• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Akuzohet për fshehje pasurie, PD kallëzon në SPAK deputetin socialist të Vlorës

15:29 : 12/11/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Partia Demokratike ka depozituar një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për deputetin e Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës, Anduel Tahiraj, i cili ka qenë dhe kryetar i degës së PS-së në qytetin bregdetar.

Kallëzimi në SPAK ndaj Tahirajt është referuar për kryerjen e veprave penale fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë, fshehje të të ardhurave, ushtrim të aktivitetit tregtar të paregjistruar, si dhe shpërdorim detyre.

Padia në SPAK ndaj deputetit socialist të Vlorës është bazuar në emisionin “Piranjat”, ku u denoncua se Tahiraj ishte pronar i hotelit “Bee Hotel” që e ushtron aktivitetin e tij që nga viti 2023. Por për më shumë se një vit, hoteli ka punuar i paregjistruar, si në Qendrën Kombëtare të Biznesit ashtu edhe në Drejtorinë Vendore të të Ardhurave Vlorë për të shmangur detyrimet dhe duke shkaktuar evazion fiskal në dëm të shtetit.

Ky biznes, ushtron aktivitet me NIPT-in, që rezulton në emër të vëllait të deputetit, i cili që nga viti 2017 e deri para pak kohësh ka pasur si fushë veprimtarie “Farmaci dhe Klinikë veterinare”.

PD i kërkon SPAK që të bëjë detyrën që i kërkon ligji dhe t’i trajtojë të gjithë deputetët si të barabartë.

Lexo edhe:

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

Deklarata e koordinatorit rajonal për Tiranën, Klevis Balliu:  

Partia Demokratike, mbështetur mbi një investigim të emisionit “Piranjat”, ka denoncuar publikisht deputetin e Partisë së Edi Ramës, Anduel Tahiraj për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë dhe fshehje të të ardhurave, ushtrim të aktivitetit tregtar të paregjistruar, si dhe shpërdorim detyre.

Kur sheh listën e larmishme me shkelje, profili shoqëror që të vjen në mendje nuk është i një deputeti, por i një kundravajtësi recidivist.

Por nuk duhet të habitemi, Rama kështu i preferon deputetët, sa më antiligjorë, sa më kriminelë duke filluar nga tipologjia Tahiraj e deri te tipat si Çyrbja.

Nëpërmjet deputetëve të opozitës investigimi për deputetin e Ramës është konkretizuar në një kallëzim penal në SPAK, të cilit i kërkojmë të bëjë detyrën që i kërkon ligji.

Sidomos t’i trajtojë si të barabartë të gjithë deputetë, jo të arrestojë dhe të burogosë pa prova ata të opozitës dhe të lërë të lirë me një mal provash ata të qeverisë.

Partia Demokratike ka denoncuar gjatë këtyre viteve afera të pafundme korruptive të cilat janë arsyeja themelore e varfërimit tuaj dhe familjes tuaj.

Këto vjedhje bëhen të mundura nga kapja e drejtësisë nga Rama, që garanton mbrojtjen e parave të zhvatura nga pushtetarët hajdutë.

Për njerëzit e partisë ka arrestime sa për show ndërsa për kundërshtarët politikë të qeverisë burgosje pa prova dhe arrestime që i bëjnë të duken si rrëmbime për të trembur njerëzit.

Edi Rama mund të shfajësohet për hajdutët që mbledh rreth vetes, duke pretenduar se nuk e di kur i hanë kumbulla pas shpine, por një pyetje mbetet pa përgjigje.

Si ka mundësi që ky zotëria shkon e gjen vetëm ata që vjedhin e vrasin? E ndjekin ata këtë apo i gjen ky vetë, se të tillë i duhen dhe të tillë i pëlqejnë?

Etiketa: anduel tahirajEdi RamahotelikallezimpadiPDspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

12:27 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026
AKTUALITET

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026
AKTUALITET

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026
AKTUALITET

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026
AKTUALITET

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026
Para

Konferenca për ndryshimet klimatike në Baku, mungojnë udhëheqësit e shteteve kyçe

TË GJITHA

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

12:27 : 04/06/2026

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026

Shpërthim me tritol në Kurbin

12:05 : 04/06/2026

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë

12:01 : 04/06/2026

“Në burg je një i vdekur që ecën”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri!

11:54 : 04/06/2026

Publikohen pamjet/ Momenti kur Gjesti hyn me armë në zyrat e “ONIMA” dhe kërcënon pronarin

11:53 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom