• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A do të jetë Ardian Çela bedeli i radhës i Edi Ramës?!

14:50 : 31/10/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ish-drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), Ardian Çela, është paraqitur këtë të Enjte në Prokurorinë e Posaçme. Nga SPAK-u nuk ka ende një njoftim apo informacion zyrtar për këtë ftesë, por besohet se ai është pyetur për hetimin penal që po zhvillohet ndaj ish-deputetit të sapo-arrestuar të Durrësit, Jurgis Çyrbja. I pyetur nga gazetarët në dalje të Prokurorisë së Posaçme, Çela ka bërë një shmangie me stil nga thelbi.

Çela një zyrtar me pushtet të gjatë në qeverisjen e Edi Ramës, është nga ata socialist që nuk janë shumë të ekspozuar politikisht, por që ka mbi kurriz një mal me akuza publike, të pahetuara dhe, rrjedhimisht pa asnjë penalizim.

Çela përbën rastin tipik të zyrtarit të “Rilindjes”, i cili, pasi qëndron për shumë vite në pushtet, largohet me qetësi dhe pa zhurmë dhe kthehet në një simbol të pandëshkueshmërisë.

Ardian Çela është një makineri votash për socialistët e Ramës në qytetin e tij. Dikur krahu i djathtë dhe njeriu më i besuar i Vangjush Dakos, ish-kryebashkiakut të Durrësit, të dy këta ndërtuan sistemin e “patronazhimit”.

Lexo edhe:

Rama: Nuk jemi tunduar kurrë nga oligarkët dhe paratë ruse! Nuk na pëlqen Putin dhe Rusia aktuale

Tom Doshi del nga SPAK pas 2 orësh: Kolegët më thirrën për një çështje që s’ka lidhje me mua

Ai qëndroi në detyrën e drejtorit të OSHE-së për gati 10 vjetë në qeverisjen e Edi Ramës, duke u dëshmuar në këtë mënyrë se ai nuk ishte një “drejtor i thjeshtë”, nga ata që emërohen e shkarkohen nga kryeministri dhe kryesocialisti sipas humorit që ai ngrihet në mëngjes.

Ai vijoi i patrazuar për shumë vite detyrën, edhe pse akuzat publike për përfshirjen e tij në korrupsion rriteshin në mënyrë eksponenciale.

Një hetim i SPAK-ut shkoi shumë pranë tij, por nuk arriti (ose nuk guxoi) të kalonte gardhin drejt Ardian Çelës.

Në Dhjetor të vitit 2022, Albana Ferraj, ish-shefja e tij e kabinetit, njeriu që besohej se kryente të gjithë punët dhe urdhrat e drejtorit Çela, u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, pasi “ka përfituar 131 mijë euro nga kompania italiane përmes krijimit të një marrëdhënieje fiktive, duke përdorur edhe një kompani tjetër me seli në Shqipëri”.

Hetimi i SPAK-ut nuk vijoi më lart, duke u prerë filli i veprimeve deri tek Ferraj. Ky ishte rasti i vetëm kur Prokuroria e Posaçme hodhi vështrimin nga tenderat dhe dyshimet për abuzime në OSHEE.

Në dosjen hetimore, të përgatitur nga SPAK-u për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, përmendet edhe një tender i dyshimtë korruptiv në vlerë disa miliona euro, me përfitues Klodian Zoton e inceneratorëve.

Por, ky rast përmendet vetëm shkarazi dhe nuk rezulton, të paktën deri më tani, të jetë kryer ndonjë veprim i mëtejshëm.

Ardian Çela u largua “qetësisht”  në dukje nga detyra në krye të OSHEE-së, në Qershor 2023. Por në realitet ishte Ministrja e linjës Belinda Balluku që e spostoi gati me forcë drejtuesin politik të qarkut Durrës për ti bërë vend kanakarit të saj Eneo Karakaçi.

Tashmë që Çela nuk është më as drejtues politik dhe as drejtor i rëndësishëm ndoshta Lideri Suprem po i përgatit publikut lodrën e radhës për t’u marë disa ditë. Kjo për shkak të faktit që në dosjen Çyrbja malavita e Durrësit e projekton këtë të fundit të tretin në listën përfundimtare të PS-së për deputet. Fakti është që Çyrbja ishte i treti në listën që shkoi në KQZ me firmën e Edi Ramës.

Ndoshta Rama e ka justifikuar veten se kjo listë i ka ardhur si propozim nga socialistët lokal. Dhe kuptohet që socialistët lokal drejtoheshin nga zoti Çela. Me një gur lideri supreme vret disa zogj, shpëton veten, i bën qejfin Ballukut, kënaq shqiptarët dhe i thotë Brukselit burokrat “Ja unë po e luftoj korrupsionin”.

Lideri supreme e ka treguar veten se kur si duhen më njerzit, i hedh si limona të shtrydhur.

Etiketa: Ardian CelabedeliEdi Ramakorrupsionkrimiosheespaktenderat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama: Nuk jemi tunduar kurrë nga oligarkët dhe paratë ruse! Nuk na pëlqen Putin dhe Rusia aktuale

19:21 : 21/10/2025
AKTUALITET

Tom Doshi del nga SPAK pas 2 orësh: Kolegët më thirrën për një çështje që s’ka lidhje me mua

18:08 : 21/10/2025
AKTUALITET

“Fqinjët janë xhelozë për ne”, Rama nga Londra: BE është hipokrite

16:20 : 21/10/2025
AKTUALITET

Integrimi, Rama: Ne po ecim më mirë se Europa!

15:55 : 21/10/2025
AKTUALITET

Thirret në SPAK kreu i PSD-së, Tom Doshi

15:14 : 21/10/2025
AKTUALITET

Kronologjia/ Kush fshihet pas sherrit Pacolli – Ademi për aeroportin e Vlorës

14:51 : 21/10/2025
Para

"E gjithë Shkodra e di emrin e atentatorit"/ Berisha: Lici dhe Bushati u nxorën në pritë nga një polic

TË GJITHA

Horoskopi e mërkurë, 22 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 21/10/2025

Spanja kërkon t’i japë fund ndryshimit të orës në BE

22:55 : 21/10/2025

Serbia gati të testojë vaksinën ruse kundër kancerit

22:45 : 21/10/2025

Britania dërgon trupa në Izrael për monitorimin e armëpushimit në Gaza

22:39 : 21/10/2025

Këlliçi: Brenda dy ditësh pritet raporti përfundimtar i ODIHR, është më i rëndë se ai paraprak

22:26 : 21/10/2025

Zbulohet varr masiv në Siri, shumica e viktimave gra dhe fëmijë

22:25 : 21/10/2025

Cilët janë dy librat që Sarkozy mori me vete në qelinë “VIP”, ja simbolika e tyre

22:13 : 21/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com