• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Trump emëron gjeneralin në pension Kellogg si të dërguar special për krizën Rusi-Ukrainë

21:30 : 27/11/2024
në BOTA

Donald Trump mbështetet te gjenerali besnik në pension Keith Kellogg për një pikë kthese në konfliktin midis Kievit dhe Moskës. Presidenti i zgjedhur e ka emëruar atë të dërguar të posaçëm për Ukrainën dhe Rusinë, një luftë për të cilën premtoi disa herë gjatë fushatës elektorale, se do t’i japë fund brenda 24 orëve.

“Së bashku do ta bëjmë botën të sigurt,” tha Trump në “Truth” ndërsa shpalli zgjedhjen e tij.

“Jam shumë i kënaqur të emëroj gjeneralin Keith Kellogg për të shërbyer si Asistent i Presidentit dhe i Dërguar Special për Ukrainën dhe Rusinë. Keith ka udhëhequr një karrierë të shquar ushtarake dhe biznesi, duke përfshirë shërbimin në role shumë të ndjeshme të Sigurisë Kombëtare në Administratën time të parë. Ai ishte me mua që në fillim! Së bashku, ne do të sigurojmë PAQEN PËRMES FUQISË dhe do ta bëjmë Amerikën dhe botën përsëri të sigurt!” shkroi Trump.

Një ish-këshilltar sigurie i Mike Pence gjatë katër viteve të para të manjatit në Shtëpinë e Bardhë, Kellogg është anëtar i Institutit Amerikan të Politikës së Parë (America First Policy Institute), një nga grupet që u formua kur Trump u largua nga detyra për të ndihmuar në hapjen e rrugës për administratën e ardhshme republikane.

“Përfundimi i luftës midis Rusisë dhe Ukrainës do të kërkojë një udhëheqje të fortë të America First”, shkroi Kellogg prillin e kaluar në një punim kërkimor duke i bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të përdorin ndihmën ushtarake për Kievin si levë për të çuar përpara bisedimet e paqes me Kremlinin.

Lexo edhe:

Trump konfirmon telefonatën e tensionuar me Netanyahun: Isha i shqetësuar nga lufta e tij me Libanin

Zyrtari britanik: Ribashkimi me BE-në është i pashmangshëm

Në mënyrë të veçantë, Kellogg kishte bërë thirrje për një “politikë formale të SHBA-së për të kërkuar një armëpushim dhe një zgjidhje të negociuar të konfliktit”, me Uashingtonin të gatshëm të vazhdojë armatosjen e Ukrainës dhe forcimin e mbrojtjes së saj pasi të arrihet një marrëveshje paqeje për të siguruar që nuk do të ketë përparime të mëtejshme ruse.

“Ndihma e ardhshme ushtarake amerikane, do të kërkojë që Ukraina të marrë pjesë në bisedimet e paqes me Rusinë,” shtoi ai.

Plani i paqes që Kellog i paraqiti Trump muajt e fundit bazohet në këta gurë themeli. Një nismë që përfshin ngrirjen e linjave të betejës në pozicionet mbizotëruese dhe, mbi të gjitha, detyrimin e Kievit dhe Moskës për të negociuar.

Sipas planit, Shtetet e Bashkuara do t’i jepnin Ukrainës më shumë armë vetëm nëse ajo binte dakord për bisedimet e paqes. Në të njëjtën kohë, Moska do të paralajmërohej se çdo refuzim për të ardhur në tryezë do të rezultonte në një rritje të mbështetjes amerikane për Kievin.

Anëtarësimi në NATO gjithashtu do të ishte përjashtuar, të paktën në të ardhmen e afërt. Një plan që është i vështirë për t’u pranuar nga Kievi, duke pasur parasysh se në mënyrë efektive do t’i jepte Rusisë kontroll të padiskutueshëm të pjesëve të mëdha të Ukrainës lindore.

Etiketa: RusiTrumpUkraine

Lajme të lidhura

BOTA

Trump konfirmon telefonatën e tensionuar me Netanyahun: Isha i shqetësuar nga lufta e tij me Libanin

16:58 : 03/06/2026
BOTA

Zyrtari britanik: Ribashkimi me BE-në është i pashmangshëm

16:17 : 03/06/2026
BOTA

Negociatat mund të zhbllokojnë përpjekjen e Ukrainës për anëtarësim në BE

19:41 : 02/06/2026
BOTA

Telefonata e tensionuar Trump-Netanyahu, anulohet në momentin e fundit sulmi në Bejrut

17:48 : 02/06/2026
BOTA

Zelensky kërkon raketat Patriot nga SHBA pas sulmeve masive ruse

16:07 : 02/06/2026
BOTA

Ukrainasit përballen me pasojat e sulmeve masive ruse

15:14 : 02/06/2026
Para

Kërcënoi gazetarin, por pas emisionit emigranti shqiptar merr paratë

TË GJITHA

Denoncimi/ Qytetarja e martuar prej 30 vitesh në Tiranë, institucionet e nxjerrin beqare!

21:10 : 05/06/2026

Sekuestrohen 50 mijë euro të padeklaruara në doganën e Durrësit

21:05 : 05/06/2026

“Po të mos ishte Kushner, s’i rruhej kujt”, Rama i kthen protestat e Zvërnecit në sulm ndaj “armiqve” të Trump

20:57 : 05/06/2026

Rama nuk tërhiqet: Investimi 4 mld dollarë në Zvërnec, bekim për gjithë ekonominë shqiptare!

20:44 : 05/06/2026

Tension në Detin e Zi/ Ukraina godet anije dhe konfirmon shpërthim droni në Rumani

20:37 : 05/06/2026

‘Shit Zeqinenë po deshe’, pankarta pikante nga protesta qytetare

20:29 : 05/06/2026

Gardisti i sulet protestueses gjatë takimit të Ramës, tenton ti mbyllë gojën /VIDEO

20:21 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026romabetinterbahisbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobet