• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tragjedi në Shkodër/ Humb jetën një 3-vjeçar, e motra në gjendje kritike. Dyshohet për helmim

16:56 : 24/02/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një tragjedi është regjistruar në familjen Hasmegaj nga fshati Mjedë i Vaut të Dejës, ku një fëlmijë 3-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa e motra e tij, 7 vjeçe ndodhet në gjendje kritike në Pediatrinë e QSUT-së

Policia e Shkodrës, përmes një komunikatë për mediat, raporton se dy fëmijët ishin paraqitur që paraditen e të premtes në spital,  të dyshuar me virozë stine, dhe pas marrjes së mjekimit ishin dërguar sërish për në shtëpi.

Ndërkohë, ditën e shtunë, për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, dy fëmijët janë dërguar sërish në spitalin e Shkodrës, ku fatkeqësisht 3-vjeçari ka ndërrruar jetë, ndërsa e motra është dërguar tek Pediatria e QSUT-së në Tiranë.

“Më datë 21.02.2025, shtetasi S. H. ka dërguar për mjekim në Repartin e Pedriatrisë në Spitalin Rajonal Shkodër, 2 fëmijët e tij, vajzën 7 vjeçe dhe djalin 3 vjeç, të dyshuar me virozë stine. Pas mjekimit, shtetasi S. H. dhe 2 fëmijët janë larguar në banesë.

Për shkak të rëndimit në gjendjes shëndetësore të fëmijëve, në banesë, më datë 22.02.2025, shtetasi S. H. i ka dërguar përsëri 2 fëmijët për mjekim në Repartin e Pedriatrisë në Spitalin Rajonal Shkodër. Pavarësisht ndihmës mjekësore, 3-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa 7-vjeçarja u dërgua në QSUT, për mjekim të specializuar. Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 3-vjeçarit.” – njofton Policia.

Lexo edhe:

EMRI/ Shqiptari u hoq si babai i 8 fëmijëve për të marrë pasaportë britanike, dënohet me 6 vite burg

“Kunata më rrahu gruan kur ishte shtatzënë”, burri: Më kanë zaptuar shtëpinë dhe nuk na lejojnë të jetojmë atje

Ndërkohë, burime nga spitali i Shkodrës bëjnë me dije se fëmijët e mitur janë paraqitur në spitalin rajonal të Shkodrës ditën e premte rreth orës 10:00 të paradites dhe pasi iu është bërë serum, janë larguar për në banesën e tyre bashkë me prindërit.

Sipas Spitalit të Shkodrës, mjekët kanë ndjekur të gjitha protokollet mjekësore, duke i kërkuar familjarëve që fëmija të qëndronte në observacion për mbikëqyrje të mëtejshme. Megjithatë, sipas tyre prindërit kanë firmosur dhe kanë zgjedhur ta marrin në shtëpi.

Një ditë më pas, gjendja shëndetësore e fëmijëve është përkeqësuar dhe dy fëmijët janë dërguar sërish në spitalin e Shkodrës nga prindërtit e tyre në gjendje të rënduar.

Sipas spitalit, 3-vjeçari ka qenë me insuficiencë kardiake (puls të ulët, shenja jetësore shumë të ulëta) dhe është dërguar menjëherë në reanimacion, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë, duke ndërruar jetë 10 minuta pas mbërritjes në spital.

Ndërkohë, motrës së tij, që po përjetonte simptoma të ngjashme, mjekët i kanë ofruar ndihmë të menjëhershme dhe e kanë transportuar drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. Gjendja e saj mbetet kritike, ndërsa mjekët po bëjnë të pamundurën për ta shpëtuar.

Ndërkohë, raportohet se nëna e fëmijëve, që është 37 javëshe shtatzënë, ndodhet në gjendje të rëndë emocionale dhe traumatike pas humbjes së djalit të saj.

Spitali i Shkodrës thotë se nuk ka dijeni për të dhe se ajo nuk është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore.

Mjekët e Shkodrës thonë se kemi të bëjmë me helmim në gjak, ndërkohë analizat janë nisur për në repartin e toksikologjisë në Tiranë, ku do të zhvillohen hetimet.

Ndërkohë, burime për mediat nga QSUT bëjnë me dije se mjekët dyshojnë për një intoksikacion të rëndë nga ilaçi kundër minjve.

Mësohet se prindërit kishin kryer spërkatjen e një magazine me këtë substancë toksike, ndërsa kishin me vete edhe fëmijët. Mendohet se ata mund të kenë thithur ose kanë pasur kontakt me helmin, duke shkaktuar simptoma të rënda që çuan në tragjedinë fatale.

Etiketa: 3 vjecarfëmijëhelmimimotraShkoderSpitalvellai

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRI/ Shqiptari u hoq si babai i 8 fëmijëve për të marrë pasaportë britanike, dënohet me 6 vite burg

19:01 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Kunata më rrahu gruan kur ishte shtatzënë”, burri: Më kanë zaptuar shtëpinë dhe nuk na lejojnë të jetojmë atje

12:59 : 29/10/2025
AKTUALITET

Atentati në Shkodër/ Zbardhet dëshmia e punonjësit të Tatimeve që u plagos: Nuk kam asnjë konflikt!

10:23 : 29/10/2025
AKTUALITET

Vrau bashkëshorten në Shkodër, amerikani gjendet i varur në paraburgim

17:39 : 28/10/2025
AKTUALITET

Shpërthimi me tritol në Shkodër, gjendet një makinë e djegur, dyshohet e autorëve

12:48 : 28/10/2025
Pamje nga vendngjarja
AKTUALITET

Atentat punonjësit të Tatimeve në Shkodër, policia: Tritoli shpërtheu sa ndezi mjetin

12:14 : 28/10/2025
Para

Misteri rreth tragjedisë në Shkodër/ Dyshohet se fëmijët kanë thithur ilaç kundër minjëve

TË GJITHA

Avokati i Erion Veliajt tërhiqet nga mbrojtja: Jam në konflikt interesi! Ç’do të ndodhë nesër në Kushtetuese

14:09 : 30/10/2025

“Avokati financohet nga Sorosi”, debat e tension në gjyqin për tragjedinë e Gërdecit

13:55 : 30/10/2025
Screenshot

Raporti i KLP në Kuvend, ankohet kryetarja Bogdani: Operojmë me 123 prokurorë më pak

13:47 : 30/10/2025

S’ka lekë për Onkologjikun? Qeveria paguan 6 mln euro OBP-në e Arlinda Pogaj për konsulencë tenderash

13:39 : 30/10/2025

“U kërkoj falje familjarëve”/ Vrau me thikë 42-vjeçarin në Berat, gjykata lë në burg Kristo Memën

13:35 : 30/10/2025

Berisha takohet me eurodeputetin Cristian Terhes: Denoncova shtypjen e opozitës dhe korrupsionin e qeveritarëve

13:27 : 30/10/2025

I dënuar për përdhunim/ Arrestohet 46-vjeçari në Tropojë, pritet ekstradimi drejt Italisë

13:19 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com