• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Strategjia elektorale e SPAK, si Kola i dritave

13:41 : 29/01/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Basir Çollaku

Shkodranët, si nana e humorit, kanë prodhuar mes pafundësisë së krijimeve edhe skeçin “Kola i dritave”. Në atë histori, ku gjithë ndërmarrja bënte mbledhje me javë me e bind Kolën e shkretë se ke harru dritën e zyrës ndezë, e pjesa tjetër shinte livadhin e nuk bënte kokërr pune, se udhëheqja kishte punë me Kolën. Më duket se strategjia e SPAK për zgjedhjet 2025, ka pak “Kolë” brenda saj. Në atë çfarë Struktura ka publikuar, ka një harresë të mëkateve të vjetra, duke tentuar të rrijë gati për të rejat, ndonëse edhe këtu firot janë të dukshme.

Përse?

Struktura vë në krye drejtuesin për krimin elektoral, duke ofruar bashkëpunim me Policinë e Shtetit Komisionerin dhe Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, duke lajmëruar edhe nënshkrime marrëveshjesh. Nuk mjafton Kodi Penal, i procedurës dhe Kushtetuta si bashkësi ligjore, për të kryer veprimet hetimore në kohën e dobishme për rezultat? Grupet në terren në 12 qarqe e 61 bashki, janë një mangësi burimesh njerëzore, për të cilën Struktura ka kërkuar në Kuvend disa herë shtesa në numër. Është ky moment për një sforco shtesë të qeverisë për të zgjidhur qese dhe emra? E kjo kompromenton më pas seleksionimin! Po gjykatat? Cili do të jetë roli i tyre? Sepse vendimmarrja nuk do të presë radhën pas përfundimit të procesit! A e kanë shprehur ata dakordësinë? Sepse ata e kanë një kalendar seancash, të cilave u përfundojnë apo digjen afatet. Janë 150 mijë dosje stok, në pritje të shqyrtimeve. A janë konsultuar bashkarisht? A ka një njësi, ku edhe policia të jetë në sinkronë me këtë akt dhe fakt disi kaotik para zgjedhjeve?

Lexo edhe:

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: Kush, ku fitoi?

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, dalin rezultatet e para

Po trashëgimia, sa premtuese është?

Nëse kthehemi në zgjedhjet e mëparshme, të dhënat nuk janë fort të qeshura. Dosja “184” është dosja dështuese e krimit elektoral në Dibër, në zgjedhjet e pjesshme 2016, ku nuk mungon as Prokuroria e Posaçme. Udhëtimet e saj Peshkopi-Tiranë, pas daljes nga arkivat e Krimeve të Rënda, janë provë e ndikimit politik të moszbardhjes e mosmarrjes së vendimeve në kohë, ku të ketë vlerë vendimi. Sa herë shkuan të pyeten në SPAK për këtë krim zgjedhor Edi Rama, Ulsi Mania, Saimir Tahiri, Pjerin Ndreu e shumë deputetë e drejtorë të administratës e policisë, të dalë në përgjime? Përgjime të bëra publike nga gazeta më e madhe në Europë, gjermanja “Bild”. Po dosja “339”, sërish me krim elektoral, ku Struktura në vonesën e hetimeve gjeti dy komisionerë, të cilët kishin ndërruar jetë, teksa ishin në kërkim për marrjen në pyetje? Po mbi 100 kallëzime të opozitës, të PD, për zgjedhjet e 2021, prej të cilave vetëm 7 kanë marrë vëmendje hetimore? Po katastrofa hetimore për vrasjen e 21 prillit të zgjedhjeve të 2021 në Elbasan, ku prokurori Alfred Shehu dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ard Veliu gënjyen publikisht, se në makinën e të kërkuarit Greca nuk ka material elektorale? Deklarimet e tyre u rrëzuan më pas me prova në gjykatë. Por, të dy dëmtuesit e hetimit u shpërblyen. Njëri zëvendësministër e tjetri u përcoll në SPAK nga prokuror në Elbasan.

Po dosjet sky-enchro?

Janë së paku katër qarqe të rrëzuara nga dosjet e ardhura nga Franca, Belgjika dhe Holanda, të dosjeve të prodhuara nga përgjimet e aplikacioneve, sky, enchro, matrix etj. Elbasani, Shkodra, Durrësi e Tirana kanë dëshmi tronditëse. Metamorfoza, revanshi me shumë kapituj rrëfejnë krim elektoral nga zgjedhjet 2017, 2021 e deri në ato të vitit 2023, e tashmë në pritje të vijimit në 2025, ku ka ministra, deputetë, bashkiakë e drejtorë të përfshirë. Po sipas deklarimeve të Dumanit, në këto dosje ka prokurorë, gjyqtarë e oficerë policie në komunikime ndere e favore me bandat. Vetëm në një dosje të tillë, ka afro 40 prokurorë, gjyqtarë, oficerë police të përmendur. Po në të tjerat? A do të jenë këta të dyshuar nga Prokuroria, Gjykata, Policia, në ekipet Task Forcë, për të hetuar vetveten dhe të dyshuarit e grupeve ku dalin emërpërmendur?! Po rasti “Beleri” ku nisi hetime rrufe Vlora, pas betimit nëpër ekrane të kryeministrit Edi Rama, se do merrej personalisht, në shkelje flagrante kompetencash ligjore, e pastaj u dërgua në SPAK, aty ku ka vendime gjykate për procedurën dhe kryerjen e veprimeve të dyshuara të falsifikuara, e të cilave Prokuroria nuk iu bindet?!

Më duket se Kola e ka harruar akoma dritat ndezë…

Etiketa: 11 MajiBasir Çollakukrim elektoralspakzgjedhje

Lajme të lidhura

RAJONI

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: Kush, ku fitoi?

08:23 : 20/10/2025
RAJONI

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, dalin rezultatet e para

21:44 : 19/10/2025
RAJONI

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Policia arreston dy persona, u prezantuan si vëzhgues

19:24 : 19/10/2025
AKTUALITET

SPAK kontrolle tek zyra dhe shtëpia e administratorit të OSHEE, Enea Karakaçi

20:50 : 18/10/2025
AKTUALITET

SPAK çon në gjyq “Çopjat”/ Si funksiononte grupi me 33 persona dhe lidhjet me drejtësinë e Policinë

16:50 : 18/10/2025
AKTUALITET

“Madeira Club”/ Mashtrim 300 mln euro me kripto, bllokohen kompanitë hoteliere të spanjollëve në Shqipëri

13:21 : 18/10/2025
Para

Durrësi si Venecia, përmbytet me 10 minuta shi - VIDEO

TË GJITHA

Sekretariati i Etikës përjashton Gazment Bardhin nga Kuvendi për 15 ditë

10:12 : 20/10/2025

Sulmet e Izraelit, 45 persona humbin jetën në Gaza

10:08 : 20/10/2025
Vrasja e Selavdi Shehaj

Porositi vrasjen e Selavdi Shehaj për 150 mijë €, arrestohet në Dubai trafikanti i drogës Altin Sinomati

10:07 : 20/10/2025

Keydata: Çmimet e apartamenteve në 3-mujorin e dytë 2025 janë trefishuar krahasuar me 2005

09:56 : 20/10/2025

VIDEO/ Merr flakë bagazhi, avioni “Air China” bën ulje emergjente

09:47 : 20/10/2025

Arrestimi i avokatit Ulian Barjami, bojkotohen gjyqet për 5 ditë

09:27 : 20/10/2025

Shpopullimi i Shqipërisë! 70% e bashkive me shtesë natyrore negative

09:14 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com