• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përgjimet me Taulant Ballën/ Pse Dumani kërcënoi Berishën

20:47 : 21/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Duke qenë të ndërgjegjshëm për periudhën se kur u lejohet të kryejnë arrestime të bujshme dhe kur duhet ta shfletojnë ndonjë dosje pa bërë shumë zhurmë, prokurorët e SPAK kanë krijuar një sinergji me kryeministrin Edi Rama për goditjet brenda Partisë Socialiste, që ka çuar në konceptin e njohur si “drejtësi me regji”.

Rastet se si prokurorët e SPAK janë koordinuar me nevojat e Edi Ramës në zgjedhje janë disa, që nga Lefter Koka dhe Alqi Bllako që u arrestuan pas zgjedhjeve parlamentare të 2021, që nga Vangjush Dako dhe Jorgo Goro pas zgjedhjeve lokale të 2023 etj.

Kur flitet për drejtësi me regji, nënkuptohet edhe një koordinim i dosjeve për të bërë një çiftëzim të hetimeve me emra të rëndësishëm si nga mazhoranca, ashtu edhe nga opozita, në mënyrë që të krijohet ideja e një ekuilibri dhe paanësie e institucionit në dy krahët e politikës. Që mekanizma të tillë kanë funksionuar më së miri e tregoi një sondazh i ditëve të fundit, sipas të cilin qytetarët besonin institucioni ishte ndër më të pëlqyerit në vend (63% pëlqim).

Por në dy protestat që ka organizuar në hyrje të SPAK, Sali Berisha ka tentuar të godasë pikërisht këtë koordinim mes SPAK dhe Partisë Socialiste, duke nxjerrë përgjime nga dy dosje të ndryshme ku përmendet Taulant Balla, ish-Ministër i Brendshëm dhe aktualisht Sekretar për Diasporën në Partinë Socialiste. Qëllimi është të çmontohet mekanizmi, që e mban të koordinuar SPAk nën regjinë e Edi Ramës, 4 muaj para zgjedhjeve.

Përgjimet, Balla në komunikimet e bandës së Suel Çelës

Lexo edhe:

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

Screenshot

I detyruar me vendim gjykate të paraqitet në SPAK çdo dy javë, Berisha ka mbajtur dy fjalime ku i referohet disa përgjimeve në të cilat, sipas tij, përmendet emri i Taulant Ballës, por që deri tani janë arkivuar nga SPAK.

Përgjimet supozohet të jenë pjesë e dy dosjeve të ndryshme, të cilat janë shkëputur nga procedimet fillestare 1) Toyota Yaris 2) Suel Çela.

E përbashkëta në këto dosje të krijuara rishtas, është e para se në të dy fashikujt del emri i Taulant Ballës, dhe e dyta ndërsa personazhet e tjerë të dosjeve janë arrestuar dhe janë dërguar në gjykatë.

Në protestën e parë, 6 Janar, Berisha zbuloi biseda të shkëputura nga komunikimet në SKY ECC të banditëve të Suel Çelës. Nga përgjimet që lexoi Berisha, del se atyre iu premtua arrestimi i bandës rivale, vëllezërit Çapja, gjithnjë në këmbim të patronazhimit të votave në Elbasan.

Taos i kishin kërkuar arrestimin e kundërshtarëve të tyre.

Tao iu përgjigj kësaj: A garantoni që të gjithë ata njerëz do votojnë për ne nëse vendosim në listë ata që doni në burg?

(Pra, do na i siguroni ju votat nëse ne me listë i burgosim ata që kërkoni ju?)

Përgjigjia ishte: Po, ne e garantojmë këtë.

Më pas Tao tha: Ata do shkojnë në burg këtë vit.”

Përgjimet, Balla në bisedat e dosjes “Toyota Yaris”

Dy javë më vonë, Berisha u kthye në SPAK në respekt të masës “detyrim paraqitje”, ndërsa me vete kishte marrë përgjime të tjera, që implikonin sërish Taulant Ballën, por kësaj radhe me dosjen e “Toyota Yaris”, në qendër të së cilës ishin më shumë se 3 milion euro që u kapën në dy automjetete në portin e Durrësit.

Bisedat janë të një oficereje të policisë Eriona Dautaj dhe avokatit Radovan Çela, kur përmendet sërish emri i Taulant Ballës. Të dy janë të arrestuar me urdhër të SPAK.

Erjona Daupaj: Do ta çoj për sekuestro, nuk do i bëj nder Ballës. Po e çoj për sekuestro komplikohet puna se do ia marrin, Ballës e ka fjalën.

Astrit Vladi (që është princi i parave, 1.2 milionë euro i la në Portin e Durrësit gjatë kontrollit për të shpëtuar): Mirëmbrëma, OK shoku, kur e paskan sjellë?

Radovan Çela, avokati: Këto ditë, po më pyet, do jetë prapë Balla apo do jesh ti?

Vladi (e merrni me mend ju tani, Vladi dhe Balla ishin njëlloj, ishin para të përbashkëta): OK se flas unë, por të na tregojë mënyrën se si do e mbyllë.

Në këtë moment, shtetasi i dërgon mesazhin që ka marrë nga shtetasja Eriona Daupaj, që e informon për mënyrat se si do mbyllet duke nxjerrë procedurën jashtë afateve ligjore. E kuptoni se si i mbrojnë kriminelët këta horra? I mbrojnë me skadim afatesh, me të gjitha mënyrat.

Eriona Daupaj (Matahari i Skrapit të partisë): Çfarë ka? Pse i duket pa vlerë situata? Do e pësojë keq, i thuaj. Do i bjerë kokës me grushta.

