• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria do të blejë pronë në Bruksel, fondi limit 240 milionë lekë (ARSYEJA)

22:02 : 30/12/2024
në AKTUALITET, BOTA, POLITIKE

Shteti shqiptar do të blejë një pronë në Bruksel, e cila do të shërbejë si seli e misionit shqiptar pranë Bashkimit Europian.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. Do të jenë Ministria e Jashtme dhe misioni i përhershëm shqiptar pranë BE-së, të cilët do të realizojnë procedurën e blerjes së pronës, sipas vendimit me një fond limit jo më shumë se 240 milionë lekë.

Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi do të mbulohen nga buxheti i ministrisë për vitin 2024.

VENDIMI I PLOTË:

VENDIM PËR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE DHE PROCEDURAVE PËR PËRDORIMIN E FONDIT PËR BLERJEN E NJË PASURIE TË PALUAJTSHME QË DO TË SHËRBEJË SI SELI E MISIONIT DIPLOMATIK PRANË BASHKIMIT EVROPIAN, NË BRUKSEL

Lexo edhe:

BE heq dorë nga vulosja e pasaportave, hyn në fuqi sistemi i ri digjital në kufij

Ndryshon lista e Kombëtares, Silvinjo fton ish sulmuesin e Skënderbeut për herë të parë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 14, të nenit 11, të ligjit nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në vijim “Ministria” dhe Misioni i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, në vijim “Misioni”, realizojnë procedurën e blerjes së një pasurie të paluajtshme në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës, e cila do të shërbejë si seli e Misionit të Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, me një fond limit jo më shumë se 240 000 000 (dyqind e dyzet milionë) lekë, sipas rregullave dhe procedurave, të parashikuara në këtë vendim.

2. Kreu i Misionit identifikon pasuritë e paluajtshme, të llojit ndërtesë dhe truall, të cilat kanë hapësirën e nevojshme për ushtrimin funksional dhe në perspektivë të aktivitetit diplomatik e konsullor, një vendndodhje dhe distancë të përshtatshme nga institucionet qendrore të Bashkimit Evropian dhe garantojnë sigurinë fizike, kanë status të lirë nga çdo ngarkesë apo barrë hipotekore, si dhe nuk kanë kufizime juridike me natyrë përmbarimore dhe gjyqësore dhe propozon jo më pak se 3 (tri) oferta pranë Komisionit, sipas pikës 3, të këtij vendimi.

3. Për vlerësimin e ofertave ngrihet një Komision i Posaçëm, i kryesuar nga zëvendësministri përgjegjës për punët e jashtme, në përbërje të të cilit ka përfaqësues në nivel drejtues nga:

a) ministria përgjegjëse për administrimin e pronës shtetërore;
b) Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar;
c) Avokatura e Shtetit;
ç) Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik.

4. Komisioni ka këto detyra kryesore:

a) Shqyrton ofertat e paraqitura për blerjen pasurisë së paluajtshme, të propozuara, duke vlerësuar plotësimin e kushteve të përgjithshme të përcaktuara në pikën 2, të këtij vendimi, si dhe kostot financare të ofertave të propozuara;
b) Mbikëqyr kreun e Misionit në procesin e negociatave për blerjen e pasurisë së paluajtshme dhe lidhjen e kontratës së shitblerjes;
c) Sipas nevojës, vlerëson në terren gjatë procesit të negociatave përmbushjen e kushteve të përgjithshme sipas pikës 2, të këtij vendimi;
ç) Vlerëson kushtet e projektkontratës së shitblerjes së negociuar;
d) Vendos shpalljen e ofertës fituese ose skualifikimin e ofertave, sipas rastit.

5. Në përfundim të procesit të vlerësimit të ofertave, Komisioni i paraqet ministrit një relacion përmbledhës pr procedurën e ndjekur dhe vendimmarrjen e tij.

6. Në rastin kur Komisioni ka shpallur një ofertë fituese, ministri autorizon kreun e Misionit për nënshkrimin e kontratës së shitblerjes.

7. Pranë ministrisë ngrihet një sekretariat teknik ad hoc i cili ka këto detyra:

a) Asiston Komisionin në mbarëvajtjen e aktivitetit të tij;
b) Organizon takimet e Komisionit;
c) Administron dokumentacionin përkatës tekniko-ligjor për procedurën e blerjes.

8. Pas nënshkrimit të kontratës, ministria autorizon Misionin që të kryejë pagesat për blerjen e pasurisë së paluajtshme, sipas detyrimeve kontraktore dhe për mbulimin e tarifave shoqëruese që lidhen me finalizimin e procedurës së blerjes.

9. Pas nënshkrimit të kontratës, kreu i Misionit merr të gjitha masat për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme, sipas legjislacionit të shtetit pritës.

10. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi mbulohen nga buxheti i ministrisë për vitin 2024.

11. Institucionet, sipas pikës 3, të këtij vendimi, caktojnë përfaqësuesit në Komision, brenda 5 (pes) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

12. Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ministria përgjegjëse për administrimin e pronës shtetërore, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, Avokatura e Shtetit dhe Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Etiketa: 240 milion lekëBashkimi EuropianBEBrukselministria e jashtmemisioniproneShqiperia

Lajme të lidhura

BOTA

BE heq dorë nga vulosja e pasaportave, hyn në fuqi sistemi i ri digjital në kufij

22:18 : 07/10/2025
SPORT

Ndryshon lista e Kombëtares, Silvinjo fton ish sulmuesin e Skënderbeut për herë të parë

19:15 : 07/10/2025
BOTA

Evropa dixhitalizon kufijtë: Hiqen vulat e pasaportave, hyn në fuqi sistemi biometrik

18:22 : 07/10/2025
SPORT

Silvinjos nuk i dalin llogaritë, fton dy talentet e Tiranës në grumbullimin e Kombëtares

16:49 : 07/10/2025
RAJONI

Albin Kurti: Serbia po ndërhyn në zgjedhjet në Kosovë, BE të reagojë

13:27 : 07/10/2025
BOTA

“E nënvlerësuam Putinin”, paralajmëron Macron: Evropa të përgatitet për skenarin më të keq

21:14 : 06/10/2025
Para

Qeveria gjermane reagon pasi Elon Musk shprehu përkrahjen për AfD-në

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 8 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/10/2025

Karamuço tregon detaje mbi vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes

22:56 : 07/10/2025

Gazetari: Kandidatët për deputet duhet të merrnin një certifikatë pastërtie para hyrjes në Kuvend

22:51 : 07/10/2025

Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi tregon kushtet për armëpushim në Gaza

22:46 : 07/10/2025

Agron Shehaj dhe Ermal Hasimja do të mbështesin kandidaturën e Florjan Binajt për Tiranën

22:32 : 07/10/2025

Vuçiç: Serbia do të negociojë me Rusinë për sanksionet amerikane ndaj NIS-it

22:29 : 07/10/2025

BE heq dorë nga vulosja e pasaportave, hyn në fuqi sistemi i ri digjital në kufij

22:18 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com