Një histori rrëqethëse në zemër të Tiranës. E rrethuar nga misteri dhe me shumë anë të errëta që e kanë kthyer në një xhalo të denjë për romanet policeskë.
Kjo është historia tragjike e Rayyan Aluan, vajzës palestineze, që vetëm pak ditë pasi mbërriti në tokën shqiptare, siç shikoni edhe në këto pamje të saj të fundit në jetë, në terminalin e Aeroportit Nënë Tereza në Tiranë, u gjet e masakruar me thikë në një apartament të marrë me qira ditore, në rrugën ‘Gjon Muzaka’ në kryeqytet. Aty ku mendohet se trupi i saj i pajetë kishte disa ditë që dergjej në krevat.
Krim për të cilin sot është shpallur në kërkim shoqëruesi i saj në Shqipëri, 49-vjeçari, Fadi Aluan. Pothuaj 25 vite më i madh në moshë se viktima. Një krim që jo vetëm tronditi kryeqytetin shqiptar, por që ka ngritur edhe disa pikëpyetje, lidhur mbi autorin dhe viktimën dhe marrëdhënien që ata kishin me njëri-tjetrin. Nëse kemi të bëjmë me të bashkëshortin që vrau gruan, apo me një baba që masakroi të bijën.
Por le të kuptojmë më qartë se çfarë ndodhi, këtë 27 Shkurt në Tiranë.
Cila ishte thirrja e parë që alarmoi policinë dhe e çoi atë në skenën e një krimit.
Sipas dinamikës së ndërtuar të ngjarjes, njoftimi i parë në polici se diçka e pazakontë kishte ndodhur në një apartament që shërbente për qira ditore, mbërriti në orën 12.36 të mesditës së datës 27 Shkurt.
Telefonatë e cila u pranua nga shtetasja Ardita A, e cila në apartamentin që kishte dhënë me qira me AirBnB te dy shtetas të huaj, pasi kishte hyrë brenda ambienti, kishte gjetur të pajetë trupin e një vajze.
Më datë 27 Shkurt 2025, ora 12.36, shtetasja Ardita A., ka telefonuar në sallën operative të policisë ku ka njoftuar se në apartamentin që ka dhënë me qira me AirBnB, në rrugën ‘Gjon Muzaka’ në Tiranë, ka gjetur të pajetë një shtetase të moshës 30 vjeç.
Do të ishte pikërisht kjo telefonatë që do të zbulonte edhe krimin horror të ndodhur në katin e tretë të një vilë trekatëshe, të ndodhur fill pas godinës së njësisë nr. 10 në kryeqytet.
Aty ku ekspertët kriminalistë, gjetën në dhomën e gjumit të këtij apartamenti, sipër krevatit, të shtrirë përmbys, një kufomë të seksit femër.
Gjatë verifikimit të trupit, ekspertët e Mjekësisë Ligjore gjetën disa plagë, në dërrasën e kraharorit si dhe poshtë shpatullës së djathtë, në distancë nga njëra tjetra.
Ajo që u pyet e pata mbi rrethanat në të cilat e gjeti trupin e pajetë të vajzës, ishte pronarja e apartamentit të dhënë me qira ditore, Ardita A, e cila deklaroi se në orët e para të kësaj dite kishte shkuar te apartamenti i djalit të saj, për të pastruar. Edhe pse ishte aty, ajo thotë se nuk kishte konstatuar asgjë të pazakontë, që mund ta çonte në mendimin se diçka jo e mirë kishte ndodhur në objektin në pronësi të familjes së saj.
Ardita A.
Unë hyra për të pastruar në objekt në katin e parë dhe gjatë kohe telefonova një mikun tim, që quhet Adnan Z, me qëllim që të shikonte disa punime që kishim kryer një ditë më përpara. Konkretisht disa vendosje kondicionerësh.
Pasi kontrolluam katin e dytë dhe të tretë, apartamentet që ishin në rikonstruksion, Adnani i ra derës së njërit prej apartamenteve.
Por pasi askush nuk u përgjigj, Adnani, mori çelësin rezervë dhe hyri brenda. Por edhe pse e hapën derën e apartamentit, pronarja e objektit dhe miku i saj edhe këtu nuk kuptuan ende se ajo që do të shikonin pas pak do të ishte makabre.
Ardita A.
Pasi Adnani hyri në apartament, ai u fut më pas në dhomën e gjumit që edhe kjo ishte e mbyllur me çelës. Këtu ku ai nuhati një aromë të pakëndshme, të rëndë, ndërsa krevati ishte i mbuluar dhe mbi të ishin rrobat e një femre.
Momenti kur lajmëruam menjëherë policinë. Por për t’u kthyer pas në ditët që i paraprinë krimit, Ardita A. shpjegoi për policinë edhe momentin se si dy të huajt me origjinë të huaj, u pajtuan për të marrë me qira ditore apartamentin. Që sipas thënieve të saj, përkon me datën 19 Shkurt 2025. Koha kur ajo thotë se miku i saj, i njëjti që u gjend ditën kur u konstatua krimi, e kishte prezantuar me dy klientët.
Ardita A.
Më 19 Shkurt, Adnani më telefonoi rreth 19:00 dhe më tha se janë dy klientë të huaj të cilët mund t’i strehoja te një nga apartamentet që unë kisha në dispozicion.
Unë i thashë që jam sëmurë dhe nuk mund të vij dot.
