• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rilindja kërkon madhështinë e Edi Ramës, Opozita fuqizimin e qytetarit

13:38 : 19/01/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga Ervin Salianji

Letër nga qelia nr.6

Kronika e përditshme e bën jo të lehtë të gjesh disa dallime e veçori në atë që mund të jetë thelbi i fushatave të dy forcave kryesore politike në vend. E qartë deri tani është se Rilindja, socialistët e kërkojnë dhe një mandat të katërt thjesht për projektin personal të Ramës, për një ide që vjen nga shtrembërimi mental prej qendrimit gjatë në pushtet, që ka të bëjë me madhështinë e tij.

Edi Rama kërkon vetëm të ushqejë egon, dhe aty futen gjithë frikërat që ka nga humbja e pushtetit dhe po ashtu gjithë shpresat për më shumë privilegje e përfitime.

Po të shihni dhe prioritetet e tij, kanë lidhje me koncensione, me ndërtesa të larta, me PPP me shpërndarjen e çdo cope të Shqipërisë. Ku padyshim ai menaxhon dhe interesat financiare.

Lexo edhe:

Kodi i Ri Penal – Ndryshimet që janë thjesht një mjet kontrolli i Ramës

“Reforma” e tretë e ujit brenda 10 vitesh/ Financat kanë ecur keq, Qeveria me koncepte të paqarta

E gjitha kjo ka nisur me një manifakturë të madhe për krijimin e mitit të tij, ku janë keqpërdorur shumë elisa, duke e quajtur herë markë ndërkombëtare, herë Skënderbe, Zeus, herë Odise. Kur, në fakt, ai i vërteti është “babloku” i përgjimeve të Bild.

Dhe për ta rritur e ushqyer më tej këtë mit, ku medemek flitet për përmasa të jashtëzakonshme të liderit, mbinjeriu tanimë ka nevojë dhe për objekte, godina dhe fasada ku të reflektohet trilli i tij.

Kjo është e gjithë çfarë mbetet nga politika dhe ideollogjia e kastës në pushtet pas 3 mandatesh. Njeriu, qytetari, fermeri, pensionisti, profesionisti, i riu, studenti, familjari, nuk ekziston.

Për ta mbajtur të karikuar këtë kult të rremë, ai po investohet vetë së fundmi. Tregimet e të tjerëve për të, fusin ujë. Nuk mjaftojnë më dhe nuk bindin rilindaset që thurin ditirambe.

Ndaj doli e foli 1 orë për veten e tij para ca ditësh. Një rrëfim që as nuk ja kërkoi njeri, as nuk i duhet njeriu. Një përpjekje për të treguar se meqënëse qenka hetero, jo siç e kanë fyer e damkosur, qenka dhe i ndershëm. Hajde mendje hajde.

Ai ka kuptuar se gjysëm-njeri e gjysëm-perendi është vetëm për ministrat e ministreshat e tij, dhe se populli krejt tjetër gjë mendon.

Ndaj duhet dhe një investim i fundit. Dhe një tjetër mandat për këtë e kerkon. Shihni si veproi me pensionistët. Në vend se t’u rriste atë që u takon të marrin, ua jep si bonus nga dora e tij. Që të duket si “Shpëtimtari”.

Ndërkohë që shpenzon 5 miliardë lekë nga taksat e qytetarëve për një kopsht personal në kryeministri, që të ngjajë gjigand kur jep intervista, i një tjetër bote.

Deformime të mëdha të një autokratuci që ka nevojë për më shumë pushtet, privilegje, madhështi dhe adhurim. Kur në të vërtetë do të duhej të ishte duke dhënë llogari para ligjit për gjithë aferat e lidhjet kriminale.

Kjo lodra personale e Ramës, ky kaleidoskop ku ai perthyen imazhet e tij, ky vend që kërkon ta shndërrojë thjesht në syprinë për dukjen e tij Narcizi që nuk lëshon karrigen, nuk është Shqipëria. Ka të tjera halle, shumë madje.

Dhe është shumë pozitive që Opozita ka krejt tjetër kurs. Eshtë përqendruar e gjitha tek njeriu. Tek jeta e tij e përditshme tek përpjekja që bën gati gjysma e popullsisë për të kapur fundin e muajit, për të shlyer faturat e për të plotësuar nevojat bazike.

Mjerimi është një nga arsyet pse autokratuci zdërhallet në realitetin e tij pervers. Dalja nga kjo gjendje, do të fuqizonte qytetarin, dhe para një qytetari të mëkëmbur s’ka vend për shtypës e për sundues.

Paketa e emergjencës e propozuar nga PD është një ndërthurje e disa masave që me të vërtetë do ta zhduknin skamjen.

Duken si ndërhyrje kurajoze, por padyshim se nëse kanë një faturë financiare, e gjitha ja vlen.

Kalimi i gjendjes ku mezi mbyllet muaji për një pjesë të popullsisë, është çlirimi nga një robëri e dhunshme. Vetëm pasi ta ketë siguruar këtë prag, dikush do të nisë të mendojë, të aspirojë, të kërkojë më shumë, të ngrejë zërin, të protestojë, të mos lejojë qeverisjen e keqe, dhe të kontribuojë pra për shoqërinë e vendin.

Kthimi i një segmenti kaq të madh të shoqërisë tonë, nga të shtypur e vulnerabël në pjesë vitale, është padyshim rigjenerimi më i madh i këtij trupi social të rrëgjuar në 3 mandate.

Përqendrimi i Opozitës tek qytetari, tek përmasat e tij, tek lëkura e tij duket dhe i besueshëm dhe i vërtetë. Edhe më parë, në historinë e saj PD ka treguar se aktet më të mëdha të ndërmarra janë bërë për qytetarin.

Ndaj e shoh si zhvillim pozitiv dhe e inkurajoj këtë kurs.

Ndoshta me afrimin e 11 Majit, edhe Edi Rama do të tentojë të lërë për një çast delirin e madhëstisë së tij personale, nën këshillat e konsulentëve elektoralë, e të kthehet gjasme nga njerëzit. Por nuk do të ngjisë. Do të duket artificë.

Këto dy botë që janë sot përballë e bëjnë të lehtë zgjedhjen e 3.7 milionë shqiptarëve me të drejtë vote.

Një votë për rritjen e pushtetit personal të Edi Ramës, të nanuritjes së madhështisë së tij me kulla dhjetra katëshe e miliona euroshe me sjelljen si lider global e me gjestet groteske alla-meloni. Apo një votë për hallin tend?!

Etiketa: Ervin SalianjimandatiopozitaRamaZgjedhjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kodi i Ri Penal – Ndryshimet që janë thjesht një mjet kontrolli i Ramës

14:33 : 05/09/2025
AKTUALITET

“Reforma” e tretë e ujit brenda 10 vitesh/ Financat kanë ecur keq, Qeveria me koncepte të paqarta

14:16 : 05/09/2025
AKTUALITET

Dosja “McGonigal”/ Berisha: Hetimi për Ramën në SHBA vazhdon, Altin Troplini nuk e shpëton dot

14:06 : 05/09/2025
AKTUALITET

“Ç’më duhet mua se sulmohet nga Trump”/ Rama konfirmon darkën me Soros në Dhërmi: Është miku im!

08:54 : 05/09/2025
AKTUALITET

A do të shmangë ministrat që po hetohen nga SPAK? Rama komenton thashthemet për Qeverinë e re

08:30 : 05/09/2025
AKTUALITET

“Menaxhim katastrofë i zjarreve”, Salianji: Rama flet me përçmim për shqiptarët e Kosovës e Maqedonisë

21:57 : 04/09/2025
Para

Mafia si ofertë zgjedhore e Ramës!

TË GJITHA

Edhe Sllovenia tërheq nga tregu produktet shqiptare: Specat e kuq përmbajnë pesticide të rrezikshme

14:04 : 06/09/2025

Naftëtarët e Bankers në protestë: Nëse nuk arrihet marrëveshje e re, ndalim total i punës

13:44 : 06/09/2025

Përplasi me makinë 2 të mitur me skuter, arrestohet 18-veçari pa patentë në Tiranë

13:18 : 06/09/2025

Nga “presioni” te “mashtrimi”/ Si e “baltosi” Sokol Sadushi garën për zëvendësin e Holta Zaçajt në Kushtetuese  

12:58 : 06/09/2025

Të dhënat: Një në pesë “të punësuar” punojnë pa pagesë pranë familjes

12:39 : 06/09/2025

700 ditë pengje të Hamasit/ DW: Të afërmit nuk humbasin shpresën

12:31 : 06/09/2025

I dënuar në Gjermani, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova në Morinë

11:48 : 06/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com