• Kontakt
Wednesday, May 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Peshku i madh”, Monikës i duhet vetëm një laps e një letër

11:43 : 30/10/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Çifti i fuqishëm politik i të paktën dy dekadave të fundit, Meta-Kryemadhi, prej javës së kaluar ka prekur fundin. Ilir Meta, ish-kryeministër, ish-kryeparlamentar dhe ish-president, tashmë është në paraburgim, i dyshuar për vepra shumë të rënda penale që lidhen me detyrën zyrtare-korrupsion, fshehje pasurie e pastrim parash.

Për të njëjtat akuza është e dyshuar edhe (ish) bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi. Penalizimi i tyre, me ose pa prova, ka gjetur një konsensus të gjerë publik. Përpunimi i këtij opinioni ka nisur vite më parë, nga “opinionistët” e Partisë Socialiste, edhe kur Meta-Kryemadhi ishin në aleancë me kryeministrin Edi Rama.

Përgatitja e terrenit dhe arrestimi “spektakolar” me zvarritje i Ilir Metës është preludi i një dimri shumë të gjatë penal, por edhe politik të ish-bashkëshortëve.

Lexo edhe:

SPAK goditi rrjetin e kontrabandës së cigareve, e përfshirë edhe gruaja e deputetit të PS

Farsa zgjedhore me votat e Diasporës, një krim i paralajmëruar (VIDEO)

Monika Kryemadhi fillimisht, e më tej edhe Ilir Meta, reaguan pas masave të lëshuara nga Gjykata e Posaçme me të vetmin qëndrim publik-arrestimet janë politike.

Nën këtë “hall” të Meta-Kryemadhit, gjatë javës u përfshi si “xhol” në lojë edhe ish-miku i tyre, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i cili, nga qelia e burgut ku gjendet për aferën e inceneratorëve, lëshoi pasthirrmën se “peshku i madh i korrupsionit” gjendet në telefonin e Monikës.

Kësaj pasthirrme, Kryemadhi iu përgjigj publikisht se “Peshku i madh në telefonin e saj është Edi Rama”.

Deklaratat e mbushura me emocione të përziera krijuan një lloj skene, e cila, jo vetëm për ata, por më shumë për publikun, ka nevojë të sqarohet. Mjaftojnë vetëm dy mjete fare të thjeshta-laps dhe letër.

Monika Kryemadhi, falë përvojës së saj politike, duhet të jetë në fazën e të kuptuarit se përballë “drejtësisë me regji”, siç e përcakton, ajo dhe Ilir Meta e kanë davanë e humbur.

Përpëlitjet për të bindur opinionin publik se hetimi dhe penalizimi i tyre është pa prova nuk duket se do të impresionojë “drejtësinë e turmave”, të krijuar pas Reformës në Drejtësi.

Në ndihmë të Kryemadhit mund të jenë vetëm lapsi dhe letra. Si edhe kërkesa për takim me Altin Dumanin e SPAK-ut, ose çdo “Duman” tjetër në Prokurorinë e Posaçme.

Monika Kryemadhi është një lojtare e dorës së parë në politikën e lartë shqiptare. Ajo ka qenë pjesëmarrëse aktive ose, më së paku, e pranishme kur Edi Rama dhe qeveria e tij hartuan koncesionet korruptive në Shëndetësi e tek inceneratorët; kur qeveria e Rilindjes ndau bregdetin dhe tokat më të mira publike tek një grush biznesmenësh; kur pasuritë kombëtare u shpërndanë si “qoka” për njerëz që do t’i shndërronin në vota.

Nëse Monika nuk dëshiron të bëhet “pentito”, pasi një term i tillë do të thotë që ajo pranon “akuzat penale”, ajo mund të zgjedhë të bëhet “dëshmitare e drejtësisë”.

Me letrën dhe lapsin ajo mund të rrëfejë faktet dhe provat për korrupsionin masiv, kapjen e shtetit, bashkëpunimin e qeverisë me krimin e organizuar.

Të tjerë që kanë qenë para saj në pozita të ngjashme, nuk kanë pasur guxim të bëjnë diçka të tillë, megjithëse janë fryrë si kacagjela.

