• Kontakt
Wednesday, August 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Dëbimet e emigrantëve në SHBA arrijnë nivelin më të lartë që prej vitit 2014

10:09 : 20/12/2024
në BOTA

Numri i dëbimeve të emigrantëve në Shtetet e Bashkuara ka arritur në nivelin më të lartë që nga viti 2014, sipas një raporti të qeverisë amerikane të publikuar të enjten. Kjo si pjesë e një nxitje më të gjerë që po i bën këtij procesi Presidenti në largim Joe Biden, për të reduktuar imigracionin e paligjshëm.

Sipas raportit vjetor të Departamentit të Emigracionit dhe Doganave (ICE) rreth 271,000 emigrantë janë dëbuar në 192 vende në vitin fiskal 2024, i cili nis më 1 tetor të vitit 2023 dhe përfundon më 30 shtator 2024.

Sipas statistikave të qeverisë, kjo është shifra më e lartë e dëbimeve që kur Presidenti Biden mori detyrën në vitin 2021 dhe më e lartë se çdo vit i administratës së parë të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, 2017-2021.

Presidenti demokrat Joe Biden, mori detyrën duke u zotuar të zhbënte politikat më kufizuese ndaj imigracionit të vendosura nga zoti Trump, por luftoi me nivele të larta të imigracionit të paligjshëm dhe gradualisht e ashpërsoi qasjen ndaj tij.

Republikani Donald Trump fitoi një mandat tjetër në Shtëpinë e Bardhë në nëntor duke premtuar se do të dëbonte një numër rekord emigrantësh të paligjshëm nga vendi, si pjesë e një goditjeje më të gjerë ndaj imigracionit.

Lexo edhe:

Trump nesër do të zhvillojë bisedime me Zelenskyn dhe liderët evropianë

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria që do përballet me protestat civile

Zëdhënësja e tranzicionit e zotit Trump, Karoline Leavitt, tha në një deklaratë se dëbimet e zotit Biden ishin të parëndësishme në krahasim me nivelet e larta të emigracionit të paligjshëm të shënuar gjatë presidencës së tij.

“Në ditën e parë, Presidenti Trump do të rregullojë makthin mbi emigracionin si dhe mbi sigurinë kombëtare që krijoi Joe Bideni, duke nisur operacionin më të madh të dëbimit masiv të kriminelëve të paligjshëm në historinë e Shteteve të Bashkuara”, tha ajo.

Rreth 11 milionë emigrantë nuk kishin status ligjor ose gëzonin mbrojtje të përkohshme në vitin 2022, sipas vlerësimeve të qeverisë dhe grupeve të ekspertëve, një shifër që disa analistë thonë se është 13 deri në 14 milionë./voa

Etiketa: dëbimetemigrantetSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Trump nesër do të zhvillojë bisedime me Zelenskyn dhe liderët evropianë

21:28 : 12/08/2025
BOTA

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria që do përballet me protestat civile

20:01 : 12/08/2025
BOTA

Ari thyen rekord historik, kalon 3 mijë dollarë për oncë

22:10 : 11/08/2025
BOTA

Presidenti iranian: Rindërtimi bërthamor pa bisedime me SHBA-në, i kotë

21:33 : 11/08/2025
BOTA

Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e çelikut në SHBA, një i vdekur dhe dy të zhdukur

21:21 : 11/08/2025
BOTA

Trump vendos taksë 15% për çipet në Kinë, Nvidia dhe AMD i kalojnë fitimet qeverisë

21:07 : 11/08/2025
Para

Arrestohet 33-vjeçari, shpërndante kokainë në Burrel

TË GJITHA

Zjarri në Delvinë/ Pacientët e spitalit dërgohen te Pallati i Kulturës, banorët braktisin banesat (VIDEO)

23:15 : 12/08/2025

Horoskopi, e mërkurë, 13 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 12/08/2025

Situatë e rënduar në Gramsh, zjarri përfshin edhe fshatin Kodovjat, nis evakuimi i banorëve

23:00 : 12/08/2025

Zelensky refuzon t’i lëshojë territore Rusisë: Do të inkurajonte Putinin për sulme të ardhshme

22:42 : 12/08/2025

VIDEO/ Momentet e vrasjes së trefishtë në Gjilan, njerëzit ikin mes breshërisë së plumbave

22:38 : 12/08/2025

VIDEO drithëruese/ Pamjet apokaliptike në Delvinë, rrezikohen puset e “Delvina Gas”, zero reagim nga shteti

22:32 : 12/08/2025

Shkëndija e Tetovës mëson emrin e kundërshtarit të play-off në Europa League

22:30 : 12/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com