Në fjalën e mbajtur pas daljes nga SPAK, kreu i PD-së Sali Berisha ka publikuar dhe disa përgjime që sipas tij, i përkasin dosjes “Toyota Yaris”, ku u arrestua ish-kreu i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka.
Në përgjimin e denoncuar nga Berisha është një bisedë mes ish-Oficeres së Policisë Gjyqësore, Erion Daupaj, avokatit Radovan Çela dhe shtetasit Astrit Vladi.
Në përgjime ata flasin për një personazh të quajtur “Tao” që sipas Berishës i referohen Taulant Ballës dhe një personazhi që e etiketojnë si “bundra”, ku duken se i referohen një personazhi të drejtësisë dhe një shume lekësh që kjo e fundit merr nga “Tao”
“Tani, siç e dini ju, jam zotuar para jush t’u faktoj ju dhe shqiptarëve se çfarë organizate kriminale paguhet në këtë ndërtesë. Radhën e parë, me dokumente, u paraqita narkokriminelin ministër, Taulant Ballën, marrëveshjen e tij për burgosjen e kundërshtarëve të bandës së tij dhe garantimin e votave. Sot kam sjellë këtu para jush për të sjellë përsëri regjistrime të dosjeve që fsheh Altin Lala. Kur flas për Altin Lalën, kam parasysh vrasësin Ymer Lala.
Pra, mbi këto dosje, mbi këto krime, fle i paguar nga krimi, mercenari i Edi Ramës, Altin Lala. Eriona Daupaj është një ish-punonjësve e BKH-së, seksere e fuqishme e prokurorëve, por sot unë kam ndarë pjesën e dosjes Toyota Yaris, që ka të bëjë me Taulant Ballën. Dhe jo pjesën që ka të bëjë me fluksin e parave kriminale, por me përpjekjet e tij për të shpëtuar nga konfiskimet dhe sekuestrimet mjetet e krimit, paratë e krimit, makinat e krimit.
Daupaj: Do ta çoj për sekuestro, nuk do i bëj nder Ballës. Po e çoj për sekuestro komplikohet puna se do ia marrin, Ballës e ka fjalën.
Astrit Vladi (që është princi i parave, 1.2 milionë euro i la në Portin e Durrësit gjatë kontrollit për të shpëtuar): Mirëmbrëma, OK shoku, kur e paskan sjellë?
Radovan Çela, avokati: Këto ditë, po më pyet, do jetë prapë Balla apo do jesh ti?
Vladi (e merrni me mend ju tani, Vladi dhe Balla ishin njëlloj, ishin para të përbashkëta): OK se flas unë, por të na tregojë mënyrën se si do e mbyllë.
Në këtë moment, shtetasi i dërgon mesazhin që ka marrë nga shtetasja Eriona Daupaj, që e informon për mënyrat se si do mbyllet duke nxjerrë procedurën jashtë afateve ligjore. E kuptoni se si i mbrojnë kriminelët këta horra? I mbrojnë me skadim afatesh, me të gjitha mënyrat.
Eriona Daupaj (Matahari i Skrapit të partisë): Çfarë ka? Pse i duket pa vlerë situata? Do e pësojë keq, i thuaj. Do i bjerë kokës me grushta.
Radovan Çela: Nga Tao, dhe thotë se i ka në rregull lekët. Pra Tao e ka bërë, Taulant Balla.
Daupaj: Kishte të drejtë bundra, nuk duhej toleruar që në fillim. Aty ku do të shkojë ai, do ia djegin letrat me benzinë, se bundra luan edhe me Taon. E imagjinoni ju, bundra e ka Taon në xhep.
Daupaj: Jo, bundra do t’ia marrë, e ke gabim këtë radhë do ia marrë. Nuk dua të armiqësohem me policinë. I dola borxhit Tao. Ia ktheva, mos më sill më, i tha Tao, do ta pengoj unë. Ata e sollën prapë, i dolën borxhit. Këtë e ka bërë prej tij.
Radovan Çela: Do flas prapë.
Pra, miqtë e mi, a e shihni ju se si Altin Lala fle mbi këto dosje krimi. Se si ky mercenar i moralit të ligjit mbron ministra kriminelë, anëtarë të organizatave kriminale dhe se si ky mercenar organizon apo merr me urdhër të Edi Ramës, mendon se do mund të shembë pluralizmin në Shqipëri.” – tha Berisha.
Më tej lideri demokrat iu premtoi mbështetësve se do të publikojë dhe kodin që përdorte Taulant Balla në aplikacionin e enkriptuar “Sky Ecc”, teksa sulmoi dhe dy prokurorët Enkelejda Millonain dhe Alfred Shehun.
“Pra, këtu para jush konferencat do të jenë, dhe unë kam shumë të tjera, por do mbarojmë me Ballën njëherë dhe pastaj do u kthehemi me radhë dhe do u faktoj se çfarë e rrezikshme për Shqipërinë dhe shqiptarët punon në këtë institucion. Iu kisha premtuar kodin e Taulant Ballës. Iu garantoj se do t’ua sjell. Unë e kuptoj se atë ditë, pas konferencës së shtypoit, ai mblodhi gazetarët dhe u tha se nuk kam pasur kod, se po të kisha pasur, nuk do më bënin ministër. Po kryeministri ka pasur tre kode, ai u bë kryeministër me tre kode.
Ndaj edhe kodin do ia zbërthejmë këtij personi dhe do vazhdojmë këtë betejë përpara kësaj selie të krimit. Jam këtu për t’u bërë thirrje të gjithë atyre burrave dhe grave që punojnë këtu me ndershmëri dhe zbatojnë ligjin për t’i garantuar se ata do kenë respektin e palëkundur të qeverisë së ardhshme, por të distancohen dhe të denoncojnë me të gjitha mënyrat veprimtarinë kriminale të Altin Lalës, të ish-xhelatit të Sigurimit të Shtetit, Arben Kraja, të Enkelejda Fetahut.
E morët vesh apo jo, që kjo Millonai, kjo i mbyllte dosjet gjykatës kriminale Fetahu. Dhe të kriminelëve të tjerë se nuk janë vetëm këta.
Ndaj dhe thirrja, se këtu ka djem të ndershëm, vajza të ndershëm, në prokurori, në OPGJ, që dallojnë si nata me ditën me këta që përmenda. Me Alfred Shehun, me këtë mashtrues ordiner, këtë kriminel publik, që shpërlan Edi Ramën. Ky është Alfred Greca, ky është vëlla siamez me trafikantin Mehmet Greca, që kishte makinën plot euro dhe karta identiteti, dhe u deklaroi shqiptarëve se në makinën e sivëllaut të tij, Mehmet Greca nuk ndodhej asnjë material elektoral.” – deklaroi Sali Berisha.