• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pollo: Rama shndërroi ‘Rilindjen’ në një armë për vjedhje masive

18:06 : 16/12/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Genc Pollo, ka analizuar situatën politike dhe institucionale në vend, duke e cilësuar Shqipërinë në një regres të përgjithshëm.

Sipas tij, konsolidimi i një regjimi autoritar dhe kleptokratik nën qeverisjen e kryeministrit Rama në dekadën e fundit ka cenuar rëndë demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Pollo theksoi se opozita ka treguar rezistencë për të mbrojtur parimet demokratike, edhe përmes mjeteve jo konvencionale, të cilat ai i konsideroi të justifikuara.

Pollo thekson se qeveria Rama është një qeveri që e ktheu fjalën “Rilindje” në një armë për vjedhje masive.

Lexo edhe:

“Bashkë me Ramën janë pronarë të hotelit 100 mln euro”, Berisha: Veliaj nuk ka asnjë akuzë për “5D”

Rama fsheh shpenzimet e tij/ Berisha: Ky akt shkel Kushtetutën! Po vepron njësoj si Enver Hoxha

“Ne jemi në një regres të përgjithshëm, duam apo s’duam ta pranojmë, të kësaj forme të organizimit të shtetit.

Në 10 vitet e fundit, sado kritikë të kemi qenë në të shkuarën, prapëseprapë është bërë e mundur të kryhet transferimi i pushtetit me votë ose nëpërmjet rrugëve kushtetuese.

Me Ramën në këto 10 vite kemi parë konsolidimin e një regjimi autoritar dhe kleptokratik, ndaj rezistenca dhe mjetet jo konvencionale, sipas mendimit tim, janë të justifikuara.

Ju folët për djegie karrigesh për të protestuar ndaj mbajtjes në arrest shtëpie në mënyrë të padrejtë të kryetarit të opozitës, Berisha. Unë iu referova një pjese të mëparshme të rezistencës në parlament nga opozita, pasi patëm një rast që nuk ka të ngjashëm në të kaluarën. Është krejtësisht i paprecedent fakti që, në mënyrë të njëkohshme, i janë mohuar disa të drejta themelore opozitës parlamentare.

Nëse ju kujtohet, në shtator të një viti më parë dhe në maj të këtij viti, patëm akte rezistence, duke përmbysur karriget dhe përdorur flakadanë, pasi opozita u përjashtua nga procesi i reformës zgjedhore. Kjo gjë nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë, që nga viti 2000, kur u arrit marrëveshja e famshme Berisha-Nano, ndërmjetësuar nga OSBE-ja. Në atë kohë, u vendos që reforma zgjedhore të kryhej nga të gjitha forcat politike dhe të mos bëhej kurrë në dëm të një pale, qoftë kur Partia Demokratike ishte në pushtet, qoftë kur Partia Socialiste ishte në pushtet.

Pra, kjo lloj rezistence, sado joestetike mund të duket, ishte e rëndësishme për demokracinë. Ajo pati efektin korrigjues, duke shënuar një fitore për opozitën. Por, më e rëndësishme se fitorja e opozitës ishte fitorja e demokracisë, pasi u rivendos një farë balancimi. Ky balancim mund të jetë i papërsosur, mund të ketë ende gjëra për t’u bërë, por një shtrembërim i madh që i ishte bërë demokracisë gjatë verës së vitit të kaluar, u korrigjua në prill dhe maj të këtij viti.

Partia Demokratike ka qenë kampione, ose më saktë superkampione, në denoncimin e korrupsionit dhe abuzimit qeveritar. Ajo ka qenë gjithmonë disa hapa përpara mediave të lira ende të pakapura, shoqërisë civile ende të lirë dhe të pakapur, si dhe përpara ndërkombëtarëve që dikur kanë luajtur një rol të rëndësishëm. Ata ndërkombëtarë që janë parimorë dhe të pakapur vazhdojnë të reflektojnë atë që opozita ka thënë në publik dhe në kuvend.

Nëse shohim dokumentet gjyqësore që publikohen herë pas here, ato, në një mënyrë ose tjetër, pasqyrojnë të vërtetat që opozita ka deklaruar në mënyrë të dokumentuar dhe bindëse.

Publiku, në shumicë, tashmë e di se çfarë thotë Partia Demokratike dhe cilat janë të vërtetat e saj. Nuk besoj se ka mbetur dikush në Shqipëri që ende ka nevojë t’i mbushet mendja për faktin se qeveria Rama është një qeveri që, fatkeqësisht, e ktheu fjalën e bukur “Rilindje” në një armë për vjedhje masive.

Kaq duhet, por kaq nuk mjafton.”- tha Pollo në Syri TV.

Etiketa: Edi Ramagenc polloRilindja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Bashkë me Ramën janë pronarë të hotelit 100 mln euro”, Berisha: Veliaj nuk ka asnjë akuzë për “5D”

13:13 : 10/10/2025
AKTUALITET

Rama fsheh shpenzimet e tij/ Berisha: Ky akt shkel Kushtetutën! Po vepron njësoj si Enver Hoxha

12:53 : 10/10/2025
AKTUALITET

Washington Examiner: Lidhja e ngushtë e Ramës me Sorosin ndikoi te vendimet për sanksionet e SHBA në Shqipëri

11:45 : 10/10/2025
AKTUALITET

Celibashi i pret hovin Ramës: Nuk ka zgjedhje në Tiranë më 9 nëntor

10:56 : 10/10/2025
AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës drejt shtetëzimit

21:23 : 09/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

Florjan Binaj: Me Edi Ramën nuk kam kontakte që prej vitit 2015, jam i zhgënjyer prej tij

20:55 : 09/10/2025
Para

Video/ Redon Xhixhës i mjaftojnë 7 minuta, futet nga stoli dhe shënon me Qarabag

TË GJITHA

Mallra kontrabandë nga Greqia në Shqipëri, 2 të arrestuar. E pëson edhe doganieri i Kakavijës/ EMRAT

14:00 : 10/10/2025

Situata në grupin K, fitorja kundër Serbisë i jep Shqipërisë frymëmarrje dhe vendin e dytë

13:57 : 10/10/2025

U filmuan nga qytetarët duke folur me fjalor të papërshtatshëm, pezullohen dy efektivët në Kamëz

13:42 : 10/10/2025

EMRI/ I dënuar me 10 vite burg në Itali, arrestohet në Vlorë 38-vjeçari shqiptar

13:37 : 10/10/2025

Ish-deputeti i PD bëhet këshilltar i presidentit Bajram Begaj/ EMRI

13:37 : 10/10/2025

E rëndë në Itali, 54-vjeçarja shqiptare gjendet e vdekur në një kanal uji

13:29 : 10/10/2025

Florian Binaj tha se nuk do të dalë në fushatë përkrah tij, reagon Berisha

13:22 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com