• Kontakt
Monday, October 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

BE: Asnjëra palë nuk fiton nga një luftë tregtare transatlantike

16:16 : 03/02/2025
në BOTA

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian janë mbledhur sot (të hënën) në Bruksel për bisedime jozyrtare të përqendruara kryesisht në lidhjet mes bllokut dhe Shteteve të Bashkuara, shpenzimet ushtarake dhe rritjen e industrisë së mbrojtjes të Evropës. Një pjesë e vëmendjes iu kushtua deklaratave të Presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave ndaj bllokut. Udhëheqësit e vendeve anëtare dhe zyrtarë të lartë të bllokut thanë se nuk do të kishte fitues në një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Kaja Kallas theksoi se tarifat amerikane do të ndikonin në vendet e punës dhe çmimet, duke shtuar se Kina do të ishte e vetmja që do të përfitonte nga një situatë e tillë.

“Ne jemi shumë të ndërlidhur. Ne kemi nevojë për Amerikën dhe Amerika ka nevojë për ne gjithashtu”, tha ajo, duke folur para një takimi joformal të udhëheqësve të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Presidenti Trump ka paralajmëruar 27 vendet e Bashkimit Evropian se janë në radhë pas vendimit të tij për të vendosur tarifa gjithëpërfshirëse ndaj Meksikës, Kanadasë dhe Kinës.

Lexo edhe:

“Bllokimi” i bujqësisë dhe prova e madhe e Shqipërisë për fondet europiane

Integrimi në BE/ Rama si karagjoz: Edhe gjermanët nuk janë aq të përsosur sa i dinim

“Absolutisht (do të vendosë tarifa). Bashkimi Evropian na ka trajtuar shumë keq”, u tha Presidenti Trump gazetarëve të dielën.

Deklaratat e fundit nga Shtetet e Bashkuara po e shtyjnë Evropën të jetë më e fortë dhe më e bashkuar, tha Presidenti francez Emmanuel Macron përpara takimit në Bruksel.

“Nëse Evropa sulmohet mbi interesa komerciale, ajo duhet të ndërmarrë masa që të respektohet sërish dhe të veprojë”, tha Presidenti Macron.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, foli me një ton më të kujdesshëm, duke u kërkuar BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të punojnë së bashku.

“Si Shtetet e Bashkuara ashtu dhe Evropa përfitojnë nga shkëmbimi i mallrave dhe shërbimeve. Nëse politika doganore do ta vështirësonte këtë, do të ishte keq për të dyja”, tha Kancelari Scholz.

Megjithatë ai shtoi se blloku është një zonë e fortë ekonomike dhe “mund të reagojë ndaj politikave doganore me politikave doganore”.

Takimi joformal i nivelit të lartë në Bruksel ku po marrin pjesë edhe Kryeministri britanik Keir Starmer dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte përqëndrohet kryesisht në çështjen e mbrojtjes, por përfshin edhe bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara.

BE-ja ka eksportuar vazhdimisht më shumë mallra në Shtetet e Bashkuara sesa ka importuar dhe deficiti tregtar i mallrave në vitin 2023, ishte 155.8 miliardë euro, sipas të dhënave të Eurostatit.

Megjithatë, në shërbime, SHBA-ja kishte një tepricë të eksporteve mbi importet me Bashkimin Evropian prej 104 miliardë eurosh në vitin 2023./VOA

Etiketa: BESHBAtregti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Bllokimi” i bujqësisë dhe prova e madhe e Shqipërisë për fondet europiane

18:19 : 13/10/2025
AKTUALITET

Integrimi në BE/ Rama si karagjoz: Edhe gjermanët nuk janë aq të përsosur sa i dinim

11:52 : 13/10/2025
AKTUALITET

Studimi: Shqipërisë i duhen 64 vite për të arritur standardin e qeverisjes së BE-së

08:04 : 13/10/2025
BOTA

Inteligjenca Artificiale mund të “zhdukë” 100 milion vende pune në SHBA

21:20 : 12/10/2025
BOTA

Të shtëna me armë zjarri në SHBA, 4 të vrarë dhe 20 të plagosur

17:18 : 12/10/2025
BOTA

Çfarë roli mund të luajë Evropa për rindërtimin në Gazë?

14:55 : 12/10/2025
Para

Gerta flet pas incidentit me Gjestin: Me birra dhe alkool lagemi gjithmonë në plazh...

TË GJITHA

Energjia/ Italisë i duhen 2.4 milionë punonjës të rinj

22:40 : 13/10/2025

E kishin kthyen lokalin në qendër droge, arrestohen 4 shqiptarë në Itali

22:37 : 13/10/2025

EMRAT/ Shisnin vaj ulliri të rrezikshëm, dënohen prodhuesi dhe i biri

22:24 : 13/10/2025

99% e shqiptarëve mbështesin familjen tradicionale

22:15 : 13/10/2025

Pse po zvarritet emërimi i drejtuesit të ri të BKH-së? Gazetarja: Gara ka kapërcyer çdo afat!

22:07 : 13/10/2025

Dënimi i Sarkozy nis javën e ardhshme, ja burgu ku do të qëndrojë ish-presidenti francez

21:53 : 13/10/2025

Bie mbështetja për Listën Serbe në Kosovë, por ndikimi i Vuçiç vazhdon

21:48 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com