• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Emigrantët/ Gjykata italiane “zbulon” palaçot e Rama-Agaçit në Gjykatën Kushtetuese

18:41 : 18/10/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Një trupë e thjeshtë gjyqësore emigracioni në Romë konstatoi se zbatimi i Paktit Rama-Meloni për depozitimin në Shqipëri të emigrantëve nga vendet e treta që kanë si synim Italinë, është në kundërshtim me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe me marrëveshjet ndërkombëtare mbi emigracionin.

Këtë të Premte, një treshe gjyqtarësh në kryeqytetin italian vendosën se 12 emigrantët e parë të “depozituar” në Gjadër më herët gjatë kësaj jave, duhet të transferohen menjëherë në Itali, ku do të ndjekin procedurat rutinore për azil-kërkim.

Ky vendim ishte një goditje e fortë për paktin e shumë-debatuar, të nënshkruar mes kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe homologes së tij italiane, Xhorxhia Meloni.

Pakti kishte shumë pika të dyshimta, si për procedurën e ndjekur, ashtu edhe për aspekte të zbatimit të tij, sidomos sa i përket respektimit të të drejtave të njeriut.

Lexo edhe:

Abilekaj: Nuk mund të na tallin, BE-ja po luan me dy standarde në Shqipëri

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

Por, në 29 janar 2024, Pakti e kaloi testin e kushtetutshmërisë në Shqipëri, pasi 5 nga 9 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese vendosën të bëhen “palaço” të kryeministrit Edi Rama dhe “eminencës gri” të tij, Ëngjëll Agaçi.

Në favor të Paktit votuan Holta Zaçaj, Fiona Papajorgji, Gent Ibrahimi, Marjana Semimi e Sandër Beci. Ndërsa kundër votuan Marsida Xhaferllari, Ilir Toska, Sonila Bejtja dhe Elsa Toska.

Në vendimin nr. 2, viti 2024, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë shprehej:

“Nën këtë analizë, Gjykata çmon se përcaktimet e Protokollit për Migracionin nuk sjellin kufizime të të drejtave dhe lirive të njeriut, pasi standardet minimale të KEDNJ-së, …janë të zbatueshme. ….Gjykata vë në dukje natyrën universale dhe karakterin detyrues të KEDNJ-së dhe akteve të tjera ndërkombëtare të ratifikuara dhe pranuara nga të dyja shtetet, atij shqiptar dhe italian, të cilat gjejnë zbatim edhe në rastin konkret…”.

Ndërkohë, për gjykatën e emigracionit në Romë, mbajtja e emigrantëve të paligjshëm që vijnë nga “vende jo të sigurta” në kampet në Shqipëri nuk i shpëton ata nga diskriminimi. Sipas gjyqtarëve italianë, statusi i lirisë së këtyre emigrantëve mund t’u jepet vetëm nëse janë në Itali.

Në fjalë më të thjeshta, Pakti Rama-Meloni nuk plotëson kriteret minimale të të drejtave të njeriut për emigrantët, totalisht më ndryshe nga ajo që u rrekën të mbronin shumica e gjyqtarëve kushtetues shqiptarë.

Respektimi i të drejtave të njeriut është një prej pikave thelbësore ku çalon Marrëveshje mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Italisë për emigrantët.

Një tjetër aspekt, ai i “cedimit” të territorit sovran shqiptar në favor të autoriteteve italiane, u konsiderua e rregullt nga shumica e gjyqtarëve kushtetuese.

Në një raportim të mëparshëm për absurditetin e “shtetit bektashi”, “Boldnews.al” ka analizuar edhe pikëpyetjet e forta mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i përket legjitimimit të “dorëzimit” të territorit në favor të Italisë, në zbatim të Paktit Rama-Meloni.

