• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shoqëri në krizë, jo thjesht në tranzicion

11:50 : 19/11/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, OP-ED

Nga Ornela Çuçi

Përgjatë gjithë ditës dje, e kam më fort se kurrë dëshirën të iki nga sytë këmbët nga ky Shqipëria. Për herë të parë që kur jam rikthyer, dje kam dashur të mos i mbaj më asnjë sekondë fëmijët e mi në këtë vend.

Dje, të gjithë në u zgjuam me një tjetër lajm tragjik. Një djalë 14-vjeçar humbi jetën në një sherr brenda një shkolle, viktimë e një konflikti të nisur në rrjetet sociale.

Ky ishte lajmi që, më tepër se një njoftim, ishte një përkujtim i asaj që ndodh çdo ditë në shkollat tona. Tmerre të pafundme, pjellë e një shoqërie e cila ka humbur udhën.

Fajet për këtë nuk mund t’i kenë asnjëherë fëmijët, paçka se ai që kreu aktin makabër ishte një fëmijë. Ato i kemi të gjithë ne, bashkë.

Lexo edhe:

Fier/ Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve dhe drogës, arrestohen 4 persona! Detajet e operacionit

Qershori çel regjistrimet në kopshte, 20 ditë afat! Procedurat që duhet të ndiqen hap pas hapi

Ne të gjithë që ju krijojmë idenë çdo ditë që paraja e lehtë është vlerë. Ne që i rrisim në familje me idenë që je goxha burrë vetëm nëse qëndron sa më pak në familje e sa më shumë në qejfet e tua. Ne të gjithë që tregojmë se një “i fortë” ka nën hyqëm 100 “të shkolluar”. Ne që i ushqejmë me dëshirën për tu bërë drejtor ditën e parë të punës, e kur të bëhesh drejtor do të mund ta mbash atë pozicion nëse promovon nëpër fushata elektorale modelet që do t’u ngjajnë këta fëmijë, fëmijët tanë.

Kultura që ushqen dhunën

Pse ndodhin këto gjëra në Shqipëri? Apo më saktë, pse ndodhin kaq shpesh dhe ngjajnë kaq të natyrshme? Sepse jetojmë në një vend ku dhuna nuk dënohet, por shpeshherë ajo glorifikohet. Kur djemtë e mi filluan adoleshencën fillova të mësoj këngët që i zgjonin në mëngjes ata. I di kaq shumë këngë të tyre dhe të gjitha kanë dhunë e krim përbrenda.

“Unë, unë i kam dy hekra mrena çantës, për me i la hesapet e mesnatës; për me dalë makinat janë the fastest; ti ma njeh ekipin, ëe the hardest”, thotë një prej tyre. Më kujtohet si sot momenti kur e kisha dëgjuar për herë të parë. Në fillim s’e kuptoja çfarë po thoshte. Dëgjoja vetëm melodinë. Por, kur bëra lidhjen e fjalëe, u tmerrova. Ishte një thirrje e hapur për posedim e përdorim armësh, për qërim hesapesh. Pra, për të bërë krim.

Natyrisht, të tilla tekste nuk mund të bëhen këngë vetëm në shqip. Por, vetëm në shqip ato janë pjesë e përditshmërisë së fëmijëve të të gjitha moshave, padallim.

Këta jemi ne. Një shoqëri ku këngët që promovojnë krimin dëgjohen kudo dhe në çdo kohë. Përtej përditshmërisë, jo rrallëherë ato kanë shoqëruar edhe fushatat zgjedhore të partive politike. Krimet që janë kryer gjatë tyre ngjajnë si kobe të paralajmëruara në po ato këngë.

Kemi krijuar ne këtë atmosferë, ku një zënkë në rrjetet sociale është më shumë se një keqkuptim – ajo është një pasqyrim i tensioneve të pashprehura që ne, si shoqëri, nuk i kemi adresuar kurrë. Këto tensione janë si plagë të hapura që dalin në sipërfaqe aty ku duhet të kishte paqe: në shkolla, në sheshe lojërash, në biseda mes miqsh.

Po shkolla?

Një rrëfim i trishtë, aq sa sado t’i rrisësh rrogën zyshave, nuk ia rrit dot mesataren e shkollës 9-vjeçare asnjë qeveri. Sepse po, në mësuesi kanë shkuar përgjatë 30 viteve të fundit shumica nxënës që e kanë pas të vështirë shumë shkollën e mesme në fakt (pa i përgjithësuar plotësisht, por ky është realiteti i shumicës). Sepse po, universitetet e rretheve që kanë pas në fokus mësuesinë, të gjithë e dimë se kanë funksionuar si miniera për stafin e tyre.

Shkollat tona nuk e kanë aspak fokusin në formimin e individit, sepse të gjesh një vend si mësues në një shkollë afër qendrës, do të duhet të kesh edhe kontribut partiak, jo vetëm professional. Nëse nuk e ke te plotë aftësinë profesionale, nuk përbën problem. Ke mikun e fortë. Sepse të fortët e të gjitha niveleve janë faktor.

A mund të presim fëmijë paqësorë kur rreth tyre të gjitha modelet promovojnë të kundërtën? Kur mediat japin hapësirë për të lavdëruar ata që kanë “zgjidhur konfliktet” me armë? Kur sukseset shihen si rezultat i arrogancës dhe jo i punës? Kjo tragjedi nuk ndodhi vetëm nga një fjalë e nxituar mes dy fëmijëve. Ajo është produkt i një shoqërie ku dhuna është normalizuar dhe ku vlera shihet si dobësi.

Nevoja për një zgjim kombëtar

Nëse ky vend do të ketë një të ardhme, atëherë duhet të ndalemi këtu. Kjo humbje e një jete të pafajshme duhet të na zgjojë. Duhet të shohim më thellë dhe të pranojmë përgjegjësinë tonë kolektive. Nuk është vetëm faj i shkollës që nuk ndërhyri, as i familjeve që nuk e parashikuan këtë konflikt. Është faji i një kulture që nuk vlerëson jetën e njeriut, që ushqen dhunën si një mënyrë për të fituar respekt.

E vramë të gjithë ne atë fëmijë, në atë shkollë. Edhe fëmijës tjetër, që përdori thikën, ia shkatërruam ne jëtën, të ardhmen, e vramë për së gjalli.

Të gjithë!

Ne!

 

 

Etiketa: 14 vjecariadoleshentbandatfëmijëkrimkrizëOrnela ÇuçishkolleShoqëriTiranevrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fier/ Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve dhe drogës, arrestohen 4 persona! Detajet e operacionit

10:15 : 03/06/2025
AKTUALITET

Qershori çel regjistrimet në kopshte, 20 ditë afat! Procedurat që duhet të ndiqen hap pas hapi

09:12 : 03/06/2025
AKTUALITET

Shqiptarja e kthyer nga Gaza mesazh Ramës: Të shohim të vërtetën, aty po vriten fëmijë të pafajshëm

16:12 : 02/06/2025
AKTUALITET

Kontrabanda në Dogana/ Prokuroria fal Gent Gazhelin sa herë që vartësit i kapen në vjedhje

15:25 : 02/06/2025
AKTUALITET

Vrasja e Martin Canit/ 5 të mitur thirren për të dëshmuar në Gjykatë, autori mohon akuzat

14:06 : 02/06/2025
AKTUALITET

Vrasja e 57-vjeçarit në Lezhë, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e atentatit

12:13 : 02/06/2025
Para

Gjyshja e shokut të Martinit shpërthen në lot: Nipi im është i ngrirë, nuk flet

TË GJITHA

Fier/ Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve dhe drogës, arrestohen 4 persona! Detajet e operacionit

10:15 : 03/06/2025

Tiranë/ Zbulohen magazinat ku falsifikoheshin “veshjet firmato”, 4 të arrestuar (VIDEO)

10:01 : 03/06/2025

Hyri për tu larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 37-vjeçari

09:46 : 03/06/2025

Ushtria izraelite qëllon drejt turmës që po priste për ushqim në Rafah, Hamasi: Të paktën 24 të vdekur

09:40 : 03/06/2025

The Telegraph: Trafikanti shqiptar i drogës rikthehet ilegalisht në Britani pas dëbimit – EMRI

09:27 : 03/06/2025

Arrestohen dy shqiptarë në Greqi, policia gjeti në banesën e tyre lëndë narkotike

09:22 : 03/06/2025

VIDEO shokuese! Momenti kur 19-vjeçarja serbe heq rripin e sigurimit dhe bie nga parashuta

09:12 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com