Ashtu sip ishte planifikuar, pasditen e sotme është inaguruar edhe xhamia e Namazgjasë në Tiranë, ndërtimi i së cilës ka filluar që prej vitit 2015 dhe e përfunduar në vitin 2019.
Prej 5 vitesh kjo xhami i ka mbajtur dyert mbyllur, për shkak të përplasjeve të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan me Komuniteti Mysliman të Shqipërisë, duke e konsideruar këtë institucion si të kapur nga kundlrshtari i tij Fethullah Gülen.
Tashmë është gjetur zgjidhja dhe imami i xhamisë do të jetë turku Enes Bastur, në bashkëdrejtim me Myftiun e Tiranës, Gazment Bilal Teqja.
Do të jetë Fondacioni i Xhamisë së Namazgjasë që do të drejtojë këtë xhami dhe do të përbëhet nga të dy palët, si ajo turke dhe e KMSH-së.
Kanë qenë mijë besimtarë në ceremoninë e inagurimit, teksa fillimisht fjalën e ka mbajtur kryeministri Edi Rama, i cili teksa falenderoi Turqinë, deklaroi se ndërtimi i kësaj xhamie do të flasë për lidhjen e pazgjidhshme mes dy popujve.
Për shkak të polemikave të shkaktuuara ditët e fundit, Rama u desh të theksont se kujdestari i këtij tepulli do të jetë kryemyftiu i Tiranës, Gazment Bilal Teqja.
“Fort i nderuar dhe shumë i shtrenjti mik im presidenti Erdogan. Shumë e nderuara zonja Erdogan. Fort të nderuar klerik, të dashur miq. Fort të respektuar besimtarë. Ja ku erdhi dita e çeljes së këtij tempulli të krijuar adhurimi kaq i pritur nga komuniteti mysliman ndër vite. Kjo faltore që frymon nga një besim universal është trashëgimia e një populli të tërë që mishëron që profeti tha. Ky sihariq i veçantë i përurimit, fryt i përpjekjeve të bashkëkombasve tanë të besimit islam dhe dashamirësisë së vëllezërve nga Turqia më çon pas në 14 nëntor 2014, 10 vite më parë kur fillesën e kësaj pune të bekuar e pata quajtur si çlirimi i Namazgjasë.
Nuk e harroj dot se sa vullnet i mirë duhej për të pastruar truallin e Namazgjasë të bërë shesh pazari të imponuara në hapësirën e lutjeve shpresës dhe nevojës për ta pasur ata tempullin e tyre në kryeqytet njësoj si bashkëkombasit e besimit katolikë, ortodoksë dhe bektashi. Ka qenë për mua çështje nderi që xhamia e madhe të hynte e pastër në jetën e besimit si objekt kulti në këtë vend ku tempujt mishërojnë harmoninë fetare dhe njerëzit bashkëjetojnë siç tha Papa Françesku tha kur erdhi në Shqipëri jo në harmoni por në vëllazëri fetare. Dhe ja sot pas plot 10 vjetësh xhamia hyn në sofrën e kësaj vëllazërie si ilustrim i besimit dhe i një ajeti prej 6 syresh të Kuranit që me dashuri na dhuroi një hafiz i madh tiranasi Haxhi Hafiz Ibrahim Dalliu. Si çdo faltore ku gjen paqe çdo shqiptar kjo xhami e Namazgjasë është një vend i shenjtë. E këtij vendi nuk mund ti këndohet më mirë se në shqipen e Hafiz Ibrahim Dalliut.
Qoftë me jetë kjo faltore, vend i sigurt për gjithë fëmijët e Ibrahimit. Le të hyjmë sot këtu me këmbën e mbarë. Le të mbetet në kohë të kohëve sihariq i madh gëzimi. Faleminderit dhe mirënjohje president i Turqisë miku im. Në këtë shtëpinë tonë të vogël ku ka banesa të shumta për përkushtimin tënd vëllazëror duke u bërë thirrje zëri i tyre. I dha myslimanëve mjetet e nevojshme për ndërtimin e xhamisë. E cila do flas për lidhjen e pazgjidhshme mes dy popujve.
Qoftë e mbarë edhe këmba e kryemyftiut të Tiranës Bilal Teqja, i cili nga sot do të jetë krye kujdestari i këtij tempulli dhe u priftë e mbara të gjithë besimtarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe e drejtoftë në majën ku duam, të ngjisim flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit.” – deklaroi Rama.
Ndërsa, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se i lutetit Zotit që kjo xhami të sjellë dobi për të gjithë shqiptarët. Ai tha se xhaminë e Namaz7gjasë e kanë projektuar si një strukturë e cila mbart dhe transmeton vlera të lashtësisë dhe servis bukur arkitekturën klasike osmane e cila dominon në Ballkan.
Në emër të Allahut, i nderuar kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama, të dashur motra dhe vëllezër shqiptarë. Sot jam veçanërisht shumë entuziastë dhe shumë i lumtur që jam këtu së bashku me juve. Për këtë arsye, gjithsecilin nga ju dua ta falënderoj për të gjitë këtë emocion që më dhuruat. Jam shumë me fat që ndodhen më këtë ambient të shenjtë, për këtë arsye i lutem Allahut që Xhamia e Namazgjasë, më e madhja në Ballkan, themelet e së cilës i hodhëm në 2015, të sjellë dobi për të gjithë shqiptarët.
Xhamia e Namazgjasë, më e madhja në Ballkan, do zërë vendin e saj në kujtimet tonë, që i kanë rrënjët shumë të thella, duke kaluar 6 shekuj. Xhaminë e madhe të Namazgjasë e kemi projektuar si një strukturë e cila mbart dhe transmeton vlera të lashtësisë dhe historisë tonë, deri te teknologjia më e re. Sic e shikoni serviret shumë bukur arkitektura klasike osmane e cila dominon në Ballkan. Kjo xhami e cila është ndërtuar mbi 10 mijë metra katrorë, do u shërbejë 10 mijë myslimanëve shqiptarë që falin namazin.
Xhamia e Namazgjasë është ndërtuar jo vetëm si një objekt kulti dhe adhurimi, por akoma më e gjerë. Multifuksional që do u shërbejë besimtarëve si një kompleks social, ku brenda saj ka salla konferencash, bibliotekë, ashensorë etj. Dhe, kështu synojmë të pasqyrojmë trashëgiminë e pasur kulturore të Shqipërisë. Xhamia e Namazgjasë do të jetë simbol i miqësisë, vëllazërisë dhe harmonisë mes nesh”, tha Erdogan.
Më pas ka qenë kryetari i Komitetit Mysliman të Tuqisë që mbajti lutjet dhe më pas u pre shiriti nga Rama dhe Erdogan.














