• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EMRI/ PD në koalicion me 25 parti të tjera, Idrizi i PDIU-së bashkohet me Berishën

08:04 : 04/03/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Partia Demokratike ka depozituar në limitet e afatit në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve shkresën për regjistrimin e koalicionit, ku në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit do të garojë me një listë të përbashkët me 25 parti të tjera.

Emri i koalicionit do të jetë “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, me shkronjat nistore “PD-ASHM” dhe kryetari i saj do të jetë Sali Berisha.

Bëhet fjalë për një koalicion me bazë të gjërë, ku risia kryesore duket se është Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet (PDIU) e drejtuar nga Shpëtim Idrizi. Burime për mediat bëjnë me dije se palët janë dakordësuar për një kandidat në listë të sigurt, teksa do të ketë edhe kandidatë në listë të hapur.

Negociatat kanë vijuar deri në orët e vona, pasi PDIU kërkonte dy kandidatë në listë të sigurt, teksa në fund, siç duket ka pranuar edhe me një të tillë.

Vlen të theksohet fakti se deri më tani, Shpëtim Idrizi ka qenë i distancuar nga PD e Berishës, për faktin se pretendonte se nuk mund të ishte në një koalicion me partinë e minoritetit grek PBDNJ-në e drejtuar nga Vangjel Dule, por siç duket, e ka hequr këtë vijë të kuqe. Edhe në vitin 2021, deputetët e PDIU-së u futën në Kuvend nga listat e PD-së, por gjatë kësaj legjislature, në jo pak raste i kanë bashkuar votat me mazhorancën e Edi Ramës.

Lexo edhe:

Alizoti: Ja kur do të nisë analiza e brendshme në PD

Rinumërimi/ Mandati i Xhaçkës vendoset nga 70 vota diferencë, Dogjani kalon Murrizin tek PD-ja

Pjesë e koalicionit është edhe Partia e Lirisë e drejtuar nga Ilir Meta, ku ky i fundit, edhe pse në qeli, do të jetë në listën e sigurt të PD-së në Tiranë. Po ashtu, në listë të sigurt do të vendosen dhe 3 emra të tjerë nga PL, Tedi Blushi, Edmond Haxhinasto dhe Erisa Xhixho.

Në koalicion janë edhe Partia Republikane e Fatmir Mediut, PBDNJ e Vangjel Dules dhe Partia Agrare e Agron Dukës. Ata janë dakordësuar me Berishën për të marrë nga një vend të sigurt në listë, ku do të jetë Mediu dhe Dule, ndërsa Duka do të vendosë një emër tjetër nga partia e tij.

Pjesë e koalicionit është edhe Partia Demokristiane e Nard Ndokës, por ende nuk dihet nëse ai do të kandidojë në listë të sigurt apo të hapur.

Ndërkohë, në koalicion janë futur edhe kryetarët e partivë që u futën në Kuvend, pas djegies së mandateve nga ana e opozitës, që shpesh PD-ja i konsideronte si “Kërpërata”, ku më konkretisht bëhet fjalë për Selami Jenisheri, Kostaq Papa, Kujtim Gjuzi, Zef Shtjefni, Adriatik Alimadhi, Adriatik Roshi, etj.

Në koalicion janë futur edhe Rivelino Çuno, kryetar i partisë së komunitetit egjiptian dhe rom, si dhe Vasil Sterjovski, kryetar i komunitetit maqedonas në Shqipëri. Po ashtu edhe ata të dy e morën mandatin dhe u futën në Kuvend, kur PD i dogji ato. Pjesë e koalicionit janë dhe partia e Sazan Gurit, Arian Starovës, FRD e Sali Shehut, etj.

Deri tani në media është raportuar se aleatët do të kenë 8 mandate në listë të sigurt, si dhe disa në listë të hapur, por kjo mbetet për t’u parë kur të dorëzohen listat e kandidatëve për deputet.

“Numri përkatës i kandidatëve që do të propozojë çdo parti pjesë e koalicionit, do të specifikohet në momentin e depozitimit të listës shumëemërore të kandidatëve, sipas formatit të fletës së votimit të përcakuar nga KQZ në këto zgjedhje. Në listën shumëemërore të koalicionit do të përfshihen, për çdo parti të Koalicionit, numri i kandidatëve dhe renditja e tyre, bazuar në peshën elektorale dhe negociatat e zhvilluara nga secila parti”, thuhet në marrëveshjen e depozituar në KQZ.

Etiketa: Ilir MetakoalionPDSali BerishaShpëtim Idrizi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Alizoti: Ja kur do të nisë analiza e brendshme në PD

15:30 : 27/06/2025
AKTUALITET

Rinumërimi/ Mandati i Xhaçkës vendoset nga 70 vota diferencë, Dogjani kalon Murrizin tek PD-ja

14:52 : 27/06/2025
AKTUALITET

36 mijë euro fluturimi/ Berisha: Do kërkojmë prap Komision Hetimor për udhëtimet me çarter të Ramës

13:55 : 27/06/2025
AKTUALITET

Berisha nxjerr të dhënat: Kutitë e votimit u mbushën jashtë dhe u zëvendësuan në qendrat zgjedhore

13:21 : 27/06/2025
AKTUALITET

Përfundon rinumërimi për Tiranën/ Braho: S’ka më akuza për trafikim votash

12:47 : 27/06/2025
AKTUALITET

“Pati përplasje me prokurorin”, Lala tregon çfarë ndodhi në seancën për Ilir Metën

22:09 : 26/06/2025
Para

Këmbimi valutor 4 Mars/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

TË GJITHA

Tenderat fiktivë në UBT, SPAK çon për gjykim 28 pedagogë dhe biznesmenë

11:31 : 28/06/2025

Bisedat në “SKY”/ Goditen dy banda në Greqi, një shqiptar bashkëpunonte me policin grek (EMRI)

11:27 : 28/06/2025

EMRI/ I akuzuar në Itali për trafik droge, arrestohet 40-vjeçari me dy identitete

11:19 : 28/06/2025

Serbët shënojnë Vidovdanin në Gazimestan, Kurti: Ka rrezik për incidente

11:14 : 28/06/2025

Një plan i ri për Gazën? Mediat izraelite zbulojnë skenarin e mundshëm mes Trump dhe Netanyahut

11:00 : 28/06/2025

Tenderi 4.1 mld lekë i Gonxhes/ Qefalitë dhe Alma Tafani “kacafyten” për ushqimin në spitale

10:50 : 28/06/2025

Po kujdesej për parcelën me kanabis, kapet në flagrancë 45-vjeçari në Lezhë

10:48 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com