Radovan Çela: Nga Tao, dhe thotë se i ka në rregull lekët. (Pra Tao e ka bërë, Taulant Balla.)

Daupaj: Kishte të drejtë bundra, nuk duhej toleruar që në fillim. Aty ku do të shkojë ai, do ia djegin letrat me benzinë, se bundra luan edhe me Taon. (E imagjinoni ju, bundra e ka Taon në xhep).

Daupaj: Jo, bundra do t’ia marrë, e ke gabim këtë radhë do ia marrë. Nuk dua të armiqësohem me policinë. I dola borxhit Taos. Ia ktheva, mos më sill më, i tha Tao, do ta pengoj unë. Ata e sollën prapë, i dolën borxhit. Këtë e ka bërë prej tij.

Radovan Çela: Do flas prapë.

Leximin e përgjimeve, Berisha e shoqëron me komente të ndryshme për personazhet që ose janë në burg, ose janë shpallur në kërkim. Sipas tij, edhe në këtë dosje, SPAK nuk ka ndërmarrë asnjë hetim ndaj Taulant Ballës.

Reagimi i pazakontë i Altin Dumanit

Kur ka parë se si masa “detyrim paraqitje” e kreut të Partisë Demokratike, po shndërrohet në një kryqëzatë kundër tij, Dumani ka vendosur të reagojë duke intensifikuar komunikimin me publikun.

Edhe pse deri tani, ai ka krijuar profilin e një prokurori që preferon të flasë përmes arrestimeve, Dumani bëri tre lëvizje të pazakonta për t’iu përgjigjur sulmeve të Berishës.

Censurimi i Berishës ishte vendimi i parë që mori shefi i SPAK kur urdhëroi oficerin e Byrosë Kombëtare të Hetimit që të mos lejonte Sali Berishën të shkruante një shënim në dokumentin që firmos për detyrimin e paraqitjes. Në rastin e parë, Berisha kishte shkruar shënimin se SPAK ishte një organizatë kriminale.

Përgënjeshtrimi i Berishës ishte masa e dytë që mori Dumani, në lidhje me deklaratën se një person anonim me pseudonimin Zaho Koka kishte dërguar foto dhe video që faktonin se Olsi Rama ishte pjesë e grupit të trafikut të kokainës së Xibrakës. Dumani njoftoi se kishte kërkuar verifikimin në zyrat e SPAK dhe BKH dhe kishte marrë si përgjigje se nuk ekzistonte asnjë denoncim apo material i dërguar nga ndonjë Zaho Koka.

Kërcënimi për Berishën ishte reagimi i tretë. Gazetarët u thirrën për një takim në zyrat e SPAK, të cilin Altin Dumani e përdori për t’i dërguar paralajmërimin Sali Berishës në lidhje me përgjimet e Taulant Ballës. Sipas gazetarëve që ishin në takimin me Dumanin në SPAK, kur u pyet për përgjimet e publikuara, ai është përgjigjur pozitivisht në lidhje me përgjegjësinë penale për ata që publikojnë të dhëna sekrete nga hetimi.

Çfarë treguan reagimet e Dumanit për përgjimet me Ballën

Kushdo që beson në paanësinë dhe seriozitetin e SPAK e ka mirëpritur sqarimin se nuk ekziston asnjë denoncim me foto apo video për Olsi Ramën nga ndonjë anonim i quajtur Zaho Koka. Dhe për ta përgënjeshtruar Berishën, SPAK doli me njoftim zyrtar.

Por ndryshe veproi për përgjimet që lexohet në hyrje të SPAK dhe ku përmendet Taulant Balla. Në këtë rast, Altin Dumani nuk përgënjeshtroi asgjë, por kërcënoi me përgjegjësinë penale të nxjerrjes së sekretit hetimor.

Munegesa e një përgënjeshtrimi për përgjimet e Ballës është jo vetëm konfirmim për vërtetësinë e përgjimeve, por edhe provë se SPAK nuk do të bëjë asnjë lëvizje për ish-Ministrin e Brendshëm, aktualisht sekretar i Diasporës në Partinë Socialiste, që del si pjesë e përgjimeve në dy dosje të krimit të organizuar dhe organizatës kriminale.

është e njëjta sinergji që ka funksionuar me Partinë Socialiste, kur kjo duhet lënë të punojë. Të paktën, deri ditën e zgjedhjeve. Më pas, prokurorët e SPAK janë të lirë t’i nxjerrin përgjimet dhe provat për të kryer arrestime, duke i dhënë formë asaj që ndryshe quhet drejtësi me regji./ Lapsi.al

Etiketa: ALTIN DUMANIBallabandaSali Berishaspaksuel celaTaulant Balla

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

17:05 : 05/06/2025
AKTUALITET

U kap duke ngrënë krudo në Durrës, Voltan Xhani përfundon në SPAK për vrasjen e Rroshkodolit

16:27 : 05/06/2025
AKTUALITET

Takimi Berisha–Schieder në Bruksel: Nevojë urgjente për mbrojtjen e demokracisë në Shqipëri

13:23 : 05/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ SPAK dërgon për gjykim 37 të pandehur, anëtarë të dy grupeve kriminale

12:38 : 05/06/2025
AKTUALITET

Takimi me Berishën, Kovatchev i shqetësuar: Do i ndjek nga afër zhvillimet në Shqipëri

12:26 : 05/06/2025
Para

Zjarri në resortin e skive në Turqi /Rritet bilanci i viktimave, shkon në 76 numri i të vdekurve

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com