• Kontakt
Wednesday, July 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione

Një kabllo energjie dhe disa kabllo të dhënash u dëmtuan në Detin Baltik. Finlanda dyshon për një akt sabotimi. Fokusi i hetimit: një cisternë nafte që mund t'i përkasë të ashtuquajturës flotës hije të Rusisë.

08:45 : 27/12/2024
në BOTA

BE ka kërcënuar të vendosë sanksione ndaj të ashtuquajturës flotë hije të Rusisë pas dëmtimit rishtazi të një kablloje nëntokësore në Detin Baltik dhe kapjes së një anijeje të dyshimtë nga autoritetet finlandeze. “Ne do të propozojmë masa të mëtejshme, duke përfshirë sanksione, që synojnë këtë flotë,” thanë së bashku të enjten Komisioni Evropian dhe shefja e re e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas.

BE-ja dyshon gjithashtu si Finlanda,  se transportuesi i naftës është i lidhur me Rusinë. “Anija e dyshimtë është pjesë e flotës ruse në hije, e cila kërcënon sigurinë dhe mjedisin dhe në të njëjtën kohë financon buxhetin e luftës ruse”, thuhet në deklaratën e përbashkët nga Komisioni i BE-së dhe Përfaqësuesja e Punëve të Jashtme Kaja Kallas.

Kryeministri finlandez, Petteri Orpo flet mbi dëmtimin e linjës së energjisë në Detin Baltik
Pas dëmtimit të kabllos së energjisë në Detin Baltik u shpreh kryeministri i Finlandës, Petteri OrpoFotografi: Jussi Nukari/Lehtikuva/picture alliance

Natën e Dytë të Krishtlindjeve, hetuesit finlandezë hyjnë në një cisternë nafte në Detin Baltik.  Anija “Eagle S” nën flamurin e Ishujve Kuk ndodhej në mënyrë të dyshimtë pranë linjës së energjisë Estlink 2 midis Estonisë dhe Finlandës, e cila ndali së punuari papritur në ditën e Krishtlindjes. “Ne dërguam një anije patrullimi te cisterna dhe zbuluam se spirancat nuk ishin në vend. Prandaj kishim arsye të besonim se diçka e çuditshme po ndodhte”, u shpreh nënkryetari i rojes kufitare Markku Hassinen në një konferencë shtypi.

Sulmet hibride në rajonin e Detit Baltik janë shtuar

A është fjala për një aksident në linjën e energjisë? Autoritetet finlandeze nuk e besojnë këtë. Ato po e hetojnë rastin si sabotim të rëndë. Që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës,  sulmet hibride janë shtuar në rajonin e Detit Baltik. Finlanda është shpesh objektiv i sulmeve të tilla. Dhe nuk është e pazakontë që Rusia të luajë rol në këtë, thotë Hiski Haukkala, kreu i Institutit Finlandez të Politikës së Jashtme në Helsinki.

Lexo edhe:

Evakuime në Japoni dhe SHBA, tërmeti i fuqishëm pranë Rusisë shkakton paralajmërime për cunami

Analiza e CNN: Trump fitoi luftën e tarifave me BE-në, unioni shfaqet i penduar

Rusia po teston kufijtë e saj dhe po kryen sulme të tilla hibride gjithnjë e më agresive. Kjo mbulon të gjithë spektrin e aktiviteteve, thekson Haukkala, “duke filluar nga fushatat e dezinformimit deri te format më agresive të sulmeve kibernetike dhe ndoshta edhe aktet fizike të sabotimit siç kemi parë këtu në Evropë”.

Pamje e nënstacionit Estlink 2 me linjat e tensionit të lartë
Nënstacioni energjitik Estlink 2 – pamje nga arkiviFotografi: Markku Ulander/Lehtikuva/dpa/picture alliance

Jo shumë larg, në nëntor pati një dëmtim të kabllove të të dhënave midis Finlandës dhe Gjermanisë, si dhe Suedisë dhe Lituanisë. Edhe aty hetuesit kishin në shënjestër një anije të huaj. Por ndryshe nga rasti i nëntorit, autoritetet finlandeze mund të ekzaminojnë anijen këtë herë. Për shkak se “Eagle S” është në ujërat territoriale finlandeze, hetuesit mund të hyjnë në bord, të bisedojnë me ekuipazhin dhe të mbledhin prova. “Ne supozojmë se anija është pjesë e flotës hije. Sipas informacioneve tona, ajo mbante benzinë ​​pa plumb që u mbush në një port rus,” thotë Sami Rakshit, kreu i doganave finlandeze./DW

Etiketa: BEdeti baltikRusisabotazhsanksione

Lajme të lidhura

BOTA

Evakuime në Japoni dhe SHBA, tërmeti i fuqishëm pranë Rusisë shkakton paralajmërime për cunami

08:14 : 30/07/2025
BOTA

Analiza e CNN: Trump fitoi luftën e tarifave me BE-në, unioni shfaqet i penduar

21:19 : 29/07/2025
AKTUALITET

Shqipëria, e dyta nga fundi në Europë për shpenzimet qeveritare për kërkim dhe zhvillim

14:22 : 29/07/2025
BOTA

BE-ja propozon që Izraelit t’i pezullohet qasja në fonde për shkak të luftës në Gazë

20:19 : 28/07/2025
BOTA

Aksionet europiane rriten pas marrëveshjes tregtare BE-SHBA

19:37 : 28/07/2025
BOTA

“Dorëzim” apo kompromis? BE-ja përballet me kritika pas marrëveshjes tregtare me SHBA-në

16:24 : 28/07/2025
Para

Kanceri në rritje në Shqipëri, pedagogia zbulon “ilaçin” rus: Pastron metastazat dhe nuk lejon përhapjen

TË GJITHA

Në kërkim nga GJKKO, kapet në Rinas 57-vjeçari, pjesë e një grupi kriminal

09:47 : 30/07/2025

Aksident i frikshëm/ Makina përplaset me trafikndarësen në autostradën Durrës-Tiranë

09:44 : 30/07/2025

Sherr mes shqiptarëve dhe grekëve në një lokal në Athinë, 3 të plagosur dhe 2 të arrestuar

09:21 : 30/07/2025

Trafikonte drogë/ Arrestohet 39-vjeçari në Shijak me qëllim ekstradimin drejt Italisë (EMRI)

09:20 : 30/07/2025
Foto ilustruese

Përfshihet nga flakët makina në ecje në aksin Fier–Vlorë

08:54 : 30/07/2025

Vodafone dhe One “shkundin” shqiptarët nga xhepat

08:41 : 30/07/2025

Transgjinorja Amber Candy: Nuk rri pa një bashkëjetesë, por s’mund të adoptoj një fëmijë

08:31 : 30/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com