• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Veliaj reagon sërish: Ndoqa traditën e krijuar nga Edi Rama

12:41 : 28/02/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka reaguar sërish nga qelitë e paraburgimit në Durrës, duke u shprehur se nuk i lejojnë takimet e tjera përveç familjarëve.

“Nuk kam fjalë! Zot, fali ata, se nuk dinë ç’bëjnë”, shkruan Veliaj, teksa thekson se, “nuk do të reshtë asnjë ditë pa çmontuar çdo sajesë në këtë kurth banal”.

Gjatë reagimit, Veliaj thekson se me studion “Office of Metropolitan Architecture” ka vazhduar traditën e ndërtimeve njësoj siç vepronte edhe shefi i qeverisë, Edi Rama në Bashkinë e Tiranës.

Kryebashkiaku i Tiranës vijon shpjegimin e tij duke theksuar se projektet private, të cilat marrin sipas ligjit lejen e metrat që u takojnë, duhet të jenë estetike dhe me shije.

Më pas Veliaj vijon ofendimet ndaj prokurorit Ols Dado të cilin e etiketon si “budalla të dobishëm”, i cili sipas tij, duhet ta dinte që edhe pse pallatet janë private, fasada e jashtme është e qytetit dhe e bashkisë.

Lexo edhe:

Pse u rrit Rama?

Të vërtetat që duhen lexuar në kutitë e votimit

Reagimi i plotë nga Erion Veliaj:

“Përshëndetje me mall të gjithëve,

Eshtë ora 06:30 e mëngjesit dhe nuk jam zgjuar, si gjithmonë, për të ndjekur herët punët e Tiranës, por për kontrollin e mëngjesit nga gardianët e sjellshëm, të cilët njoftojnë, në çdo birucë, të paraburgosurit për takimet e ditës. Por, si çdo ditë, mua më thonë se nuk ka ardhur asnjë miratim nga Ols Dado, madje nuk janë miratuar as kërkesat e drejtuesve fetarë të kulteve, që prej ditësh kërkojnë takime me mua.

Nuk kam fjalë! Zot, fali ata, se nuk dinë ç’bëjnë!

Por, me Zotin para, nuk do rresht asnjë ditë pa çmontuar çdo sajesë në këtë kurth banal, të paparë që nga viti 1991!

Me këto postime kam provuar me fakte se çdo akuzë në lidhje me bizneset, të cilat gjithashtu po shantazhohen e persekutohen nga ndërtuesi i pangopur, është e ulët, e pavërtetë dhe e ligë!

Sqarova se banoj tek apartamenti ynë te Kodra e Diellit PËRPARA se të bëhesha ministër e kryebashkiak; provova se Fusha ka punuar në Tiranë për pastrimin e Sheshin me të paktën 3 kryetarë bashkie dhe NUK E KRIJOVA unë; vërtetova se Palushin as e kam njohur, as nuk e kam takuar, meqë paska marrë online një leje shtëpie në katund; dhe tani po sqaroj edhe sajesën e fundit, se më paska çuar në Roterdam në 2016, bashkë me gruan, zhvilluesi Fatmir Bektashi.

Në Roterdam kam shkuar me ftesë dhe shpenzime të mbuluara (shih foton e dokumentit origjinal të kohës në foto-album) nga OMA – Office of Metropolitan Architecture – shtëpia më e madhe e Arkitekturës, e themeluar nga Rem Koolhaas dhe Reinier de Graaf. Nga kjo shtëpi kanë dalë edhe arkitektët Winy Maas i Piramidës, që e duam të gjithë, edhe Bjarke Ingels i Teatrit, që do e duan të gjithë. Kam shkuar në Roterdam, ashtu siç shkon Ols Dado jashtë vendit, me shpenzime të paguara nga ekspertë të huaj ligjorë. Vetëm një prokuror ndërtues që kërkon favore mund të mendojë se kryetari i Bashkisë më të madhe në vend “korruptohet” me një udhëtim jashtë vendit për të dhënë leje pallatesh!

Gruaja ime NUK ka qenë në atë udhëtim, jam shoqëruar nga drejtori i Urbanistikës në atë kohë; pra, ishte udhëtim pune, jo qejfi. Madje, ime shoqe NUK ka qenë kurrë në Roterdam, as për punë, as për pushime. Po kështu është kur akuzat bëhen me thashetheme rrugësh dhe ato i drejton Ols Dado me llogje telefonash të grabitura nga mbi 10 gra të botës, ku si pervers lidh kekun me byrekun dhe bëhet lolo, jo vetëm i SPAK-ut, por gajas gjithë Tiranën!

