• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Casa Tatjana” bën konviktet shtetërore hostel, konflikt me qiradhënësin

21:52 : 26/12/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Emisioni “Stop” ndodhet në Vlorë me qytetarin Shkëlqim Meta, i cili tregon se në vitin 2022 i jep me qira objektin e tij Tatjana Bullës dhe bashkëshortit të saj për restorant tradicional, për 4 vjet.

Por qiramarrësit e kthejnë atë në hostel. Shkëlqimi bën revokim të kontratës, por bashkëshortët Bulla nuk e lirojnë objektin megjithëse tani janë pa drita dhe ujë.

“Më thotë nuk të njoh dhe kur ia prish kontratën më mban peng objektin. Në vitin 2022 e kam dhënë me qira për restorant e shkruan dhe kontrata restorant, por e ka kthyer në hotel. Kemi pasur dhe konflikte kemi shkuar dhjetëra herë në polici, një herë vonon qiranë, një herë lekët e dritave dhe ofendime nga më të ndryshmet. Jam i detyruar të prish kontratën dhe të më lirojë vendin, le të rrijë pa drita, pa ujë dhe nuk ma liron objektin. ‘Unë nuk iki, kam kontratën edhe 2 vite të tjera’, më thonë. Është Tatjana Bulla dhe Anest Bulla. Anest Bulla është burri i saj, kam bërë kontratë me atë, por ai nuk përgjigjet. Përgjigjet vetëm kjo. Unë kërkoj që të më lirohet objekti, të kem qetësi. Nuk i dua ato lekë para jetës. Ajo të bën të vetëgjykosh. Kemi vajtur në polici dhe polici i jep gjithmonë të drejtë asaj që ajo mund të bëjë çfarë të dojë se e ka marrë me qira, nuk quhet kontratë e prishur e njëanshme dhe nuk kam gjetur mbështetje”, tha denoncuesi.

“Stop” u takua dhe me zonjën Bulla, por ajo pretendon, se është në rregull me shtetin, pasi ka ndryshuar NIPT. Ajo nuk merr fare në konsideratë ndryshimin e njëanshëm të kontratës me qiradhënësin.

Gazetarja: Për çfarë përdoret objekti zonjë?

Lexo edhe:

Zjarri përfshin malin e Tragjasit, situata në Vlorë mbetet kritike

U hodh me kokë në det nga një shkëmb i lartë, plagoset 12-vjeçari tek Gjiri i Gramës

Tatjana Bulla: Objektin e kemi hostel.

Gazetarja: Hostel! Po këtu thotë restorant tradicional.

Tatjana Bulla: Jo e kemi kthyer mund të shkoni tek Zyra Tatimore, e kemi kthyer tek Zyra Tatimore.

Gazetarja: S’e keni kthyer tek kontrata e qirasë, sepse në kontratë është restorant.

Tatjana Bulla: Çfarë do të thotë kjo?

Gazetarja: Tek Zyra Tatimore ju keni ndryshuar biznesin, por duhet të ndryshoni dhe kontratën. Ndoshta pronari i objektit nuk është dakord.

Tatjana Bulla: Kush e thotë këtë sepse unë jam avokate.

Gazetarja: Dhe unë me avokatë kam folur që erdha deri këtu.

Tatjana Bulla: Jo, po çfarë kontrate kam prishur?

Gazetarja: Ju mund të ndryshoni NIPT-in sa herë të doni, por duhet të vini në dijeni pronarin e objektit.

Tatjana Bulla: Pronari e di shumë mirë, me konsensusin e pronarit e kam bërë.

Gazetarja: Si e keni marrë konsensusin e pronarit me shkrim?

Tatjana Bulla: Jo, jo!

Gazetarja: Ju me çfarë kompetence e mbani objektin peng? Ku e gjeni kompetencën ju?

Tatjana Bulla: Lërini këto pyetje me mua. Këto pyetje janë gjëra elementare. Unë kam një kontratë qiraje deri në vitin 2027.

Gazetarja: Që e keni shkelur.

Tatjana Bulla: Kush e thotë këtë gjë?

Gazetarja: Si mund ta bëni hostel, kur e keni deklaruar për restorant?

Tatjana Bulla: Unë e kam deklaruar shtetit dhe paguaj taksa.

Gazetarja: Ia keni deklaruar shtetit, por jo tek noteri sepse duhet të kishit rinovuar kontratën, qëllimin e kontratës. Çfarë kërkoni nga zotëria?

