• Kontakt
Monday, July 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD: Dënojmë me forcë kërcënimin publik të Bardhit “për vrasje” nga gazetari më i afërt i Ramës

17:40 : 10/10/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

“Gazment Bardhit po i shtohen çështjet që lidhen me drejtësinë edhe SPAK sot e paralajmëroi, e njoftoi se mesazhet që e lidhin me Vis Martinajn ishin të sajuara, por duke e këshilluar që herë tjetër të mos nxitohet ai dhe të tjerët për të publikuar materiale të paverifikuara. Ndoshta një paralajmërim që ai të mos thellohet në gabimet e Salianjit, pasi karma të rikthehet herë në formën e Vinit, herë në formën e Visit dhe në çdo rast fundi nuk është i lumtur”.

Këto ishin fjalët e mbrëmshme të gazetarit Sokol Balla ndaj kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, për të cilat Partia Demokratike ka reaguar së fundmi dhe e ka dëlnuar këtë kërcënimin të hapur publik ‘“për vrasje ose burgosje”” nga gazetari më i afërt i Edi Ramës dhe zëdhënës jozyrtar i tij, siç e konsiderojnë demokratët.

Në komunikatën për mediat, PD shprehet se ky kërcënim është në vazhdën e përpjekjeve të gjithanshme të pushetit të Ramës dhe marionetave të tij në media për të heshtur dhe shkurajuar çdo zë në opozitë me kërcënime me jetë, burgu e forma të tjera shantazhi.

Sipas demokratëve, Sokol Balla nuk është i panjohur për qëndrimet anti-opozitare, pasi ai e ka kthyer televizionin ABC News në një makineri të përbaltjes së opozitës dhe pastrimit të imazhit të qeverisë.

Më tej thuhet se Sokol Balla është një prej njerëzve të pushtetit, i përfshirë edhe në fabrikimin e dosjes kundër Partisë Demokratike që iu dorëzuaa Charles McGonigal, sic thuhet në padinë e Departamentit të Drejtësisë “”nga njerëz të zyrës së Kryeministrit””.

Lexo edhe:

“Ideja i ka ardhur Ramës nga jashtë”/ Teologu: Pas shtetit Bektashi në Shqipëri qëndron Izraeli

Revista amerikane: Shqipëria në shitje dhe blerja nga Jared Kushner

Deklarata e plotë:

Partia Demokratike dënon me forcë kërcënimin e hapur publik të kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ‘“për vrasje ose burgosje”” nga gazetari më i afërt i Edi Ramës dhe zëdhënës jozyrtar i tij, Sokol Balla.

Me tone kërcënuese Balla iu drejtua kryetarit të Grupit Parlamentar të PD me fjalët “”po vazhdove kështu do ta pësosh si Vini ose Visi””. Me këtë kërcënim Sokol Balla nënkupton burgun ose vrasjen, duke iu referuar rastit të burgosjes së deputetit demokrat Ervin Salianji, (Vini) dhe zhdukjes, së dyshuar si vrasje, të një prej eksponentëve të botës së krimit të organizuar në Shqipëri, Ervis Martinaj (Visi). Këtë të fundit, Rama për shkak të problemeve personale me të e kishte kërcënuar publiksht: se ia dinte targën dhe se do merrej personalisht me te’. Në fakt pak kohe pas ketij kercenimi publik ky person eshte zhdukur.

Sokol Balla kërcënon në emër dhe për interes të Edi Ramës, duke përforcuar një kërcënim që vetë kryeministri i bëri z. Bardhi pas vendimit të Gjykatës së Apelit për burgosjen e deputetit Salianji sepse ai denoncoi vëllanë e ministrit te Brendshem, që ndonëse i denuar ne Itali per trafik nderkombetar droge vazhdonte trafiqet nga Vlora nen ombrellen e vëllait minister.

Gazment Bardhi është denoncuesi i përfshirjes së të vëllait të kryeminstrit, Olsi Ramës, në rrjetin e prodhimit dhe trafikimit të kokainës ,i njohur si Xibraka.

Bardhi ka denoncuar jo vetëm përfshirjen e Olsi Ramës në këtë rrjet, por edhe faktin se prokuroria e ka fshehur identitetin e tij duke qenë se ai është vëllai i kryeministrit të vendit. Për këtë shkelje të hetimeve prokurorët e cështjes janë shpërblyer me poste të larta nga Edi Rama.

Ky kërcënim është në vazhdën e përpjekjeve të gjithanshme të pushetit të Ramës dhe marionetave të tij në media për të heshtur dhe shkurajuar cdo zë në opozitë me kërcënime me jetë, burgu e forma të tjera shantazhi.

Sokol Balla nuk është i panjohur për qëndrimet anti-opozitare. Ai e ka kthyer televizionin ABC News në një makineri të përbaltjes së opozitës dhe pastrimit të imazhit të qeverisë.

Balla është një prej njerëzve të pushtetit, i përfshirë edhe në fabrikimin e dosjes kundër Partisë Demokratike që iu dorëzuaa Charles McGonigal, sic thuhet në padinë e Departamentit të Drejtësisë “”nga njerëz të zyrës së Kryeministrit””.

Partia Demokratike as nuk trysnohet dhe as frikësohet nga kërcënime të tilla, por dënon me forcën me te madhe keto kercenime nga Edi Raama nepermjet zedhënësit te tij Balla. Ne vetëm sa rritemi në vendosmërinë tonë për të vazhduar aksionin kundër regjimit të Ramës dhe veglave të tij në media apo kudo.

Etiketa: Edi Ramagazment bardhikercenimiSokol Ballavrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ideja i ka ardhur Ramës nga jashtë”/ Teologu: Pas shtetit Bektashi në Shqipëri qëndron Izraeli

20:50 : 06/07/2025
AKTUALITET

Revista amerikane: Shqipëria në shitje dhe blerja nga Jared Kushner

17:13 : 06/07/2025
AKTUALITET

Pas ultimatumit të Ramës për të liruar hapësirat publike, ministri i Brendshëm zbret në terren

16:22 : 06/07/2025
RAJONI

Kërcënimi i rremë me bombë në Kuvendin e Kosovës, Sveçla: Kemi identifikuar personin që çoi sms

15:21 : 06/07/2025
AKTUALITET

Balluku po bëhet “Veliaj 2”

12:04 : 06/07/2025
AKTUALITET

Beccheti, Cez, Bankers dhe gjuetari që donte të vriste ariun

22:37 : 05/07/2025
Para

Covid-19 rrit rrezikun e problemeve të zemrës dhe goditjes në tru deri në 3 vjet pas infektimit

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 7 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 06/07/2025

VIDEO/ Sherr për një vend parkimi në rrugën “5 Maji” në Tiranë

22:55 : 06/07/2025

Stuhia e shiut në Milano shkakton një viktimë dhe dy të plagosur

22:49 : 06/07/2025

Afera “Bankers”/ Kërkohet hetim dhe për Idajet Ismailajn e AlbStar të “pikës së voçkël” të Kumbaros

22:37 : 06/07/2025

Ndryshimet e klimës i “kushtojnë” shtrenjtë Europës, mbi 790 mld euro dëme që nga viti 1980

22:12 : 06/07/2025

Kosto e lartë, çmimi i ulët/ Fermerët tregojnë vështirësitë për të mbajtur “gjallë” bujqësinë

21:59 : 06/07/2025

Paralajmërimi/ Shefi i NATO: Një sulm i koordinuar nga Kina e Rusia mund të ndezë Luftën e Tretë Botërore

21:46 : 06/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com