Pak minuta më vonë Adnani më tha se ua kishte prezantuar apartamentin dy të huajve dhe ata kishin rënë dakord për ta marrë me qira për një periudhë 2 javore. Vetë Ardita A., tha më tej se ajo kishte patur vetëm njëherë mundësi për të takuar dy të huajt. Pasi të gjitha veprimet i kishte kryer, miku i saj Adnani.
Ardita A.
Ata ishin të dy në dukje të rinj. Djali ishte zeshkan, normal, kishte karakteristika të racës arabe, kurse vajza ishte e mbuluar me shami, me konstrukt pak e shëndetshme, me fytyrë rrumbullake. Ajo që i bëri çudi pronares së apartamentit ishte se çifti kishin ardhur pa bagazhe, pavarësisht se do të qëndronin për një periudhe 2 javore në Tiranë.
Por edhe pse u ka kërkuar dokumentet e identifikimit ato nuk ua kanë dhënë, me pretendimin se i kishin në valixhe. Madje Ardita A, thotë se ata ishin shumë të qeshur dhe dukeshin një çift shumë i dashuruar me njëri-tjetrin. Ndërsa ajo shtoi se të vetmit që merreshin me menaxhimin e dhomave me qira, ishin ajo, djali, dhe miku i saj Adnani.
Adnan Z.
Unë prej disa vitesh jam i vetëpunësuar si guidë turistike, kryesisht për turistë të huaj. Mua këtë çift ma prezantoi një miku im që ka një agjenci imobiliare. Ai më tha që te zyra e tij kishin shkuar dy të huaj. E
Duke qenë se unë e atë e kam shok prej vitesh dhe duke qenë se unë njoh po kështu Ardita M., e pyeta këtë të fundit nëse ajo kishte apartament të lirë për 2 javët që këta klientë kërkonin me qira. Po atë natë unë takova dy klientët, që më shkruan në Whatsapp në gjuhën angleze.
Ku pasi i mora në telefon, ajo që mu përgjigj herë në anglisht dhe herë në gjermanisht ishte vajza.
- Punonjësi i guidës: ‘Çifti’ i palestinezëve s’kishin dokumente me vete
Pasi u takuam duke qenë se çifti nuk dinte mirë anglisht, zonja më ofroi telefonin e saj dhe me Google translate më tha se do të qëndronin dy javë, por me vete nuk kishin dokumentet e identifikimit, sepse valixhet u kishin ngelur në aeroport dhe po prisnin t’u vinin.
Dhe sapo t’i merrnin këto dokumentet bashkë me valixhet, do m’i vendosnin në dispozicion. Adnan Z. thotë se vajza i ishte prezantuar nga Palestina, ndërsa djali nga Libani. Dhe se aktualisht jetonin në Gjermani, në Berlin, vendi nga ku kishin ardhur në Shqipëri.
Ai thotë më tej se nuk i pyeti për lidhjen që kishin me njëri-tjetrin, pasi iu duk e parëndësishme në atë moment. Kontakti i fundit që Adnan Z. thotë se pati me dy klientët e huaj, ishte data 21 Shkurt. Ku nga krahu tjetër i telefonit i erdhi një mesazh falenderimi.
Që nga kjo ditë deri më 27 Shkurt, Ardita A. dhe miku i saj Adnan Z., thonë që nuk patën më komunikime me dy klientët.
Adnan Z.
Ne shkuam në dhomën e gjumit ku dera ishte e mbyllur dhe pasi trokitëm disa here, e hapëm atë dhe aty pamë se mbi krevat ndodhej një njeri i mbuluar me batanije, ku ndjemë edhe aromën e rëndë. Ajo që dua të them është se në asnjë nga ditët që unë kam qenë në këtë banesë, nuk kam dëgjuar zhurma. Ndërkohë që Adnan Z. konfirmoi nëpërmjet fotove të vëna në dispozicion se pikërisht shtetasja e huaj që kishte marrë banesën me qira, ishte Rayyan Aluan. Të njëjtën gjë që pohoi edhe pasi u ballafaqua me fotografinë e shtetasi Fadi Aluan.
Të dyja fotot ishin të marra nga sistemi TIMS. Të njëjtat pohime që dha edhe miku i tij Ledion Xh, që rezultoi të ishte pika e kontaktit midis Adnan Z. dhe dy klientëve të huaj. Nga këqyrja e pamjeve filmike të datës 19 Shkurt, del se dy të huajt shfaqen në Terminalin e Aeroportit të Tiranës, si në këto pamje, në orën 15:13.
Dhe më pas në intervale të ndryshme kohore deri në mbrëmje vonë, ata shikohen për herë të fundit përgjatë kësaj dite, teksa futen në ambientet e ëmentit të marrë me qira, në rrugën ‘Gjon Muzaka’ në Tiranë. Ecejake që kanë vazhduar deri më datë 21 Shkurt. Ku i vetmi që vihet re të dalë dhe të hyjë në ëment është Fadi Aluan.
Ndërsa më 22 Shkurt, kamerat filmike kapin shtetasin e huaj Fadi Aluan, teksa del i vetëm nga ëmenti, pa shoqëruesen e tij. Dhe vetëm disa orë më pas ai vihet re po i vetëm në Terminalin e Aeroportit ‘Nënë Tereza’ Më datë 20 Shkurt 2025, ora 13:19 shtetasi Fadi Aluan shfaqet duke dalë nga oborri i banesës dhe rikthehet sërish në banesë në orën 13:40, me një kuti në dorë, në dukje si ato të kutive të picave. Më datë 21 Shkurt 2025, Fadi Aluan del nga shtëpia në orën 11:25 dhe kthehet në orën 12:00./ Në Shënjestër