Pakti, i shkruar e zezë mbi të bardhë, parashikonte që, të paktën për një periudhë 5-vjeçare, në dy copa territori, në Shëngjin dhe në Gjadër, të ketë juridiksion shteti Italian. Në ato dy zona, të cilat do të shërbejnë si qendra pritje për azil-kërkuesit në Itali, do të veprojë ligji Italian, si edhe do të ketë ushtri dhe polici italiane.

Praktikisht, ato territore do të jenë “italiane”.

Por, Gjykata Kushtetuese e sheh më ndryshe. Më saktë, 5 nga 9 gjyqtarët, “ushtarë të bindur” të pushtetit të Ramës, arritën në konkluzionin se “nuk ka shkelje të sovranitetit” në atë Marrëveshje.

Në vendim e marrë në 29 Janar 2024, Kushtetuesja shprehet:

“Për shkak të pozicionit që zë Protokolli për Migracionin në hierarkinë e akteve në rendin juridik shqiptar, pavarësisht se kjo marrëveshje i mundëson shtetit italian të ushtrojë juridiksion mbi migrantët, përfshirë azilkërkuesit, parashikimet e saj nuk përjashtojnë juridiksionin e shtetit shqiptar në nivel kushtetues dhe konventor për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”.

Në fakt, Marrëveshja e thotë troç se në kampet e refugjatëve në Shëngjin dhe Gjadër do të veprojë ligji Italian dhe vetëm Italian.

Këtë e pranon edhe vetë Gjykata Kushtetuese, kur deklaron se Kolegji “vëren se, de facto, zonat e parashikuara në Protokollin për Migracionin do të përdoren nga autoritetet italiane për shqyrtimin sipas legjislacionit italian të kërkesave për azil të migrantëve që synojnë të hyjnë në Itali…”.

E, megjithatë, sërish shumica prej 5 anëtarësh e Gjykatës Kushtetuese, thotë se: “Protokolli për Migracionin nuk e kufizon shtetin shqiptar në ushtrimin e juridiksionit të tij në nivel kushtetues dhe konventor (Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut)”.

I njëjti vendim ka edhe disa paragrafë të tjerë përsiatjeje, ku edhe vetë gjyqtarët kushtetues duket se e kanë pasur të vështirë të konfirmojnë trillin e Ramës me “motrën Meloni”.

Etiketa: agaciemigrantetËngjëll AgaçigjykataGjykatën KushtetueseitalianemarreveshjapalaçotRamaromevendimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Abilekaj: Nuk mund të na tallin, BE-ja po luan me dy standarde në Shqipëri

22:34 : 05/06/2025
AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

Mungon Rama e Berisha/ Nga vjedhja e votës, bandat deri tek përplasjet, çfarë ndodhi sot në Kuvend (E PLOTË)

12:17 : 05/06/2025
AKTUALITET

Bushati: Zgjedhjet u çliruan nga amerikanët, SHBA sot është shumë më e distancuar ndaj Ramës

19:47 : 04/06/2025
AKTUALITET

“Il Giornale”: Sa fiton në vit lobisti i Edi Ramës, ish kryeministri italian D’Alema

17:32 : 04/06/2025
AKTUALITET

Si duhet lexuar raporti i Parlamentit Evropian për 11 majin

16:16 : 04/06/2025
Para

Afera me energjinë/ Bardhi publikon deklaratën e vartësit të Ballukut: SPAK ta administrojë si provë

TË GJITHA

Tre shqiptarët grabitën një farmaci por u përplasën me automjetin e një polici gjatë arratisjes, 4 të vdekur

09:17 : 06/06/2025

Biznesi po merr më pak kredi për investime, por huaja për prona vazhdon rritjen

08:54 : 06/06/2025

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

08:53 : 06/06/2025

Nga lëmosha te puna e detyruar: Fëmijët në situatë rruge, një plagë sociale

08:40 : 06/06/2025

“Peshkatari”, skulptura që vuan nga vandalizimi

08:30 : 06/06/2025

Festa e Kurban Bajramit/ Besimtarët myslimanë falin namazin në Vlorë

08:30 : 06/06/2025

Këmbimi valutor 6 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:27 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com