• Kontakt
Sunday, November 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Presidenti i zgjedhur Trump sinjalizon se nuk do të përfshihet në Siri, a është e mundur?

14:44 : 11/12/2024
në BOTA

Donald Trump ka sinjalizuar se dëshiron të shmangë përfshirjen në Siri pas rrëzimit të Presidentit Bashar al-Assad nga një grup kryengritësish. Megjithatë, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë Patsy Widakuswara, presidenti i zgjedhur mund të ketë nevojë të balancojë qëndrimin e tij me qëllimet Uashingtonit për mbrojtjen e Izraelit, izolimin e Iranit dhe përballjen me Rusinë, Turqinë dhe vende të tjera.

Sirianët ende po festojnë rrëzimin e presidentit Bashar al-Assad, i cili është arratisur në Moskë. E ardhmja e vendit nuk është aspak e qartë pasi fuqitë rajonale përpiqen të mbrojnë interesat e tyre.

Nga jugu, Izraeli nisi sulmet për të dobësuar atë që ka mbetur nga ushtria e aleatit të Iranit.

Në veri, rebelët e mbështetur nga Turqia morën nën kontroll një pjesë të territorit, duke detyruar kurdët sirianë të largoheshin.

Lexo edhe:

CNN: Strategjia e tarifave e Trump po e vendos Amerikën përballë aleatëve të saj

Rrëzohet një avion i vogël pas përplasjes me një pemë në SHBA, humb jetën piloti

Presidenti amerikan Joe Biden ka reaguar me shpejtësi, duke nisur sulme ajrore ndaj objektivave të Shtetit Islamik në Siri.

“Shtetet e Bashkuara do të punojnë me partnerët tanë dhe palët e interesuara në Siri për t’i ndihmuar të përballen me rreziqet”, tha Presidenti Biden.

Ndërkaq, Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump sinjalizoi se nuk dëshiron të përfshihet në Siri.

“Padyshim duket sikur bota është çmendur pak tani”, tha presidenti i zgjedhur Trump.

Hayat Tahrir al-Sham, grupi i rebelëve që rrëzuan Assadin, është përcaktuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, zoti Trump dëshiron që Uashingtoni të mos përfshihet në konfliktit sirian. “Kjo nuk është lufta jonë”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Me këtë qëndrim u pajtua Tulsi Gabbard, e emëruara e zotit Trump për postin e drejtores së zbulimit kombëtar.

“Ai është plotësisht i përkushtuar, siç ka thënë vazhdimisht, për t’i dhënë fund luftërave, për të siguruar paqen duke treguar forcën dhe duke vënë në radhë të parë interesat e sigurisë kombëtare dhe sigurinë dhe lirinë e popullit amerikan”, thotë. znj. Gabbard.

Por me largimin e Asadit, Presidenti i zgjedhur Trump mund të ketë nevojë të balancojë qëndrimin e tij për mos përfshirje me qëllimet amerikane për të mbrojtur aleatët, si Izraeli dhe Jordania dhe për të shmangur rigjallërimin e grupeve terroriste si Shteti Islamik.

“Pengimi i organizatave të njohura terroriste nga qasja te armët kimike dhe aftësia për të vepruar në territore që nuk i ka askush nën kontroll ose në hapësirën ku ka shtete të dështuara, mendoj se është një veprim shumë i zgjuar. Unë mendoj se këtë politikë do ta vazhdojë edhe Presidenti Trump”, tha Christopher O’Leary ekspert kundër terrorizmit.

Gjatë mandatit të parë, Presidenti Trump urdhëroi sulme ndaj regjimit të Asadit në përgjigje të përdorimit të armëve kimike. Presidenti Trump megjithatë, u përqëndrua më shumë në mposhtjen e Shtetit Islamik.

Ai urdhëroi largimin e trupave amerikane nga Siria në vitin 2019, duke lënë vetëm disa qindra ushtarë amerikanë për të mbrojtur fushat e naftës.

Ai u kritikua se braktisi aleatët. Pas tërheqjes, Turqia nisi ofensivën kundër forcave kurde, që kishin luftuar së bashku me ushtarët amerikanë për të shkatërruar Shtetin Islamik në Siri.

Kësaj radhe zoti Trump tha: “Të mos përfshihemi”.

Por me kaq shumë interesa amerikane në rajon, politika e mospërfshirjes mund të jetë më lehtë të thuhet sesa të zbatohet./VOA

Etiketa: donald trumpSHBAsiri

Lajme të lidhura

BOTA

CNN: Strategjia e tarifave e Trump po e vendos Amerikën përballë aleatëve të saj

17:31 : 01/11/2025
BOTA

Rrëzohet një avion i vogël pas përplasjes me një pemë në SHBA, humb jetën piloti

16:49 : 01/11/2025
BOTA

SHBA mund të sulmojë bazat ushtarake të Maduros

14:33 : 01/11/2025
BOTA

Testimet bërthamore, përse u ndalën dhe përse Trump kërkon t’i rikthejë?

10:34 : 01/11/2025
BOTA

Formacioni ushtarak më i madh që nga kriza e Kubës, çfarë po përgatit SHBA në Karaibe

08:59 : 01/11/2025
BOTA

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025
Para

Kushëriri i Bashar al-Assad: Xhihadistë nga e gjithë bota në Siri, mes tyre dhe shqiptarë

TË GJITHA

Horoskopi, 2 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:23 : 01/11/2025

I dënuar me 35 vite burg, por ende në arrati: Bertil Alliaj ekzekuton kushëririn në prag të shtëpisë

23:16 : 01/11/2025

FOTO/ Vrau kushëririn në derë të shtëpisë, ky është Bertil Alliaj

22:54 : 01/11/2025

Vrasja e Dalan Alliajt në Selenicë, shpallet në kërkim kushëriri

22:33 : 01/11/2025

Vrasja në Selenicë, shoqërohen 5 persona në polici

22:22 : 01/11/2025

Kosovë/ Oda Amerikane kritikon miratimin e buxhetit 2026 nga Qeveria në detyrë

22:05 : 01/11/2025

Vjedhja e bizhuterive në Luvër, arrestohen tre të dyshuar të tjerë për grabitjen 88 mln euro

21:45 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com