Dhe së treti, Po, me OMA dhe me dhjetëra studio të tjera kam vazhduar një traditë të konsoliduar që nga Edi Rama në Bashkinë e Tiranës, që edhe projektet private, të cilat marrin sipas ligjit lejen e metrat që u takojnë, të jenë estetike dhe me shije. Olsi, ky “budalla i dobishëm”, duhet ta dinte ose të pyeste, që edhe pse pallatet janë private, fasada është e qytetit, e bashkisë dhe e bashkëpronësisë. Se ndryshe, si i tarifon bashkia reklamat që vendosen nëpër ballkonet e pallateve të shëmtuara të viteve ’90? Në të kundërt do i tarifonte pronari, o Sherlock Holmes i mbetur në tentativë! I mbetur edhe në klasë, thonë, se mbërriti edhe në burg ajo dëftesa me 5-a i “ajkës” së prokurorisë me pallate dhe letra anonime.

Në fund, unë jo vetëm nuk kompleksohem të bisedoj me arkitektët e huaj, si këta që kur replikojnë duhet t’ua mbajë dorën ambasada, se janë ende inferiorë e s’dinë të bëjnë debat me argumenta, përkundrazi, e kam bërë me qindra herë me krenari “krimin” e të biseduarit si mund ta bëjmë më të bukur dhe estetikisht moderne Tiranën tonë.

Projekti i fundit për Bllokun Pedonal, është fryt i këtyre bisedave me arkitektët e Walk 21. Ndryshe nuk do kishim fituar Çmimim e Parë në Europë në 2018 për Sheshin Skënderbej, në 2019 për Pazarin e Ri, në 2020 për Parkun e Liqenit apo atë për shkollën “Servete Maçi”.

Ju dhashë provat e akuzës së fundit – kush ka sy t’i shohë, kush ka veshë le t’i dëgjojë. Në thertoren e Bani Dados s’kish as sy, as veshë, veç skërmitje.

Kush do të më shohë keq për sportin e pistë të politikës së ditës, thjesht tregon pafuqinë e atyre që i mundëm 7 herë rresht në Tiranë, me votë, jo me kurthe anonime, e që do ua bëjmë 8 me 2 (dyshin e them për batutë, se do dalë 8 me 0) në 11 Maj, së bashku me ata që e duan qytetin, vendin, Europën, dhe të bukurën në jetën tonë”, shkruan Veliaj.

Etiketa: burguEdi RamaqeveriaVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pse u rrit Rama?

13:14 : 12/05/2025
AKTUALITET

Të vërtetat që duhen lexuar në kutitë e votimit

12:02 : 12/05/2025
AKTUALITET

Mediat gjermane: Rama, një autoritar! Shteti ligjor dhe demokracia, suksese vetëm në letër

11:29 : 12/05/2025
AKTUALITET

Zbardhet projektvendimi për vlerësimin e operatorëve që do kërkojnë licencim për kanabis

08:35 : 12/05/2025
AKTUALITET

Mediat raportojnë se Erion Veliaj ka votuar në burg, pas largimit të kamerave

15:55 : 11/05/2025
AKTUALITET

Rama dhe bashkëshortja e tij votojnë në Surrel: Të presim cfarë do të thotë populli

10:49 : 11/05/2025
Para

Rama tha se Agaçi po lufton me jetën në spital, i përgjigjet Berisha: Nga Roma vijnë foto në kafene

TË GJITHA

Ndërpritet numërimi në Klos/ Largohen komisionerët e PD: Ka shkelje

15:12 : 12/05/2025

Përfundon procesi i numërimit në Cërrik, rezultati

14:56 : 12/05/2025

Si ndahen votat në rang vendi deri tani, projeksionet e mandateve për secilin Qark

14:56 : 12/05/2025

Analiza: Gara e fortë e listave të hapura dhe zhbërja e politikës nga makineritë elektorale

14:51 : 12/05/2025

EMRAT/ Tentoi të hynte në Shqipëri me identitet fals, kapet në Rinas shqiptari i dënuar në Itali

14:45 : 12/05/2025

“Zvarritjet e numërimit, të pajustifikueshme”, PS – numëruesve: Mos luani me zjarrin e ligjit

14:39 : 12/05/2025

Ndryshon rezultati në Tiranë/ “Mundësia” e Shehajt shkon në dy mandate, ia merr PD-së

14:32 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com