• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raporti i KLSH/ Agjencia e Efiçensës së Energjisë, 6 mln euro tendera me shkelje

13:10 : 16/11/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Agjencia për Efiçensën dhe Energjinë nuk është treguar aspak efiçente për menaxhimin e fondeve publike.

Të paktën 15 procedura tenderuese me vlerë më të lartë të zhvilluar nga ky institucion, për një total prej 617 milionë lekë të reja ose mbi 6 milionë euro, rezultojnë me probleme të theksuara.

Në foto: Zv.Kryeministrja, Belinda Balluku dhe ish-drejtuesi i Agjencisë së Efiçensës së Energjisë, Eltar Deda

Këto shkelje janë identifikuar nga një audit i zhvilluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për veprimtarinë financiare të Agjencisë së Efiçenës dhe Energjisë për periudhën 2019-2023, kohë kur është drejtuar fillimisht nga Eltar Deda dhe më tej nga Ani Hasa.

Agjencia pa efiçensë

Lexo edhe:

Mbahet sot protesta e 6-të për Zvërnecin, ja 5 kërkesat për qeverinë

Qeveria i jep Salillarit koncesionin 1 miliardë euro të rrugës Milot-Balldren

Kur në vitin 2019 nisi nga puna Agjencia e Efiçensës së Energjisë, kryeministri Edi Rama dhe zëvendësja e tij, Belinda Balluku, e konsideruan si një hap shumë të rëndësishëm për reduktimin e shpenzimeve në energjitikë dhe përfshirjen e Shqipërisë në hartën e vendeve me energji të pastër.

Kryeministri Rama nuk e fshehu vetë-mburrjen edhe pak ditë më parë (13 nëntor 2024), në një samit të zhvilluar në Azerbajxhan, ku deklaroi se “vij këtu nga një vend i vogël në mes të Europës, Shqipëria, ku jemi krenar që kemi prodhim 100 % me energji të ripërtëritshme”.

Në foto: Kryeministri Edi Rama vlerësoi veten në Samitin e Azerbajxhanit për efiçensën e energjisë elektrike

Megjithatë, gjetjet e Kontrollit të Lartë të Shtetit tregojnë se nuk ka asgjë për t’u festuar në aktivitetin financiare të Agjencisë së Efiçensës së Energjisë. Përkundrazi, shkeljet e konstatuara mund të përbëjnë shkak për nisjen e një hetimi penal.

Shkeljet miliona euro

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar së fundmi rezultatet e Auditit të Përputhshmërisë në Agjencisë e Efiçensës së Energjisë.

Një ndër fokuset e këtij auditimi ishin procedurat e prokurimit me vlerë të larta të zhvilluara nga ky institucion për periudhën 2019-2023.

“Nga auditimi i procedurave të prokurimit publik me vlera të larta për periudhën 2019-2023, në 15 prej tyre me vlerë të fondit limit 617,066,663 lekë pa TVSH, vlerë të kontratës 576,260,099 lekë pa TVSH, u konstatuan parregullsi në hartimin e kritere të veçanta të dokumenteve të tenderit, në llogaritjen e fondit limit dhe termave të referencës dhe në vlerësimin e ofertave”, thuhet në raportin e KLSH-së.

Audituesit kanë konstatuar se në 14 nga këto tendera, me vlerë të fondit limit 607,066,663 lekë, janë konstatuar parregullsi “në hartimin e kritereve të veçanta të dokumenteve të tenderit, pasi disa prej tyre nuk janë argumentuar teknikisht dhe ligjërisht në procesverbalin e mbajtur për këtë qëllim, nuk janë në përpjesëtim dhe të lidhura ngushtë maftësinë zbatuese, natyrën dhe vlerën e kontratës”.

