• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sesioni i fundit para “shpërndarjes”/ Sot rinis Kuvendi, ja se çfarë pritet të diskutohet

08:22 : 20/01/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Ditën e sotme do të rinisë Kuvendi, pas ndërprerjes për festat e fundvitit, me seancën plenare që është planifikuar të nisë në orën 17:00.

Ky do të jetë sesioni i fundit për këtë legjislaturë të dhjetë, e cila do të vijojë punimet deri në mars, për t’ia lënë më pas vendin përgatitjeve për zgjedhjet e 11 majit, ku qytetarët do të zgjedhin parlamentin e ri.

Mazhoranca dhe opozita do të përpiqet të gjejnë gjuhën e përbashkët për disa nisma. Një prej nismave kryesore është ndryshimet në Kodin Zgjedhor për të lehtësuar votën e diasporës, të cilat janë ndryshime teknike.

Më konkretisht bëhet fjalë për afrimin e datës së regjistrimeve dhe shpalljes së emrave të kandidatëve për deputetë në mënyrë që fleta e votimit të prodhohet më shpejt dhe të shpërndahet te emigrantët që do të votojnë me postë.

Ndryshimi tjetër është ai që kërkon të specifikojë në ligjin zgjedhor, se për këto zgjedhje, emigrantët nuk do të kenë asnjë kosto, pasi njëjtë si dërgimi i fletës së votimit, edhe marrja e saj do të bëhet me buxhetin e shtetit.

Lexo edhe:

Rezultati nga votimi elektronik/ Alimehmeti më i votuari nga PD, ndiqet nga Tabaku dhe Murrizi

Mbyllet numërimi i votave në Skrapar, fiton PS

Ndërkohë, palët kanë përplasje sa i përket numërimit të votave të diasporës, ku Partia Socialiste ia lë në dorë administratës së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, ndërsa opozita kërkon të procedohet normalisht njësoj si me votat brenda vendit, pasi nuk ka besim tek institucioni i drejtuar nga Ilirjan Celibashi.

Gjithashtu, Partia Demokratike propozon që emigrantët të votojnë edhe me dokumente të huaja, por kjo kërkesë duket e vështirë për të gjetur dakordësinë mes palëve.

Në seancat e para të këtij sesioni pritet të votohet edhe për dërgimin ose jo në Gjykatë Kushtetuese të mandatit të deputetit socialist vullnet Sinaj, çështje për të cilën u ra dakord disa ditë më parë në Këshillin e Mandateve. Ai akuzohet nga opozita për konflikt interesi duke përfituar fonde publike

Në Kuvend gjithsesi debate pritet të ketë edhe për nismat e fundit ligjore të depozituara nga të dyja palët përgjatë javëve të fundit e që do t’i nënshtrohen diskutimit parlamentar, siç është paketa e maleve e qeverisë, apo dy projektligjet e depozituara nga demokratja Jorida Tabaku për “Për marrëveshjet e kredisë konsumatore” apo ai për “Mbrojtjen e Konsumatorëve”.

Mbledhja e Kuvendit në seancë plenare në datën 20.1.2025, ora 17:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si me poshtë

1. Hapja e punimeve të sesionit VIII të Legjislaturës X.

2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 19.12.2024.

3. Njoftime.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë

Etiketa: debatediasporaemigrantetKuvendimazhorancaopozitapaletvotavullnet sinaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rezultati nga votimi elektronik/ Alimehmeti më i votuari nga PD, ndiqet nga Tabaku dhe Murrizi

12:31 : 12/05/2025
AKTUALITET

Mbyllet numërimi i votave në Skrapar, fiton PS

11:55 : 12/05/2025
AKTUALITET

Përfundon numërimi i votave në disa bashki në Gjirokastër, ja kush kryeson

10:21 : 12/05/2025
AKTUALITET

Bllokohet procesi i numërimit në shkollën “1 Maji” në Tiranë, tërhiqen numëruesit e PD

10:19 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohen kutitë e 172 QV-ve në qarkun e Korçë, ja kush kryeson

09:43 : 12/05/2025
AKTUALITET

Ndërpritet numërimi i votave në Pogradec, kush kryeson deri më tani

09:12 : 12/05/2025
Para

Kryebashkiaku socialist i Malësisë së Madhe shkon që “pa gdhirë” në SPAK

TË GJITHA

Rezultati nga votimi elektronik/ Alimehmeti më i votuari nga PD, ndiqet nga Tabaku dhe Murrizi

12:31 : 12/05/2025

Partitë i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës

12:25 : 12/05/2025

Ndërpritet numërimi i votave në Fier, rrifillon nesër

12:21 : 12/05/2025

PS fiton edhe Rrogozhinën, ja si renditet PD dhe partitë e tjera opozitare

12:13 : 12/05/2025

Të vërtetat që duhen lexuar në kutitë e votimit

12:02 : 12/05/2025

KQZ publikon rezultatet e votimit elektronik në Vorë dhe në njësinë nr. 10 në Tiranë

11:56 : 12/05/2025

Mbyllet numërimi i votave në Skrapar, fiton PS

11:55 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com