• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tre fjalë për kryebashkiakun Veliaj

12:12 : 11/02/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Genc Pollo, ish ministër e deputet

  1. Arrestimi

Për të gjithë ata që u gëzuan tek panë kryebashkiakun Veliaj të arrestohej  dhe të kyçej në qeli (por edhe për ata që u hidhëruan): Arrestimi nuk është dënim; nuk është fajësi e provuar e aq më pak fajësi e pranuar. Vetëm këto të fundit përmes verdiktit gjyqësor do të ishin drejtësi e bërë.

Prezumimi i pafajsisë i të pandehurit mbetet në fuqi edhe kur është kafshatë që s’kapërdihet (opinioni publik ka rregulla të tjera).

Arrestimi i Veliajt është paraburgim i cili, sipas ligjit, synon të pengojë arratisjen, prishjen e provave, intimidimin e dëshmitarëve dhe kryerjen e krimeve të tjera. Me informacionin e bërë publik asnjë nga këto raste nuk duket bindës për të justifikuar paraburgimin në rastin Veliaj. Mbase SPAK e GjKKO kanë informacion që ne nuk i kemi. Por preçedentët nuk flasin në favor të tyre. Paraburgimi ishte abuziv (i tepruar ose i pajustifikuar) në rastet Berisha, Beleri, Meta, Dako, e mbase Beqja, Koka  Bllako, Frroku etj.

Lexo edhe:

“Skenë filmi”/ Një marrëveshje verbale e Ramës nxiti ndërhyrjet e kontestuara në Spaç

Me 9 kg kokainë të pastër në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Zvicër

  1. Akuza

Bazuar në njoftimin e SPAKut akuza ndaj kryebashkiakut Veliaj është zhgënjyese sepse nuk i referohet çështjeve kriminale pa precedent si incinerator i Tiranës (150 milion euro kundrejt asgjëje) apo 5D (norma e korrupsionit as 10% e as 20% por 100%).

Akuza i referohet një skeme banale e tipike për bashkinë Tiranë të shekullit 21. Veliaj i ka dhënë favore bashkiake (kontrata, leje, etj.) biznesmenëve x,y,z kundrejt rryshfetit që këta të fundit e kanë depozituar tek e shoqja e tij. Kjo skemë duket e mirëhetuar dhe për ketë magjistratët e agjentët e SPAK/BKH lipset të përgëzohen përzemërsisht. Kur them banale e tipike nuk synoj të normalizoj kriminalitetin e ofiqarëve  por fatkeqsisht të përshkruaj realitetin. Por edhe të theksoj se skema kriminale sa më lart nuk është skandali i vërtetë. Ky i fundit është reagimi i Erion Veliajt. Shtatë orë mbas arrestimit Veliaj reagoi në Facebook duke ofenduar prokurorët e kritikët në media e opozitë, duke theksuar vuajtjet familjare e duke u shqetësuar për mungesën e tij në fushatën zgjedhore të majit krahas PS e kryetarit të saj. Por ai nuk jep as edhe një shpjegim konkret për akuzat e detajuara në njoftimin e prokurorisë. Këto akuza kanë qenë të njohura që nga mesi i dhjetorit por gjatë këtyre dy muajve Veliaj nuk ka tentuar të shpjegojë e të argumentojë në publik pafajësinë e tij. Në rast se ai do të ishte person privat mbrojtja ligjore vetëm në gjyq do të ishte e zakonshme. Por Veliaj as nuk është dhe as nuk don të kthehet në person privat.

Por personi zyrtar para se të arrijë  para gjyqit të ligjit si rregull kalon nga gjyqi i opinionit publik. Shihni rastin Berisha ku ai vetë, dhëndrri, e bija dhe avokati që në fillim e në vijim  kanë prezantuar në detaj mbrojtjen e tyre në çështjen Partizani.

  1. Ofiqi

Nëse dy paragrafët më lart shtjellojnë sjelljen në një proçes penal nuk duhet harruar se rasti Veliaj është absolutisht politik duke qenë se ai mban ofiqin e dytë më të pushtetshëm në republikë për nga buxheti, administrata e territori. Prandaj kur akuzohet kryebashkiaku rregullat janë të tjera nga ato kur akuzohet xhepisti.

Në nëntor 2023 policia portugeze kontrolloi rezidencën e kryeministrit Costa çka çoi  në dorëheqjen e tij por edhe në shpjegim të detajuar të pafajësisë së tij. Hetimi i mëtejshëm provoi se prokurorët kishin gabuar duke ngatërruar një Costa që u dilte në përgjime me kryeministrin. Por ndërkohë në Portugali zgjedhjet e çuan partinë e Costas në opozitë. Rasti Costa mund të jetë ekstrem por sjellje të ngjashme në Europë ka plot dhe vlen të merren si model.

