• Kontakt
Wednesday, June 10, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kacafyten “baballarët” e Reformës në Drejtësi. A po shantazhon Sokol Sadushi, Rakipin e Magjistraturës?

11:47 : 08/03/2025
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Shprehja që vjen nga historia franceze e shekullit XVII se “Revolucioni ha bijtë e vetë” mund t’i shkoj shumë për shtat një situate, e cila po ndodh tashmë mes “baballarëve” të Reformës në Drejtësi. Individë, të cilët u prezantuan si “Ekspertë të Nivelit të Lartë” për forcimin e sistemit të drejtësisë dhe që më pas morën pozicione titullare në “Drejtësinë e Re”, tashmë kanë nisur të kacafyten mes njëri-tjetrit.

Njëri nga këta persona është Arben Rakipi, drejtori i Shkollës së Magjistraturës. Në një intervistë “të çuditshme”, dhënë së fundmi për gazetaren Elona Meço në Televizionin Publik Shqiptar, ai u ankua se po i bëhet “shantazh”, por pa treguar se kush janë autorët e këtij “sulmi” të pretenduar ndaj tij.

Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, duke folur për Televizionin Shqiptar

Ndërkohë, duket disi e paqartë se cili apo cilët janë personat që “po e shantazhojnë”. Megjithatë, ai jep disa elementë që e orientojnë dyshimin se dora që fshihet pas këtij “shantazhi” mund të jetë Sokol Sadushi, një tjetër “Ekspert i Nivelit të Lartë” në Reformën në Drejtësi, paraardhës në detyrë i Arben Rakipit tek Magjistratura dhe aktualisht kryetar i Gjykatës së Lartë.

Në intervistë, Rakipi flet për “njerëz me pushtet, brenda sistemit (të drejtësisë)”, që “kanë fituar tituj akademik me plagjatura” dhe që “po i bëjnë presion, pasi ai ka përjashtuar 5 studentë të Shkollës”, pasi janë kapur me kopje.

Lexo edhe:

“Vendim që kërcënon sigurinë e vendit”/ Berisha: Nesër Sadushi liron nga burgu Veliajn!

Rakipi e quan “profesion” prostitucionin: Të mos dënohet më, po ushtrohet hapur nga influenceret

I pyetur nëse mund të qëndrojë logjika që një institucion i tërë ndihet i “shantazhuar” nga 5 studentë, Rakipi, duke luajtur rolin e misteriozit, thotë se “ka shumë interesa këtu, ka njerëz që i mbështesin. Plagjiatura në këtë sistem, përvetësimi i titujve akademikë dhe kapardisja me to kur nuk i meriton është një ves dhe sjellje shumë e përhapur në sistem. Këtu e shoh dhe arsyen që integriteti i sistemit duhet marrë seriozisht”.

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi

Më pas, Rakipi e konsideron veten si “subjekt i shantazhit”, duke e prezantuar veten me terma superlativa, të cilat mund të përshkruhen si një lloj “masturbimi publik”.

“Jam model për t’u ndjekur për shkak të modelit të lartë që përmban personaliteti im, ndershmërisë në marrjen e vendimeve, aftësive të larta profesionale që kam, dhembshurisë së madhe për viktimat, humanizmin që më shoqëron gjatë gjithë kohës, patriotizmin e madh që më karakterizon, me dashurinë pa fund për këtë vend dhe për sistemin e drejtësisë. Për rrjedhojë, do të ishte e zgjuar, e mençur, dobiprurëse, përfituese për cilindo që më ndjek…”.

Më tej, Rakipi vijon: “…Sidomos për këto elementë që përmenda, ata që janë të mençur, ata që janë shpresë e këtij vendi, ata që duan t’i shërbejnë vendit dhe njerëzve kanë zgjedhur të më ndjekin mua. Me këtë nuk dua ta vë veten në nivelin e profetit apo të predikuesit, por në nivelin e një personaliteti me integritet, dua të vete paraqitem tani pa doreza si i tillë, në mënyrë që të gjithë të këqijtë, dashakeqësit, të mos lodhen kot për të më ndryshuar, apo për të më shantazhuar, apo për të më larguar nga ky piedestal, në të cilin më ka vënë puna, energjia, sakrifica që kam bërë dhe kolegët që më njohin”.

Përjashtimi i 5 studentëve

Historia e përjashtimit të 5 studentëve të Shkollës së Magjistraturës ka ndodhur muaj më parë dhe është e paqartë se përse u kujtua tani të flasë për këtë episod drejtori Arben Rakipi.

Madje, ai, si drejtor i Shkollës së Magjistraturës, ka refuzuar fuqishëm më herët që të bëjë transparencë për këtë rast.

Në Dhjetor të vitit 2024, “Boldnews.al” kërkoi informacion zyrtarisht nga Shkolla e Magjistraturës për rastin e përjashtimit të disa studentëve.

Shkolla e Magjistraturës refuzoi të jepte sqarime, duke u fshehur pas konfidencialitetit.

“Në përgjige të kërkesës për informacion, … ju vëmë në dijeni se bazuar në nenin 17 të ligjit nr. 119/2014 “Për të Drejtën e informimit”, Shkolla e Magjistraturës nuk mund t’iu  pajisë me aktet administrative të sipërcituara, pasi nuk rezulton që nga titullari i të drejtave të jetë dhënë pëlqimi për dhënien e informacionit përkatës”, thuhej në përgjigjen e datës 19 dhjetor 2024.

