• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Osmani: Rrezikimi i aleancave cenon vet Kosovën

17:25 : 21/11/2024
në RAJONI

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha të enjten se aleancat mes shteteve janë më të mëdha e më të rëndësishme se cilido politikan apo një palë zgjedhjesh dhe se rrezikimi dhe cenimi i tyre, cenon vet Kosovën.

“Aleancat janë këtu për të na mbrojtur prandaj vënia në rrezik e tyre, luajtja bixhoz me to apo cenimi i tyre e cenon vet mbrojtjen e Republikës tonë”, tha ajo, në një referencë të qartë të mospajtimeve me qasjen e qeverisë së Kosovës ndaj aleatëve perëndimorë, të cilët e kanë kritikuar Prishtinën për mungesë bashkërendimi, posaçërisht në veprimet e saj në veriun e Kosovës.

Presidentja Osmani gjatë fjalimit vjetor në Parlamentin e Kosovës, vuri theksin te ruajtja e marrëdhënieve me aleatët e Kosovës dhe procesi i bisedimeve me Serbinë.

“Rëndësia e ruajtjes së aleancave është e paçmueshme. Historia politike na mëson se dobësimi i aleancave ose partneriteteve është një gabim strategjik. Të punosh bashkë me ata që na ndihmuan që ta kemi lirinë e shtetit, asnjëherë nuk është nënshtrim e shantazhim”, tha ajo.

Lexo edhe:

BE thirrje partive në Kosovë: Respektoni vendimin e Kushtetueses, s’ka më kohë për të humbur!

Kosovë/ Kushtetuesja: Kreu i Kuvendit zgjidhet me votim të hapur, kandidati të votohet deri në 3 herë

Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore të Bashkimit Evropian disa herë kanë tërhequr vërejtjen se veprimet e autoriteteve të Kosovës në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe, kanë ndikuar në cilësinë e partneritetit dhe kanë paralajmëruar Prishtinën se mospajtimet pengojnë angazhimin e tyre për të ndihmuar përparimin e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike.

“Shihni deklarimet e liderëve të superfuqive botërore, do të shihni qindra deklarata e fjalime se çdo sfidë angazhohen që ta kapërcejnë bashkë me aleatët sepse nuk mund të ja dalin të vetëm. Prandaj, asnjëherë nuk e kam kuptuar e as mirëkuptuar as talljet që bëhen në llogari të aleatëve as sulmet ndaj tyre e as keqpërdorimi e emrave të tyre për të përfituar pushtet. Asnjëra dhe as tjetra nuk i bën nder Kosovës përkundrazi duhet shumë punë e shumë angazhim për mirëmbajtjen e aleancave, partneriteteve bazuar në parime dhe vlera. Vetëm kjo rrugë mund t’i çojë interesat e Kosovës përpara”, tha ajo.

Presidentja Osmani tha ndërkaq se dialogu me Serbinë i udhëhequr nga Bashkimi Evropian, ka qenë jo i baraspeshuar dhe me një trajtim të padrejtë të Kosovës.

“Fakti që në tavolinën e dialogut shteti që krijoi agresion ndaj Kosovës pra Serbia nuk është nën masa kurse viktima e këtij agresioni, pra Kosova është nën masa, është dëshmia më e qartë e kësaj mungese balanci. Prandaj është e domosdoshme të ketë reflektim rreth kësaj qasjeje nga të gjithë ata që vërtetë duan paqe e stabilitet në rajonin tonë. Por, kjo do të thotë se edhe ne të vetreflektojmë për rrugën e deritanishme dhe të mendojmë se si mund t’i bëjmë gjërat edhe më mirë”, tha ajo.

Osmani: Shqiptarët në rajon ende po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut.

“Në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc spastrimi etnik nëpërmjet pasivizimit të adresave, shkelje kjo e konfirmuar edhe nga Parlamenti Evropian, Departamenti amerikan i Shtetit, tashmë ka marrë edhe vulën e gjykatave tërësisht të politizuara të Serbisë, të cilat po e mirëmbajnë diskriminimin. Fatkeqësisht reagimi ndërkombëtar ndaj këtyre shkeljeve po mungon, përkundër shkeljeve”, tha ajo.

Presidentja Osmani ngriti siç tha edhe shqetësimet e shqiptarëve të Maqedonisë sw Veriut për të drejtat e fituara me marrëveshjen e Ohrit. Ajo tha se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë kontibutdhënësit kryesorë në demokratizimin dhe integrimin euro-atlantik të vendit.

“Prandaj çdo përpjekje për të minuar të drejtat e tyre do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur nga shqiptarët gjithandej. Në këtë drejtim, koordinimi i vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në veçanti për çështjet e politikës së jashtme dhe të sigurisë por mbi të gjitha për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në gjithë rajonin dhe kudo tjetër që jetojnë ata është vendimtar për suksesin tonë dhe ecjen përpara drejt familjes euro-atlantike”, tha ajo.

Presidentja Vjosa Osmani në fjalimi e saj ngriti shqetësimin për dhunën ndaj grave. Ajo tha se forcimi i të gjitha strukturave e institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë për të luftuar dhunën na baza gjinore është thelbësor.

“Është tragjike, e dhimbshme dhe tejet shqetësuese që edhe në vitin që po lëmw pas gra dhe vajza të shumta vazhduan të jenë viktima të dhunës në baza gjinore e nëë mesin e tyre disa përfunduan me fatalitet. Burrat po i vrasin gratë e dhuna ka gjetur strehë në shumë çati të vendit tonë”, tha ajo.

Fjalimi i presidentes Osmani, nuk u ndoq nga deputetët e Partisë Demokratike dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në opozitë, të cilët thonë se presidentja është duke i shërbyer agjendës politike të qeverisë dhe se ka dështuar të shërbejë si përfaqësuese e unitetit të popullit./VOA

Etiketa: kosovevjosa osmani

Lajme të lidhura

RAJONI

BE thirrje partive në Kosovë: Respektoni vendimin e Kushtetueses, s’ka më kohë për të humbur!

21:21 : 08/08/2025
AKTUALITET

Kosovë/ Kushtetuesja: Kreu i Kuvendit zgjidhet me votim të hapur, kandidati të votohet deri në 3 herë

18:49 : 08/08/2025
RAJONI

Kosovë/ Hasani: Dispozitivi i Kushtetueses i qartë, por me dy defekte

15:09 : 08/08/2025
Lajmet e Dites

Kushtetuesja: Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur

13:06 : 08/08/2025
RAJONI

Kriza institucionale në Kosovë, Kushtetuesja vendos sot për konstituimin e Kuvendit

10:09 : 08/08/2025
RAJONI

FOTO/ 34-vjeçari serb arratiset nga paraburgimi në Mitrovicën e Veriut

20:31 : 07/08/2025
Para

Shqipëria dhe Mali i Zi bëhen pjesë e "SEPA-s"

TË GJITHA

Ndërron jetë në moshën 97-vjeçare Jim Lovell, komandanti i Apollo 13

21:43 : 08/08/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 87

13 vatra gjatë orëve të fundit në Shqipëri, 7 janë ende aktive

21:37 : 08/08/2025

BE thirrje partive në Kosovë: Respektoni vendimin e Kushtetueses, s’ka më kohë për të humbur!

21:21 : 08/08/2025

Bylis forcon skuadrën, firmos me talentin 18-vjeçar nga Mali

21:18 : 08/08/2025

Zjarr i madh mes fshatrave Picar dhe Humelicë në Gjirokastër

21:05 : 08/08/2025

“Luftë” për ushqim në Gaza, ballkoni shembet dhe zë poshtë turmat e palestinezëve (Video)

21:00 : 08/08/2025

“Benzi” përmbyset jashtë rruge në Fier, plagosen tre persona

20:52 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com