• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Peng i pazareve PS-PD, shtyhet përsëri zgjedhja e Avokatit të Popullit

Mazhoranca dhe opozita ranë dakord të hënën që të shtyjnë për një kohë të pacaktuar votimin për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit për t'i dhënë kohë vetes të negociojnë për emrin e kandidatit, ndërsa procesi i zgjedhjes mbahet peng prej 3 vitesh.

15:46 : 18/02/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Në rendin e ditës së seancës plenare Kuvendi kishte përfshirë një projektvendim ku emri i kandidatit për Avokat të Popullit ishte lënë bosh.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha propozoi që të votohej Besim Ndregjoni si kandidat i preferuar nga opozita në listën me 7 emra kandidatësh të cilët zyrtarisht plotësojnë kriterin për t’u votuar në Kuvend pasi kanë siguruar firmat mbështetëse të 28 deputetëve.

“Unë ftoj parlamentin të bashkojë votat për të kaluar si përfaqësues të avokatit të të drejtave të qytetarëve shqiptarë Besim Ndregjonin, i cili përfaqëson shpresën e madhe të të përndjekurve politikë”- ”- tha Berisha në seancë plenare.

Por, kryetari i grupit parlamentar socialist Niko Peleshi i kërkoi opozitës që të respektohej tradita e mëparshme politike që kërkonte përfshirjen e palëve në negociata para se të shkohej në votim.

Lexo edhe:

Kosovë/ Hasani: Dispozitivi i Kushtetueses i qartë, por me dy defekte

Kushtetuesja: Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur

“Duhet t’i japim seriozitet procesit, mos ta lemë në seancë”- tha ai duke ftuar opozitën në konsultime të mëtejshme për të arritur konsensus për një emër.

Peleshi tha se propozimi i emrave i takon opozitës, por duhet që të ndërtohet një proces negociatash para se të shkohet tek votimi. Propozimi i tij u pranua nga Berisha i cili kërkoi të shtyhet votimi dhe të bëhen konsultime me mazhorancën.

Zgjedhja e Avokatit të Popullit kërkon një shumicë të cilësuar votash në Kuvend që e bën të detyrueshme një konsensus mes palëve dhe sipas traditës kandidati vjen si propozim i opozitës.

Procesi për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit ka nisur që në mars të vitit 2022, kur mbaroi mandati i avokates në detyrë Erinda Ballanca. Votimi i parë për zëvendësimin e saj dështoi kur mazhoranca rrëzoi me votë në seancë emrat e mbështetur nga opozita.

Gara u hap sërish dhe nga 15 kandidatë që plotësuan kriteret ligjore vetëm 7 prej tyre kanë të drejtën ligjore të votohen në seancë plenare pasi kanë plotësuar dhe kriterin e mbledhjes së firmave të jo më pak se 28 deputetëve. Ata janë; Vitore Tusha, Tartar Bazaj, Besim Ndregjoni, Bledar Dervishaj, Dardan Mustafaj, Edison Frangu dhe Erald Aga.

Emrat e tyre presin prej një viti në sirtaret e Kuvendit që PS e PD të bien dakord për njërin emër si kandidat konsensual.

Dy prej tyre, Vitore Tusha dhe Tartar Bazaj vijnë nga një karrierë në sistemin e drejtësisë, ndërsa kandidatët e tjerë vijnë nga avokatia.

Sipas rregullores së Kuvendit, kandidaturat për vakancat në institucionet e pavarura dhe ato të krijuara me ligj duhet të propozohen deri në 30 ditë përpara mbarimit të mandatit të anëtarit të institucionit dhe jo më vonë se 10 ditë pas shkarkimit, por Kuvendi në vijimësi ka dështuar t’i plotësojë këto afate./BIRN

Etiketa: avokati i popullitkuvendPDps

Lajme të lidhura

RAJONI

Kosovë/ Hasani: Dispozitivi i Kushtetueses i qartë, por me dy defekte

15:09 : 08/08/2025
Lajmet e Dites

Kushtetuesja: Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur

13:06 : 08/08/2025
RAJONI

Kushtetuesja pritet të dalë sot me vendim për konstituimin e Kuvendit, Kurti përsërit ofertat për kompromis

12:57 : 08/08/2025
AKTUALITET

Bardhi publikon sërish video nga zgjedhjet: Ja si një patronazhiste e PS prish sistemin e videomonitorimit

12:26 : 08/08/2025
RAJONI

REL: A rrezikon Kosova ndërhyrje ndërkombëtare për shkak të krizës institucionale?

13:36 : 07/08/2025
AKTUALITET

“Dumani mohon faktet”, Berisha: Qeveria përdori gjysmë miliard euro për të ndikuar qytetarët në zgjedhje

13:30 : 07/08/2025
Para

3 rikthime dhe 3 mungesa të sigurta te Tirana, Bledi Shkëmbi “thur” planin anti-Teuta

TË GJITHA

EMRAT/ Sherr me thika në Fier, dy të plagosur

23:15 : 08/08/2025

Horoskopi, 9 gusht 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:12 : 08/08/2025

E rëndë në Berat/ Vritet me armë gjahu një 57-vjeçar gjatë ruajtjes së arës, shoqërohet autori (EMRAT)

23:03 : 08/08/2025

Trump: Marrëveshja për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë do të përfshijë “shkëmbim territoresh”

22:52 : 08/08/2025

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025

I hoqën shiritin e kapitenit, Ter Stegen: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe profesional

22:34 : 08/08/2025

Ari në SHBA “fluturon” në bursë pas tarifave të Trump-it

22:24 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com