• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hija e Ardi Veliut në përzgjedhjen e Erjon Ahmetit për drejtor policie

13:16 : 12/11/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Ish-shefi i Policisë Rrugore të Tiranës, Erion Ahmeti, gjendet në atë që konsiderohet si “listë e sigurt” për të qenë një nga 12 drejtorët e rinj të Policisë në Qarqe, pavarësisht pikëpyetjeve të rëndësishme që janë ngritur më herët mbi integritetin e tij professional.

Në fundjavën që lamë pas, Policia e Shtetit publikoi listën dhe pikëzimin e kandidatëve për plotësimin e 12 pozicioneve në funksionin “Drejtor i Policisë Vendore”. Emri i Erion Ahmetit gjendet i dhjeti në këtë listë.

Ky pozicion “i lakmuar”, aq më tepër që ka lënë pas emra drejtuesish policie që kanë dhënë kontribut ndër vite në luftën kundër krimit të organizuar, ngre pikëpyetje mbi një skemë “lobimi” në favorin e tij.

Në foto: Renditja e kandidatëve për Drejtor Vendor të Policisë

Të dhëna të ndryshme, indirekte, krijojnë dyshimet se “lobuesi” kryesor për emrin e Erion Ahmetit është Ard Veliu, dikur ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë dhe më tej Drejtor i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, përpara se të përfshihej zyrtarisht në radhët e “Rilindjes” së Edi Ramës, fillimisht si zv.ministër i Infrastrukturës dhe tashmë administrator i shoqërive së prodhimit të armëve, “Kayo”.

Lexo edhe:

Më pak se një vit në krye të Gardës, jep dorëheqjen Ermal Onuzi

Thumb për Ramën dhe Dukën? Igli Tare drejtor i Milanit, Auron Tare: Na i kurseni urimet hipokrite

Brenda radhëve të Policisë, Ard Veliu njihet si “mentori” i Erion Ahmetit. Gjatë kohës që Veliu ishte kreu i Policisë së Shtetit, Ahmeti ka qenë një nga njerëzit e tij më të afërt.

Në foto: Ard Veliu, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe ish-drejtues i AMP-së

Ky raport duket se ka nxitur Veliun që të mos merrte asnjë masë ndaj Erion Ahmetit, pavarësisht akuzave dhe denoncimeve publike në favor të tij. Ahmeti u largua nga Rrugorja e Tiranës, vetëm pasi Ard Veliu u largua nga Drejtor i Përgjithshëm i Policisë dhe vendin e tij e mori Gledis Nano.

Burime që i njohin nga afër, deklaruan për “Boldnews.al” se raporti i ngushtë Ard Veliu-Erion Ahmeti, kanë fillesën e tyre që në faktin që janë nga e njëjta zonë.

Në foto: Ish-Shefi i Policisë Rrugore Tiranë, Erion Ahmeti

Nga e njëjta zonë është edhe drejtori aktual i Policisë, Ilir Proda, i cili po drejton procesin e rekrutimit dhe pikëzimit të kandidatëve për drejtor policie në nivel qarku, ku spitak emri i Erion Ahmetit.

Për më tepër, të njëjtat burime thonë se Ard Veliu luan edhe rolin “informal” të këshilltarit të kryepolicit Ilir Proda.

Si “u përgatit” lista

Erion Ahmeti ka ushtruar për shumë vite funksione në Policinë Rrugore, si edhe ka marrë së fundmi gradën “drejtues”, e cila e lejon atë që të kandidojë për pozicionin “Drejtor Policie”.

E, megjithëse me një përvojë jo shumë të madhe në luftën kundër krimit, ai arriti të dalë në krye të listës, përpara emrave që kanë vite në gradë të lartë dhe që kanë dhënë kontribut në Policinë e Shtetit.

Nga një vështrim i listës së pikëzimit të kandidatëve, rezulton se Erion Ahmeti ka marrë shumë më tepër pikë se sa Tonin Vocaj, Skënder Hitaj apo edhe Altin Qato e të tjerë,, funksionarë që kanë vite përvojë në Policinë e Shtetit.

Renditja e Ahmetit në “top-listën” e kandidatëve për Drejtor Vendor Policie është një tjetër pikëpyetje mbi procesin e rekrutimit të drejtorëve të rinj, pasi është e paqartë se cilat cilësi dhe kritere apo vjetërsi e kanë renditur atë me pikë më shumë se zyrtarë të tjerë policorë që kanë edhe vite, edhe përvojë profesionale më shumë se sa ai.

Kandidatët për drejtor Policie/ Emri i Erion Ahmetit hedh në erë të gjithë procesin

Etiketa: ardi veliudrejtorerion ahmetihijakonkursipolicierenditja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Më pak se një vit në krye të Gardës, jep dorëheqjen Ermal Onuzi

19:52 : 03/06/2025
AKTUALITET

Thumb për Ramën dhe Dukën? Igli Tare drejtor i Milanit, Auron Tare: Na i kurseni urimet hipokrite

11:11 : 27/05/2025
AKTUALITET

Denoncimi i Berishës: Gentian Berberi po shpërndan para me fugon policie për vota në Kukës

20:36 : 10/05/2025
AKTUALITET

Metamorfoza e Erion Ahmetit, nga betonieret në “xhandar” të Korçës, si e favorizoi klani i Fushëbardhës

22:33 : 01/05/2025
AKTUALITET

“Më 1 Maj do djeg makinën e Policisë live në TikTok”/ Kjo është VIDEO që çoi në pranga të riun

12:03 : 01/05/2025
AKTUALITET

Dorëheqja e Florenc Dokës, komandohet drejtori i ri i burgut të Peqinit

16:43 : 24/04/2025
Para

Rubio dhe mbështetja për Ballkanin në mes të tensioneve globale

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com