• Kontakt
Wednesday, August 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pjesë e klanit “Çela”/ 6 të arrestuar e një në kërkim, trafikonin kokaine nga Amerika e Jugut (EMRAT)

13:41 : 21/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Pesë persona janë arrestuar në Shqipëri, një është shpallur në kërkim, si dhe një është kapur në Spanjë, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “ICARO.AL” të hetuar nga autoritetet italiane.

Në kuadër të këtij operacioni deri më tani janë arrestuar 12 persona në total dhe 8 të tjerë janë nën hetim, ku u godit një grup kriminal italo-shqiptaro që trafikonin lëndë narkotike kokainë me automjete nga Amerika e Jugut për ta shitur në Itali dhe në shtete të Europës Qendrore.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me SPAK kanë arrestuar në vendin tonë 5 anëtarë të grupit kriminal, më konkretisht shtetasit:

Igli Dervishi, 30 vjeç, banues në Elbasan;
Shkëlqim Pashja, 44 vjeç, banues në Elbasan;
Ervin Dema, 40 vjeç, banues në Elbasan;
Edmond Zhuja, 41 vjeç, banues në Shkodër;
Genti Berisha, 28 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërkohë, në kuadër të këtij operacioni ndërkombëtar, raportohet se pas informacioneve të dhëna nga policia shqiptare, është arrestuar në Spanjë edhe shtetasi Gerardo Pashja alias Astrit Pashja, 48 vjeç, person me precedent penal.

Lexo edhe:

Moti i keq shkakton probleme në jugun e Italisë, përmbytje në disa zona

Hetimet/ Grupi shqiptar dyshohet se përdori nëndetëse për trafikun e kokainës

Gjithashtu, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, në Shqipëri, është shpallur në kërkim dhe shtetasi M. M., 28 vjeç, i cili kërkohet dhe për vepra të tjera penale. Autoritetet raportojnë se po punohet për kapjen e tij.

7 shtetasit e mësipërm në bashkëpunim dhe me persona të tjerë akuzohen nga Gjykata e Breshias në Itali, se të organizuar si grup, kanë trafikuar lëndë narkotike kokainë nga Amerika e Jugut, nëpërmjet automjeteve të modifikuara për fshehjen e lëndës narkotike dhe e kanë shitur atë në qytete të Italisë dhe në shtete të Europës Qendrore.

.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët, për të finalizuar ekstradimet e personave të arrestuar në vendin tonë. Materialet procedurale i kaluan SPAK, për veprime të mëtejshme.

Hetimet nisën në gjysmën e dytë të vitit 2020, informojnë mediat italiane pas identifikimit të aktivitetit të shpërndarjes së kokainës në ambiente argëtuese në liqenin Garda, Itali.

Në vitin 2021, një nga të dyshuarit u kap me 350 kg kokainë, çka çoi në rikonstruktimin e një rrjeti kriminal italo-shqiptar.

Droga importohej nga Amerika e Jugut nëpërmjet automjeteve të modifikuara dhe shpërndahej në Itali dhe Europë.

Në krye të grupit kriminal ishin dy vëllezër nga klani Çela i Elbasanit. Ata drejtonin operacionet e trafikut, përfshirë importimin, shpërndarjen e drogës dhe grumbullimin e të ardhurave, të cilat dërgoheshin në Shqipëri përmes linjës së autobusëve Breshia-Elbasan.

Për të siguruar furnizime të drogës, vëllezërit udhëtuan në Kolumbi, Ekuador dhe Dubai, duke krijuar kontakte me furnizuesit kryesorë të kokainës.

Operacioni u koordinua nga Drejtoria Qendrore Kundër Krimit në Itali, në bashkëpunim me Shërbimin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor, Interpolin dhe agjencitë e sigurisë në Shqipëri dhe Spanjë. Përfshirja e Zyrës së Ekspertëve të Sigurisë në Tiranë dhe Madrid luajti një rol kyç në fazat përfundimtare të operacionit.

Ky megaoperacion përfaqëson një goditje të rëndësishme ndaj trafikut ndërkombëtar të drogës dhe bashkëpunimit kriminal ndërmjet grupeve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare. Përpjekjet e koordinuara të autoriteteve pritet të vazhdojnë për të ndjekur penalisht të gjithë anëtarët e rrjetit.

Etiketa: amerika e jugutAstrit PashjaEdmond ZhujaErvin DemaGenti BerishaGerardo PashjaIgli DervishiItalikokaineShkëlqim Pashja

Lajme të lidhura

BOTA

Moti i keq shkakton probleme në jugun e Italisë, përmbytje në disa zona

21:54 : 19/08/2025
AKTUALITET

Hetimet/ Grupi shqiptar dyshohet se përdori nëndetëse për trafikun e kokainës

19:36 : 19/08/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Laborator droge në Yzberisht, arrestohet pronari, sekuestrohen armë, kanabis dhe kokainë

08:43 : 19/08/2025
AKTUALITET

Grabitën dhe dhunuan një çift të moshuar, arrestohen 3 shqiptarë në Itali

21:48 : 18/08/2025
AKTUALITET

EMRI/ E rëndë në Itali, 47-vjeçari shqiptar vritet me armë elektrike nga policia

18:50 : 18/08/2025
BOTA

E rëndë në Itali, dy foshnje humbin jetën pasi u infektuan nga detergjenti i spitalit

18:30 : 18/08/2025
Para

Lëvizte me armë zjarri në rrugë, arrestohet 44-vjeçari në Kamëz

TË GJITHA

EMRI/ Ktheu oborrin e shtëpisë në parcelë kanabisi, arrestohet 32-vjeçari në Kurbin

13:00 : 20/08/2025

Liria e medias sfidë serioze/ Gazetarët praktikojnë vetë-censorim për shkak të presioneve

12:50 : 20/08/2025

PD: KAYO dhe TIMAK Defence rrezikojnë sigurinë kombëtare, duhet hetim i menjëhershëm

12:43 : 20/08/2025

Berisha: Kërcënimi i Irfan Hysenbelliut, akt i rëndë kundër medias

12:25 : 20/08/2025

Bardhi publikon pamje të reja: Me urdhër të Ballukut komisionerët e PS kontrollojnë votat në Divjakë

12:17 : 20/08/2025

Bulqizë/ Mekaniku humb jetën gjatë punimeve, drejtuesi i kompanisë nën akuzë

12:04 : 20/08/2025

Vrasja e 32-vjeçarit në Divjakë, banori i fshatit: Kanë pasur konflikte për punë toke

11:52 : 20/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com