• Kontakt
Wednesday, June 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dyshimet për korrupsion/ SPAK pezullon nga detyra prokurorin e Sarandës Kledian Llaho

11:15 : 16/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Pezullohet nga detyra kryeprokurori i Sarandës, Kledian Llaho i cili akuzohet për “korrupsion”.

Gjithashtu Prokuroria e Posaçme ka nisur procedimin penal ndaj magjistratit Llaho të cilit me vendim të Gjykatës së Posaçme i është caktuar masa e sigurimit “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.

SPAK bën me dije se nga analiza e veprimeve hetimore rezulton se Kledian Llaho ka kryer veprime me natyrë korruptive, duke kërkuar përftime të parregullta materiale, nga të cilat do të përfitonte në mënyrë të drejtpërdrejtë vjehrri i tij.

Gjatë arsyetimit të veprës penale, SPAK thekson se magjistrati Kledian Llaho, në cilësinë e prokurorit dyshohet se ka abuzuar me funksionin e tij.

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rregjistruar procedimin penal nr.73 të vitit 2024* për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

Lexo edhe:

Gazetari zbulon rolin e grave tek banda shqiptare e trafikut të drogës në Finlandë

“Mbushën” Finlandën me drogë/ Kush janë dy “kokat” nga Vlora, zbardhen EMRAT e të arrestuarve

Më dt.6 Janar 2025 është bërë regjistrimi i emrit të personit nën hetim, magjistratit K.Ll, me detyrë prokuror dhe njëkohësisht drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”, parashikuar nga nga neni 319/ç i Kodit Penal.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.3, dt. 14.01.2025 ka vendosur: Caktimin e masës së sigurimit personal “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, në ngarkim të personit nën hetim, K.Ll.

Nga analiza e veprimeve hetimore të kryera në kuadër të këtij procedimi penal, në mënyrë të përmbledhur, ka rezultuar se:

Personi nën hetim, magjistrati, K.Ll dyshohet se ka kryer veprime me natyrë korruptive, duke kërkuar përftime të parregullta materiale, nga të cilat do të përfitonte në mënyrë të drejtpërdrejtë vjehrri i tij, shtetasi. V.GJ, si dhe ka dyshime për veprime të kundraligjshme edhe në raport me persona të tjerë. Magjistrati K.Ll, në cilësinë e prokurorit të çështjes penale, nr 774/2021 dhe asaj me nr.720/2024, dyshohet se ka abuzuar me funksionin e tij”, njofton SPAK.

Etiketa: detyragjykataKledian Llahokorrupsionpezullohetspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gazetari zbulon rolin e grave tek banda shqiptare e trafikut të drogës në Finlandë

21:43 : 03/06/2025
AKTUALITET

“Mbushën” Finlandën me drogë/ Kush janë dy “kokat” nga Vlora, zbardhen EMRAT e të arrestuarve

18:54 : 03/06/2025
AKTUALITET

“Probleme profesionale”/ Prokurorja Marsida Frashëri përballet me kërkesë për shkarkim në KPA

18:12 : 03/06/2025
Screenshot
AKTUALITET

Teatri i Dumanit për të fshehur dështimin me Visin e Pojës

16:52 : 03/06/2025
AKTUALITET

SPAK: Si funksiononte banda shqiptare që trafikonte drogë nga Spanja e Holanda drejt Finlandës

16:46 : 03/06/2025
AKTUALITET

Dumani: Për herë të parë, grupet kriminale shqiptare kanë në fokus edhe droga sintetike

13:31 : 03/06/2025
Para

Kush i “gllabëron” milionat?! Kontraktorët më të mëdhenj të qeverisë më 2024

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 4 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 03/06/2025

Zbuloni pesë lloje frutash të ngrira që ndihmojnë me uljen e niveleve të larta të sheqerit në gjak

22:52 : 03/06/2025

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ishte informuar paraprakisht për sulmin ukrainas ndaj bazave ruse!

22:49 : 03/06/2025

Ristani heq mobiljet e Veliajt nga zyra, tender 465 MLN lekë për poltron, tavolinë dhe kasafortë

22:46 : 03/06/2025

“Monroe dhe Yellow Zushi”, gazetari: Çfarë droge konsumohet në festivalet verore

22:45 : 03/06/2025

Grabitet një banesë në ‘Zogun e Zi’, hajdutët marrin sende me vlerë, dokumente dhe USB

22:33 : 03/06/2025

Elon Musk kritikon ashpër projektligjin për taksat dhe shpenzimet të Trump: E neveritshme

22:32 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com