Përgjigja e Shkollës së Magjistraturës për kërkesën për informacion nga “Boldnews.al”

“Boldnews.al” iu drejtua Komisionerit për të Drejtën e Informimit, me një ankesë për “refuzim dhënieje informacioni”.

Por, edhe Komisioneri Besnik Dervishi, i cili, si rregull, duhet të mbështesë transparencën, e refuzoi ankimin e “Boldnews.al” me një shkresë të datës 25 janar 2025.

Komisioneri për Informim, Besnik Dervishi, përkrahu qëndrimin e Arben Rakipit

Tashmë, Arben Rakipi, shfrytëzon një dalje publike, për ta përmendur rastin e përjashtimit të 5 studentëve, nën kontekstin e pretendimeve që ndihet “i shantazhuar” dhe “nën presion” për atë episod.

Sadushi pas “shantazhit”?

Në mungesë të transparencës mbi emrat e studentëve të përjashtuar, është disi e vështirë për të kuptuar qartësisht se cili prej tyre ka “mbështetës të fuqishëm”, të cilët kanë ushtruar “presion” e “shantazh” ndaj Arben Rakipit.

Megjithatë, “Boldnews.al” ka mësuar se, mes “pesëshes së famshme” është edhe juristja L.M., e cila më herët ka qenë pjesë e stafit të ngushtë të Sokol Sadushit.

Ky detaj përkon në pjesën më të madhe me kontekstin e deklaratave të dhëna nga Arben Rakipi në intervistën për Televizionin Publik, kur flet për “njerëz që i mbështesin” dhe për “njerëz me plagjatura, me përvetësim titujsh akademikë dhe kapërdisje me to kur nuk i meriton”.

Sërish Sadushi?

Dyshimet që pas “shantazhit” ndaj Arben Rakipit e vënë Sokol Sadushin për herë të dytë në rolin e “ideatorit të presioneve”.

Pak muaj më parë, kreu i Gjykatës së Lartë, përdori të gjithë pushtetin e tij, për të nxitur procesin që i shkurtonte mandatin kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj. Po ashtu, ai duket se është pas një procesi të nisur tashmë edhe për ndërprerjen e parakohshme të mandatit të një tjetër gjyqtareje kushtetuese, Sonila Bejtja.

Të gjitha këto lëvizje, kanë krijuar përshtypjen se Sokol Sadushi, aktualisht, duket si njeriu i super-pushtetshëm në sistemin e drejtësisë.

Pikëpyetja është se nga i buron ky super-pushtet dhe, mbi të gjitha, sa do t’i zgjasë.

Etiketa: dreforma ne drejtesikacafytenMagjistraturësrakipiSadushi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Vendim që kërcënon sigurinë e vendit”/ Berisha: Nesër Sadushi liron nga burgu Veliajn!

15:05 : 08/04/2026
AKTUALITET

Rakipi e quan “profesion” prostitucionin: Të mos dënohet më, po ushtrohet hapur nga influenceret

12:27 : 04/09/2025
AKTUALITET

“Kush e caktoi Rakipin?”/ Burimi: Kodi i ri Penal, skandaloz dhe i rrezikshëm

17:16 : 30/07/2025
AKTUALITET

“Harroi” çmimet abuzive për Vitin e Ri, Denar Biba pret “shpërblimin” e Sadushit për në Kushtetuese

16:33 : 23/07/2025
AKTUALITET

Mandatet e Kushtetueses, Sadushi mbrohet me tre gënjeshtra pas “dushit” të Brukselit

18:25 : 16/07/2025
AKTUALITET

“Bandë që e kishte Veliaj”/ Berisha: Grupi i Xhabaftëve zëvendësoi Rakipin me Gonxhen në Vorë

21:47 : 26/05/2025
Para

"U bë e keqja e vetes së saj, jo e..."/Reagon Efi Dhedhes për largimin e Eglit!

TË GJITHA

Euro bie përsëri, më pranë se kurrë pragut të 95 lekëve

13:41 : 10/06/2026

Nga Irani te influencer-ët/ Si po orvatet Edi Rama të poshtërojë të rinjtë?

13:37 : 10/06/2026

Qeveria britanike kritika të forta Musk: Nxitësi kryesor i protestave kundër emigrantëve

13:27 : 10/06/2026

“Armandi më kërkoi të fik dritat e lokalit…”/ DËSHMIA e kamarierit të akuzuar për zhdukjen e Eglant Koçit

13:21 : 10/06/2026

Zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve: Si më dhunoi ish-vartësi

13:11 : 10/06/2026

NASA prezanton ekuipazhin e Artemis III, hapi i radhës drejt rikthimit të njerëzve në Hënë

13:10 : 10/06/2026

Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet

12:50 : 10/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabetgrandpashabet belge numarasımatbetcasibomgrandpashabetbetpark girişJojobetJojobet GirişGrandpashabet destekgrandpashabet girişJojobetjojobethttps://www.letmejizz.coPoliwinGrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobetCasibom Güncel GirişJojobetjojobet giriş