• Kontakt
Saturday, October 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Përmbytjet/ Banorët e Valencias ngrihen në protesta masive kundër liderëve rajonalë

10:05 : 10/11/2024
në BOTA

Mijëra njerëz kanë marshuar në Valencia mbrëmjen e së shtunës dhe kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit të rajonit për përgjigjen e vonuar ndaj përmbytjeve shkatërruese që lanë më shumë se 220 të vdekur.

Protestuesit mbushën qendrën e qytetit lindor spanjoll dhe brohoritën njëzëri “Vrasës!”, teksa i bënin thirrje Carlos Mazon të shkonte dhe autoriteteve që ta arrestojnë.

Disa hodhën çizme me baltë jashtë një ndërtese të qeverisë rajonale, ndërsa në një pankartë shkruhej: “Duart tona janë njollosur me baltë, tuajat me gjak”.

Pati gjithashtu disa përleshje me policinë dhe trazira përpara godinës së bashkisë së Valencias ku filloi marshimi, teksa policia përdori shkopinj gome për të detyruar disa protestues të zmbrapsen.

Përmbytjet e fund tetorit, të cilat e lëkundën Spanjën dhe e kanë bërë Valencian një pellg balte që kërkon përpjekje të madhe pastrimi, ishin një nga fatkeqësitë natyrore më të këqija në Evropë në dekadat e fundit.

Lexo edhe:

Policia përdor sprej piperi dhe topa uji kundër protestuesve në Gjeorgji

Sllovakia në këmbë/ Protesta masive kundër qeverisë së Robert Ficos

Carlos Mazon akuzohet se ka lëshuar shumë vonë alarmin për motin e keq në Valencia, në orën 20:00 të 29 tetorit, shumë kohë pasi uji kishte përmbytur tashmë qytete dhe fshatra.

Udhëheqësi i Valencias tha se do ta kishte bërë këtë më herët nëse autoritetet do të ishin njoftuar për ashpërsinë e situatës nga një organ zyrtar meteorologjik. Por agjencia spanjolle e motit lëshoi një alarm të kuq, niveli më i lartë i paralajmërimit, qysh në orën 7:30 të mëngjesit të asaj dite, ndërsa ndodhi fatkeqësia.

Mazon po kritikohet gjithashtu për reagimin e ngadaltë dhe kaotik ndaj katastrofës natyrore. Mijëra vullnetarë ishin të parët në terren në shumë prej zonave të goditura më keq në periferi të Valencias, ndërsa u deshën ditë që mijëra përforcime policore dhe ushtarake të dërgoheshin nga qeveria spanjolle.

“Ne duam të tregojmë indinjatën dhe zemërimin tonë për menaxhimin e dobët të kësaj fatkeqësie që ka prekur kaq shumë njerëz”, tha Anna Oliver, presidente e Accio Cultural del Pais Valenciano, një nga grupet që organizuan protestën.

Gati 80 persona janë ende të zhdukur pas gati dy javësh nga përmbytjet katastrofike, të cilat ishin më vdekjeprurëset në një vend të vetëm në Evropë në më shumë se 50 vite.

Mijëra shtëpi të njerëzve u shkatërruan dhe rrugët janë ende të mbuluara me baltë dhe mbeturina 11 ditë pasi reshjet e dendura shkaktuan përmbytjet. 220 njerëz janë konfirmuar deri më tani të vdekur nga përmbytjet, ku 212 prej tyre janë vetëm në rajonin lindor të Valencias, ndërsa kërkimet për më shumë trupa të zhdukur o vazhdojnë./ A2CNN

Etiketa: permbytjeprotestavalencia

Lajme të lidhura

BOTA

Policia përdor sprej piperi dhe topa uji kundër protestuesve në Gjeorgji

21:06 : 04/10/2025
BOTA

Sllovakia në këmbë/ Protesta masive kundër qeverisë së Robert Ficos

09:22 : 28/09/2025
BOTA

Thirrje për drejtësi/ Vrasja e dy vajzave të reja shkakton zemërim publik në Buenos Aires

09:06 : 28/09/2025
BOTA

FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan në protestën për George Floyd

19:03 : 27/09/2025
AKTUALITET

Silva Caka do të bëhet “shefe” e policëve që e dhunuan para Teatrit

11:13 : 26/09/2025
BOTA

Trazira në Milano gjatë protestës pro Gazës, 60 agjentë të plagosur

19:13 : 22/09/2025
Para

Sezon i dështuar për Messin, Inter Miami eliminohet në fazën play-off

TË GJITHA

Kandidat për Tiranën? Lapaj: Do pres deri në momentin e fundit…

21:24 : 04/10/2025

Zjarr në afërsi të Gjirit të Gramës në Vlorë

21:10 : 04/10/2025

Policia përdor sprej piperi dhe topa uji kundër protestuesve në Gjeorgji

21:06 : 04/10/2025

Përfundon mbledhja e kryesisë së PD në Vlorë, propozohet lista e kandidatëve për kryetar bashkie

20:49 : 04/10/2025

Disa persona mbetën të bllokuar në Bjeshkës e Javorrit/ Trashësia e dëborës deri në 1 metër, hapet rruga

20:32 : 04/10/2025

Babishi i fiton zgjedhjet në Çeki, por jo mjaftueshëm për të qeverisur vetë

20:13 : 04/10/2025

Korçë – I riu gjendet në rrugë i dhunuar rëndë: Nuk mbaj mend kush ma bëri

20:08 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com