Nuk ka shtet

13:30 : 03/06/2026
AKTUALITET

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

12:04 : 03/06/2026
AKTUALITET

Integrimi/ Vokshi akuza qeverisë: Po censurohet opozita dhe publiku

11:51 : 03/06/2026
Para

Rrëzimi i rekursit, avokati i Salianjit: Shkeljet janë të panumërta, betejën e vijojmë në Kushtetuese

TË GJITHA

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom