Një 21-vjeçar ka ndërruar jetë teksa duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 në aksin rrugor Koplik – Dedaj. I riu sipas policisë është banor i fshatit Reç.
Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Rreth orës 20:30, në aksin rrugor “Koplik-Dedaj” shtetasi Gj. Gj., 21 vjeç, banues në fshatin Reç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë shtetasi Gj.Gj., ka ndërruar jetë, gjatë rrugës për në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.