Tatjana Bulla: Unë nuk kërkoj asgjë, zotëria pse më ka hequr ujin dhe dritat.

Gazetarja: Zotëria nuk do më që ti të qëndrosh këtu, ka prishur kontratën. Ti sot mban peng objektin e dikujt.

Tatjana Bulla: Po, po.

Gazetarja: Me çfarë të drejta?

Tatjana Bulla: Kështu më do qejfi.

“Stop” mësoi se Tatjana Bulla, para se të merrte objektin e zotit Shkëlqim Meta, kishte qëndruar në konviktet shtetërore të Shkollës Mjekësore të Vlorës, nga ku e kishin nxjerrë me polici pasi publikonte hapësirat shtetërore i reklamonte për hostel.

Punonjësja: Ne e kishim problem, se ajo në Facebook-un e saj kishte hedhur “Casa Tatjana”, konviktin e shtetit e kishte bërë “Casa Tatjana”. Ne kishim tarifat tona, jo se na solli njeri, por e larguam për këtë gjë që bëri.

Gazetarja: Pra pretendonte të jepte objektin shtetëror për hostel?

Punonjësja: Po! Kaq! Në këtë moment i thamë fshi Facebook e të gjitha, ajo nuk donte dhe e ndoqëm.

Gazetarja: E ndoqët me polici besoj?

Punonjësja: Po, po me polici, se kështu nuk dilte.

Avokati Arben Llangozi, pasi u njoh me dokumentet dhe veprimet konstatoi shkelje e tha se këtë rast do ta marrë përsipër pa pagesë.

“Kemi një objekt të dhënë për qira që ka të bëjë me një destinacion të caktuar, që është mëngjesore dhe bar restorant. Nga ana tjetër qiramarrësi e ka tjetërsuar destinacion dhe komplet strukturën e këtij objekti. Kemi vepra penale të dhunimit të pronës, të shkatërrimit të pronës sepse janë dy gjëra të ndryshme dhe moszbatimi i kontratës vë përpara përgjegjësisë qiramarrësin të veprës penale të vjedhjes me anë të mashtrimit. Sepse destinacioni i pronës dhe shkatërrimi i pronës ka dhe mashtrimin brenda. Por pala duhet t’i drejtohet dhe Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, ku duhet të kërkojë dorëzimin dhe lirimin e menjëhershëm të objektit, por ajo që është më emergjente është se duhet të veprojë menjëherë prokuroria sepse kemi një shkatërrim në masë të një pasurie të paluajtshme. Nga ana jonë merret përsipër të ndiqet kjo çështje, kundrejt asnjë pagese, çdo gjë do të mbulohet nga ne dhe ju si emision “Stop” në bashkëpunim”, tha avokati.

Etiketa: hostelkonvikt shtetërorShkëlqim MetaTatjana Bullavlore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarri përfshin malin e Tragjasit, situata në Vlorë mbetet kritike

17:12 : 08/08/2025
AKTUALITET

U hodh me kokë në det nga një shkëmb i lartë, plagoset 12-vjeçari tek Gjiri i Gramës

17:54 : 07/08/2025
AKTUALITET

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, lëndohet një punonjës

16:41 : 07/08/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Zjarri “përpin” Ermal Dredhën/ Flakët rikthehen në fushën e mbetjeve në Vlorë

15:40 : 07/08/2025
AKTUALITET

Dhunoi nënën me urdhër mbrojtjeje, arrestohet 43-vjeçari në Dimal

10:25 : 07/08/2025
AKTUALITET

Zjarr në një apartament në lagjen “Pavarësia” në Vlorë

14:54 : 06/08/2025
Para

Bushati: SPAK merret me tangat e Ajolës dhe jo me kullat e krimit

TË GJITHA

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025

I hoqën shiritin e kapitenit, Ter Stegen: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe profesional

22:34 : 08/08/2025

Ari në SHBA “fluturon” në bursë pas tarifave të Trump-it

22:24 : 08/08/2025

Vdekja e Besnik Koçiut/ Berisha: Qelitë e burgjeve si biruca të torturave dhe vdekjeve të narkodiktaturës

22:11 : 08/08/2025

Boni debuton me gol, Interi përmbys me 10 lojtarë Monakon

22:07 : 08/08/2025

Mbi 8 mld euro investime në një dekadë, mandati i BERZH në Greqi drejt përfundimit

21:54 : 08/08/2025

Ndërron jetë në moshën 97-vjeçare Jim Lovell, komandanti i Apollo 13

21:43 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com