Ashtu siç lipset të kujtojmë reagimin i Erion Veliajt mbasi prokurorët plasën skandalin 5D: “Unë uroj që (drejtorët) të provojnë pafajësinë e tyre, dëshiroj me gjithë zemër të besoj deri në fund në pafajësinë e të gjithë bashkëpunëtorëve të mi”; pastaj ai lëshon edhe fjalinë e pataksur: “Ky është një vend që nuk t’a fal kollaj suksesin!” Që atëhere nuk ka nga Veliaj asnjë fjalë për marrjen e përgjegjësisë personale; per moskontrollin e “punëve” bashkiake, për injorimin e denocimeve konkrete e të detajuara muaj më parë për gjithçka provoi hetimi penal. As ndjesëkërkesë për ndjekjen gjyqësore të denoncuesve që Veliaj e njoftoi sapo ata hapën gojën. Në Këshillin Bashkiak Veliaj bllokoi mbledhen për muaj të tërë e kur më në fund këshilli u mblodh ishin marrë masat: opozitës nuk ju dha fjala fare, mikrofonat e këshilltarëve opozitarë rezultuan me difekt (për çdo rast) dhe një këshilltar socialist provokoi një sherr me grushta me një koleg opozitar.

Ndërkohë nuk ka asnjë qendrim kritik ndaj Veliajt nga PS (praktika europiane në raste të ngjashme kap një diapozon nga thirrja për të dhënë shpjegime tek përjashtimi nga partia apo nxitja për dorëheqje). Rama i vuri vulën në dhjetor duke e marrë në mbrojtje: ai sulmoi prokurorin e qortoi gazetarët për “masakrën mediatike” ndaj familjes Veliaj. Edhe sot në monologun e mëngjesit Rama përsëri e mbrojti  Veliajn (dhe kritikoi prokurorin), madje e shtoi pak dozën.

Dihet se cili është zanati më i vjetër në botë por për të dytin në radhë hajdutëria është kandidati më serioz. Prandaj lipset më pak vëmendje për rryshfetet e Ajolës dhe shumë indinjatë e reagim për mizerjen politike të dëshmuar nga Veliaj dhe përkrahësit e tij.

Si dhe falenderim e respekt për qindëshen e protestueseve të palodhur që u mblodhën çdo javë para bashkisë prej prillit 2024. Ata janë sot për sot shpresa se politika do të përmbajë edhe llogaridhenien.

Si dhe një trysni politike që prokurorët të mos vrapojnë vetëm mbas harabelit të korrupsionit e të lenë menjanë elefantët e tij.

Etiketa: arrestimEdi RamaErion Veliajgenc pollokorrupsionspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Skenë filmi”/ Një marrëveshje verbale e Ramës nxiti ndërhyrjet e kontestuara në Spaç

19:56 : 02/06/2025
AKTUALITET

Me 9 kg kokainë të pastër në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Zvicër

16:25 : 02/06/2025
AKTUALITET

Shqiptarja e kthyer nga Gaza mesazh Ramës: Të shohim të vërtetën, aty po vriten fëmijë të pafajshëm

16:12 : 02/06/2025
AKTUALITET

Parcelë me kanabis në Mirditë, arrestohet 35-vjeçari/ EMRI

14:11 : 02/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama shkoi si sheik në Mynih për të parë finalen e Champions! Pagoi 30-40 mijë € biletë

12:57 : 02/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Dumani do quhet Altin Troplini, mbajti për 22 ditë fletë arrestet për kartelin e drogës

10:25 : 02/06/2025
Para

Përballja në gjyq me Karlo Bolinon, Këlliçi: Ishte i zverdhur dhe kokëulur

TË GJITHA

Fier/ Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve dhe drogës, arrestohen 4 persona! Detajet e operacionit

10:15 : 03/06/2025

Tiranë/ Zbulohen magazinat ku falsifikoheshin “veshjet firmato”, 4 të arrestuar (VIDEO)

10:01 : 03/06/2025

Hyri për tu larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 37-vjeçari

09:46 : 03/06/2025

Ushtria izraelite qëllon drejt turmës që po priste për ushqim në Rafah, Hamasi: Të paktën 24 të vdekur

09:40 : 03/06/2025

The Telegraph: Trafikanti shqiptar i drogës rikthehet ilegalisht në Britani pas dëbimit – EMRI

09:27 : 03/06/2025

Arrestohen dy shqiptarë në Greqi, policia gjeti në banesën e tyre lëndë narkotike

09:22 : 03/06/2025

VIDEO shokuese! Momenti kur 19-vjeçarja serbe heq rripin e sigurimit dhe bie nga parashuta

09:12 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com