Saimir Tahiri, ish-ministri kampion i Brendshëm, tha publikisht se “nuk ka bir kurve që do të më ndaloj të bëj drejtësi”, duke huazuar termat banalë nga një shprehje e përdorur më herët nga shefi i tij politik, Edi Rama. Tahiri bëri burgun, duke mbajtur i vetëm koston e kanabizimit masiv të vendit në periudhën 2015-2016. Si një debatikas i mirë, ai nuk tregoi shokët.

Lefter Koka, të cilit iu ngarkua në kurriz barra e aferave të inceneratorëve, gjithashtu lëshoi disa sinjale nga qelia se, për të mbrojtur lirinë e tij, do të tregonte bosët realë të skandalit qindra milionë euro. Fjalët e Kokës kanë fluturuar në ajër.

Arben Ahmetaj, ish-zv.kryeministri jetëgjatë i Edi Ramës, i shpallur në kërkim për aferën e Djegësave, ka shkuar pak më tej se të tjerët. Ai ka deklaruar publikisht se bosët e inceneratorëve janë ish-shefi i tij politik, Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Ahmetaj ka deklaruar gjithashtu se ka qenë dëshmitar ocular, kur në zyrën e kryeministrit kanë shkuar eksponentë të rëndësishëm të botës së krimit, të cilët më pas kanë përfituar leje e koncesione nga Rama. Ahmetaj mund të luajë rolin e “pentitos” më të rëndësishëm. Por ai ka zgjedhur që fjalët e tij të mos i shoqërojë me prova e fakte, duke u krijuar hapësirë “patronazhistëve” të përpunojnë më së miri opinionin publik e ta konsiderojnë ish-numri 2 të qeverisë si një qarravitës hakmarrës.

Ilir Beqja, ish-ministri i Shëndetësisë, ekzekutuesi i koncesioneve korruptive në Shëndetësi, as nuk ka folur dhe duket se as nuk ka ndërmend të shesë mikun e tij të vjetër, Ramën.

Tashmë është radha e Monika Kryemadhit. Asaj i duhet një laps e një letër që, edhe në mos të shpëtojë veten dhe ish-bashkëshortin e saj, të paktën me hakmarrjen ndaj Ramës, të ndihmojë qytetarët shqiptarë.

Ose, në të kundërt, të ulë kokën dhe të pranojë fatin e paracaktuar nga ata që i quan me ngarkesë negative si “dumanët e Edi Ramës”, por që në dorë kanë firmën e fortë për të të dërguar nga kokërr të burgut.

Etiketa: ALTIN DUMANIarrestEdi RamaIlir MetaMonika Kryemadhispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK goditi rrjetin e kontrabandës së cigareve, e përfshirë edhe gruaja e deputetit të PS

22:06 : 28/05/2025
AKTUALITET

Farsa zgjedhore me votat e Diasporës, një krim i paralajmëruar (VIDEO)

21:56 : 28/05/2025
AKTUALITET

Lapaj: Partia Socialiste ka tjetërsuar votën e Diasporës, ja provat

20:07 : 28/05/2025
AKTUALITET

Goditet rrjeti i kontrabandës së cigareve/ SPAK: 36 persona nën hetim! Biznesmenë dhe doganierë pjesë e skemës

20:03 : 28/05/2025
AKTUALITET

SPAK aksion për një skemë kontrabandimi, lëshohen 15 urdhër arreste – Detajet e para

18:11 : 28/05/2025
AKTUALITET

Avokati: SPAK shmang hetimin e zyrtarëve të lartë, drejtësia në krizë përballë skandalit zgjedhor

17:17 : 28/05/2025
Para

"I thashë ik në shkollë, ai rrinte në telefon"/ Flet babai që plagosi me thikë të birin në Maliq (EMRI)

TË GJITHA

Ndërtuesi i njohur i mori milionat e jetës, mësuesi: 16 vite që pres të marr shtëpinë…

22:25 : 28/05/2025

Krijohet Këshilli Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor, 19 anëtarë në përbërje

22:24 : 28/05/2025

PD ankimon rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Durrësit dhe Lezhës

22:13 : 28/05/2025

Topalli dhe Noka denoncojnë “patronazhistin” me votën e diasporës

22:11 : 28/05/2025

SPAK goditi rrjetin e kontrabandës së cigareve, e përfshirë edhe gruaja e deputetit të PS

22:06 : 28/05/2025

Qeveria miraton vendimin, rikthehet policimi vullnetar

22:05 : 28/05/2025

Arsenali transferon mesfushorin spanjoll

22:00 : 28/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com