• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Torta” e AKSHI-it/ Dy tendera me vlerë 13 mln euro në javë për Ermal Beqirin e “Soft Solution”

22:50 : 23/12/2024
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, Lajmet e Dites

Nga Boldnews.al

Kompanitë e Ermal Beqirit rezultojnë fitues në dy nga tre tenderat me vlerë gjigande 19 milionë euro, të mbyllur në javë e dytë të Dhjetorit 2024 nga Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Në muajin Tetor të këtij viti, AKSHI publikoi një listë të gjatë tenderash, rreth 30 të tillë, për një total prej 50 milionë eurosh, siç ka raportuar më herët “Boldnews.al”.

Deri më tani, janë mbyllur të paktën tre prej tyre, të cilët, për një rastësi thuajse perfekte, janë ato me vlerën më të lartë.

Lexo edhe:

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

Pas dështimit në burgun e Peqinit, Arlinda Pogaj e OBP i jep ‘Albascan’ tenderin 2 mln € për sistemin antidron

Në foto: Drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj

Dy nga këto procedura kanë gjurmën e shoqërinë “Soft & Solution” dhe “Horizon”, në pronësi të Ermal Beqiri, një prej individëve që shfaqet në vijimësi si fitues në tenderat me vlerë më të lartë të zhvilluar nga AKSHI, sidomos gjatë periudhës që drejtohet nga Mirlinda Karçanaj.

Tenderat miliona euro

Në fillim të Tetorit 2024, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpalli tenderin me objekt “Implementimi i platformës qeveritare të ndërveprimit 2.0 dhe site sekondare”.

Fondi limit për këtë procedurë u përcaktuar në vlerën 816.6 milionë lekë të reja ose rreth 8.2 milionë euro.

Në procedurë rezulton se ka marrë vetëm një konkurent, i cili ishte një bashkim operatorësh. Ky grup kompanish përbëhej nga “Soft & Solution” dhe “Horizon”, të dyja këto në pronësi të Ermal Beqirit, si edhe nga shoqëritë “First”, “Fastech” e “ATD”.

Në foto: Rezultatet e tenderit me fond 8.2 mln euro i AKSHI-it

Bashkimi i operatorëve paraqiti ofertën në vlerë 757.999,999 lekë të reja ose rreth 7.6 milionë euro.

Pasi u kryen verifikimet dhe shqyrtimi i dokumentacionit, AKSHI arriti në konkluzionin se ato ishin të plota dhe, në përfundim, shpalli fitues bashkimin e operatorëve.

Po në Tetor 2024, AKSHI shpalli procedurën tenderuese me objekt “Përmirësimi i Sistemit të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile”, për Ministrinë e Brendshme”, me fondet e Buxhetit të Shtetit, të parashikuara nga vetë institucioni përfitues.

Në foto: Ermal Beqiri, pronar i “Soft & Solution” dhe “Horizon”

Fondi limit për këtë procedurë u parashikua në vlerën 364.798.118 lekë të reja ose mbi 3.6 milionë euro.

Referuar dokumentave zyrtare, rezulton se në procedurë kanë marrë pjesë 3 operatorë ekonomikë. Mes tyre ishte “Soft & Solution” në pronësi të Ermal Beqirit, e cila nuk kishte paraqitur ofertën më të ulët.

Në foto: Në foto: Rezultatet e tenderit me fond 3.2 mln euro i AKSHI-it

Megjithatë, pas shqyrtimit të dokumentacionit, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit përjashtoi nga gara dy operatorët e tjerë ekonomikë dhe, në fund shpalli fitues kompaninë “Soft & Solution”, e cila paraqiti ofertën ekonomikë në vlerë 313.579.999 lekë të reja ose rreth 3.2 milionë euro.

Ndërkohë, tenderi i tretë në radhë, me objekt “Implementimi i infrastrukturës së qendërzuar hardware”, dhe me fond limit 715.745.660 lekë të reja, u fitua nga kompania “Infosoft System”. Dokumentat zyrtare tregojnë se në atë procedurë nuk ka pasur konkurentë të tjerë.

Lexo edhe: 

AKSHI shndërrohet zyrtarisht në monopol privat, Soft & Solution përlan edhe çelësat publikë

Tenderat mln euro të AKSHI-t/ Ermal Beqiri krijon “monopol”, bashkon Horizon me Soft&Solution

“Soft & Solution” futet te zyra Ramës/ Firma e ekspertit “Meta-Prifti” fituese me 500 mijë euro më shumë se oferta më e ulët

 

Etiketa: akshiErmal BeqiriMirlinda KarcanajSoft & Solutiontender“Horizon”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025
AKTUALITET

Pas dështimit në burgun e Peqinit, Arlinda Pogaj e OBP i jep ‘Albascan’ tenderin 2 mln € për sistemin antidron

20:00 : 04/10/2025
AKTUALITET

Tender 6 mln euro/ Kryeministri “Diell” i vë kazmën stadiumit të Himarës, kthehet në parking betoni

09:20 : 03/10/2025
AKTUALITET

Sistemi i Gjendjes Civile/ PD: Ku shkuan 8.5 mln eurot e tenderit të AKSHI-t?

12:32 : 27/09/2025
AKTUALITET

SPAK mësyn në Bashkinë e Peqinit, zbardhet tenderi me flamur të kuq që po hetohet

14:00 : 24/09/2025
AKTUALITET

Miliona euro me “Eco-Elb”/ Nuri Balla i “Ergi” shpk, “manovra” për t’i shpëtuar hetimit të Prokurorisë

09:53 : 19/09/2025
Para

Horoskopi, 24 dhjetor/ Çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

TË GJITHA

Berisha: Ky është Pelesh-parlamenti! Seanca u mbyll sapo denoncova Arubën

12:23 : 09/10/2025

Përfundon seanca plenare, Kuvendi kalon në votim pa debat rendin e ditës, raportet që u miratuan

12:18 : 09/10/2025

Gjyqtarët mblidhen pas vrasjes së Kalasë, propozohet grup pune për sigurinë në gjykata

12:11 : 09/10/2025

Deklarata “bombë” e Nokës: Policia e Shtetit shoqëroi me makina Suel Çelën te dentisti në Tiranë

12:02 : 09/10/2025

Këlliçi akuza Koçiut: Shkarkoi zv.ministrin pse piu duhan, por refuzon përgjegjësinë për gjyqtarin e vrarë

11:56 : 09/10/2025

Debat i ashpër mes Koçiut dhe Nokës në Parlament: Mos m’u drejto me gisht, turp të kesh!

11:47 : 09/10/2025

36-vjeçarja në Maliq tenton të vrasë veten në banesën e saj

11:39 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com