Në foto: Ani Hasa, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Efiçensës së Energjisë

Këto kritere lidhen kryesisht me kapacitetin teknik, si me ekzistencën e punonjësve në listë pagesat e operatorëve ekonomik për një periudhë të gjatë kohe, përvoja të suksesshme të ngjashme të mëparshme, kërkesat në liçencat e shoqërisë, numrin e punonjësve dhe numri i makinerive të kërkuara etj. Në disa raste nuk janë përfshirë në dokumentet e tenderit kritere të cilat kanë qenë të nevojshme për objektin e prokurimit.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, “parregullsitë në hartimin e kritereve, nuk nxisin konkurrencën dhe pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë në procedurat e prokurimit publik, përjashtojnë nga konkurrimi operatorë të tjerë ekonomik që mund ti kenë kapacitet e duhura për realizimin e kontratës, nëse nuk do të ketë devijime në hartimin e kritereve etj”.

Në foto: Pjesë nga Raporti i KLSH për auditin pranë Agjencisë së Efiçensës së Energjisë

Në vijim, KLSH thotë se në 2 tendera me vlerë të fondit limit 18,333,333 lekë pa TVSH, pjesë përbërëse e 15 procedurave të konstatuara me parregullsi), Autoriteti Kontraktor “nuk ka ngritur strukturat e posaçme për përllogaritjen e vlerës së kontratës dhe nuk ka dokumentuar hartimin dhe përllogaritjen e fondit limit në proces verbalin përkatës”.

Në 2 tendera të tjerë, po nga 15 procedurat me vlerë më të lartë, me vlerë të fondit limit 82,833,332 lekë pa TVSH, “janë konstatuar parregullsi në vlerësimin e ofertave të operatorëve ekonomik, pasi janë kualifikuar dhe shpallur fitues operatorë ekonomikë të cilët nuk plotësojnë të gjitha kriteret e veçanta të vendosura në dokumentet e tenderit, duke sjellë si pasojë lidhjen e kontratë me operatorë ekonomik të shpallur fitues si rezultat i një procesi jo të rregullt të vlerësimit të ofertave”.

Ndërsa në një procedurë prokurimi, me fond limit 10,000,000 lekë pa TVSH, “ka rezultuar mungesa e specialistëve të fushës në hartimin e termave të referencës, specifikimeve teknike si dhe në marrjen në dorëzim të mallit”.

Etiketa: abuzimeAgjencia e Eficensës së EnergjisëAni Hasabelinda ballukuEdi Ramaeltar dedaklshrportitendera

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbahet sot protesta e 6-të për Zvërnecin, ja 5 kërkesat për qeverinë

16:40 : 05/06/2026
AKTUALITET

Qeveria i jep Salillarit koncesionin 1 miliardë euro të rrugës Milot-Balldren

16:06 : 05/06/2026
AKTUALITET

Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

15:24 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

14:20 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Fshehu” vilën e Ballukut, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK

13:10 : 05/06/2026
AKTUALITET

Rama shpik komplotin e radhës: Pas protestës së Zvërnecit fshihen iranianët

12:28 : 05/06/2026
Para

Arrestohet 47-vjeçari në Tiranë, mashtroi në Polici duke kallëzuar se e kishte rrahur kunati

TË GJITHA

Mbahet sot protesta e 6-të për Zvërnecin, ja 5 kërkesat për qeverinë

16:40 : 05/06/2026

Sky News jehonë çështjes së Zvërnecit: Shqiptarët kundër planit të Jared Kushner për resortin luksoz

16:31 : 05/06/2026

Belgjika shqyrton shitjen e bizhuterive mbretërore për të mbushur boshllëqet në buxhet

16:31 : 05/06/2026

Përplasen dy automjete në Sarandë, njëra përmbyset në rrugë

16:19 : 05/06/2026

“Veç gënjeshtrave, dëgjova një gjë shokuese”/ Dëshmia e Metës në GJKKO: Jam i revoltuar

16:13 : 05/06/2026

Qeveria i jep Salillarit koncesionin 1 miliardë euro të rrugës Milot-Balldren

16:06 : 05/06/2026

Tentoi të godiste me thikë efektivin e rrugores, arrestohet 38-vjeçari /EMRI

15:56 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibom