• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zall Bastar/ Motra e vdekur rezulton e gjallë, kushëriri me shëndet rezulton i vdekur

21:37 : 12/12/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Drita Llani është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop”, pasi për një pronë duhet të bëjnë çeljen e trashëgimisë së nënës së tyre dhe i duhet të marrë një certifikatë familjare dhe certifikatë vdekje për motrën e saj, Nazmie Lami. E ndjera ka ndërruar jetë në moshën 1 vjeçare, në vitin 1967.

Problemi qëndron se kanë bërë aplikime të ndryshme në e-Albania dhe kanë marrë disa certifikata, ku motra është e vdekur e të tjera ku motra rezulton e gjallë. Në këtë pikë, nuk marrin dot aktin pasi Prefektura i drejton në gjykatë.

“Përshëndetje quhem Drita Lami, jam drejtuar emisionit “Stop” pasi dua të bëj akt-trashëgiminë e mamit dhe më duhet një certifikatë vdekje e motrës sime Nazmie Lami. Motra ka ndërruar jetë në vitin 1967. Aplikuam në e-Albania. Ndenjëm 4 muaj duke pritur, por nuk doli dhe u drejtuam tek Gjendja Civile e Zall Bastarit dhe na thanë që të shkonim tek Prefektura. Unë shkova tek Prefektura e Tiranës dhe më thanë që rezulton e gjallë Nazmia nuk kam se si të të jap certifikatë. Ajo Zall-Bastar-it më dha një certifikatë të ’74 ku thotë këtu se Nazmia ka vdekur në ’67. Por, nuk ma japin certifikatën e vdekjes më thonë që kap avokat. Thonë që nuk i kanë vënë aktin e vdekjes dhe rezulton e gjallë. Kjo problematikë ka gati një vit. I kemi filluar që në Janar të vitit tjetër, tani është viti i dytë,” tha për mikrofonin e emisionit “Stop”, denoncuesja.

Në Gjendjen Civile Zall Bastar, punonjësi thotë se në regjistrin e vjetër është vetëm viti i vdekjes dhe jo data e plotë, e duke qenë se është certifikatë para vitit 1974, duhet të drejtohen në prefekturë. Por në Gjendjen civile nuk dinë të thonë, se pse në disa certifikata e ndjera rezulton e vdekur, kur nuk ka një akt vdekjeje.

Gazetarja: Po si rezulton Nazmia?

Lexo edhe:

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, katër të plagosur pas përplasjes së dy makinave

Aksidenti në Zall-Bastar, reagon policia: Humbën jetën dy burra 45 dhe 50 vjeç

Punonjësi i Gjendjes Civile: Atëherë, si duket, nuk ka bërë çregjistrimin ajo.

Gazetarja: Po si rezulton e vdekur, kur s’ka bërë çregjistrim?

Punonjësi i Gjendjes Civile: Ja, ta tregoj unë! Ky mund të jetë një gabim që është bërë në të kaluarën. Këtu ka një vdekje që është viti 1967, por nuk ka as datë dhe as akt, që do të thotë se çdo akt që ndodh shkon në Prefekturë në fund të vitit.

Gazetarja: Atëherë ky është një gabim i punonjësit të atëhershëm?

Punonjësi i Gjendjes Civile: Normalisht ose i punonjësit ose mund të jetë i familjares pasi nuk e ka çregjistruar në kohë.

Gazetarja: Pse nuk del akti?

Punonjësi i Gjendjes Civile: Aktet i bën Prefektura. Për çdo lindje dhe vdekje aktet janë në Prefekturë.

Zonja Drita drejtohet në prefekturë, por as aty nuk merr asnjë përgjigje.

Roja: Nuk presin njeri, sepse janë online.

Qytetarja: E dimë, pra. Ne kemi qenë në Zall-Bastar dhe thamë do shkojmë aty, se duhet me hap regjistrat, se është bërë një gabim.

Roja: Po tani, unë isha brenda dhe i thashë, i pyeta.

Qytetarja: Online është bërë para katër muajsh.

Roja: Provoje dhe një herë, kështu më tha.

Qytetarja: E kemi provuar gjithsesi… Nuk del, se është bërë gabim.

Roja: Ça të të them? E di, që ke hall, po nuk kam, ça të them. Se më tha, nuk lejohet. Më tha jo, ajo zonja, drejtoresha.

Por çudia nuk mbaron këtu. Drita thotë, se në të njëjtën certifikatë, kushëriri Fatmir Lami del i vdekur.

Drita Llani: Këtu qëndron problemi sepse kushëririn tim që është i gjallë e kanë bërë të vdekur. Fatmir Lami.

Gazetarja: Dhe këtu është shënuar që Fatmiri ka vdekur më 9 Korrik të vitit 1975.

Punonjësi i gjendjes civile shprehet se këto janë gabime të trashëguara, por ky gabim rregullohet.

Gazetarja: Tani në certifikatën që zonja kishte marrë rezultonte dhe që Fatmir ishte i vdekur, kushëriri. Ti e di që është gjallë?

Punonjësi i Gjendjes Civile: Është gjallë, kjo është një gjë që rregullohet. Këto janë gabime të trashëguara nuk i kemi bërë ne.

Fatmiri që rezulton i vdekur, në fakt është gjallë dhe gëzon shëndet të plotë.

Gazetarja: Po mirë ju tani jeni pajisur me pasaportë, me kartë identiteti gjatë gjithë jetës tuaj apo jo?

Fatmir Lami: Po!

Gazetarja: Ti e ke marrë vesh që rezulton sikur ke ndërruar jetë?

Fatmir Lami: Po mbrëmë e kam dëgjuar ku unë rezultoja i vdekur dhe aty ka qenë një vëllai im që ka ndërruar jetë kur ka qenë 40 ditë, në vitin 1975. Ai rezultonte i gjallë.

Gazetarja: Si u ndjeve ti kur more vesh se rezultoje i vdekur?

Fatmir Lami: Nuk e di se si ta shpjegoj, nuk e di se si i bëjnë këto gabime. Unë jam i pajisur dhe me dokumente italiane sepse kam qenë 15 vite në Itali./tvklan

Etiketa: Drita LlanigjallekushëririMotra e vdekurZall Bastar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, katër të plagosur pas përplasjes së dy makinave

18:36 : 06/12/2025
AKTUALITET

Aksidenti në Zall-Bastar, reagon policia: Humbën jetën dy burra 45 dhe 50 vjeç

16:11 : 12/11/2025
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, makina bie në humnerë, dyshohet për dy viktima

14:37 : 12/11/2025
RAJONI

Krim makabër! Djali djeg të gjallë nënën dhe xhaxhain në Greqi, më pas hidhet nga ballkoni (VIDEO)

22:07 : 31/10/2025
AKTUALITET

Kushëriri “manjak” ngacmon 14-vjeçarin në rrjete sociale, “ofertë tunduese” për të mbyllur çështjen

22:19 : 24/10/2025
AKTUALITET

“S’e dija me kë flisja”/ Kushëriri abuzon me 14-vjeçaren me probleme mendore: Vetëm e kam puthur

21:29 : 13/10/2025
Para

Leao sheh 'gjysmën e gotës' plot: Fitore e rëndësishme, edhe pse e vështirë

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom