• Kontakt
Friday, September 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sherr e zjarr jashtë Kuvendit, PS miraton “fët e fët” e vetme në sallë ligjet

11:24 : 03/10/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Deputetët e Partisë Demokratike shkuan 90 minuta më herët për t’u futur sot në Kuvend, por Garda e Republikës, e bërë “gardh” në hyrje të godinës nuk i ka lejuar që të futen brenda. Hyrjes në krahun tjetër të Kuvendit, socialistët i kanë vënë një zinxhir të trashë hekuri dhe një dryn.

 

Kuvendi u la pa opozitë pasi ashtu preferon kryeministri Rama.

Arsyeja pse nuk lejohen demokratët është për shkak të vendimit të marrë nga socialistët për përjashtimin e 24 deputetëve të PD-së, ku Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Bledjon Nallbati do të qëndrojnë për 60 ditë jashtë aktiviteve parlamentare, 20 deputetë të tjerë janë përjashtuart me nga 40 ditë, ndërsa Edi Paloka me 10 ditë, edhe pse ai pretendon se nuk ka qenë fare aty.

Lexo edhe:

PD kërkon mocion me debat në Parlament për prioritetet e qeverisë “Rama 4”

Kuvendi miraton përbërjen e 11 Komisioneve Parlamentare/ LISTA e plotë me EMRAT nga PS dhe PD

  • Përplasjet mes deputetëve të PS dhe atyre të opozitës

Deputetët e Partisë Demokratike janë përplasur me efektivët e Gardës dhe socialistët, për të mos lejuar deputetët e PS-së dhe ministrat që të futen në Kuvend.

Në videon e mëposhtme është momenti kur demokratët nuk kanë lejuar ministrin e Financave, Petrit Malaj dhe kreun e grupit të PS-së, Niko Peleshi që të futen në Kuvend dhe kjo ka sjellë përplasje.

Gazmend Bardhi është përplasur me socialistin Niko Peleshi dhe ky i fundit i kujtoi se dogjën karriket e Kuvendit. Pas kësaj, Bardhi iu kthye ashpër duke i theksuar se ai ka djegur gjithë Shqipërinë.

 

Deputeti Frrok Gjini, pasi nuk u lejua të futet në sallë nga deputetët e PD, debatoi me Flamur Nokën ku iu drejtuar me fjalët: “Nuk ka bir kurve të më ndalojë mua, o i gjallë o i vdekur futem në Parlament.”

“S’ka bir k*rve të më ndalojë”/ Deputeti i PS përplaset me Nokën: O i vdekur o i gjallë futem në Parlament

  • Spiropali “provokon” deputetët e PD

Makina e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali erdhi bosh në oborrin e Kuvendit. Sapo ka mbërritur në Kuvend, deputetët e PD-së u nisën menjëherë drejt makinë për të bllokuar Spiropali, por prej andej nuk doli njeri.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka deklaroi se Spiropali është futur në Kuvend nga banja.

“Zonja 5 milion  euro. Nuk është në makinë. Makina është bosh, ka hyrë nga dera e banjës. Nuk përfaqësojmë popullin. Por populli ashtu në banjë do i mbyllë të gjithë. Po të ishin përfaqësues të popullit do hynin dinjitozë, jo si minjtë. U ka hyrë frika në palcë. Një aksion mori opozita janë fshehur si minjtë.”- tha Noka.

  • Demokratët ia venë zjarrin para Kuvendit manekinave me fytyrën e Geron Xhafajt dhe Olsi Ramës

Socialistët arritën që të futen të gjithë në Kuvend dhe nisën seancën plenare, dhe pse në sallë nuk ndodhet asnjë deputet i opozitës, madje as ato që nuk ishin përjashtuar.

Ndërkohë, deputetët e PD-së, pasi nuk arritën që të ndalonin futjen e kolegëve socialistë në Kuvend, kryen një akt simbolik në oborrin e Kuvendit. Ata sollën aty katër manekina me veshje burgu dhe fytyrat e kryeministrit Edi Rama, vëllait të tij Olsi Rama, Fatmkir Xhafajt dhe vëllait trafikant të drogës së tij Geron alias Agron Xhafaj.

Ka qenë Flamur Noka, ai i cili i ka lyer me benzinë dhe më pas iu vuri zjarrin.

  • PS miraton e vetme ligjet

Ndonëse pa opozitë në sallë, brenda thuajse gjysmë ore, mazhoranca ka votuar pikat në rendin e ditës dhe ka mbyllur seancën për ditën e sotme.

Me vetëm 71 deputetë në sallë, sot u miratuan Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë mbi bashkëpunimin teknik 2022 për projektin “Programi për një zhvillim urban rezistent ndaj ndryshimeve klimatike në Shqipëri””, Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e përfaqesuesve të shoqërisë civile sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, raundi i dytë si dhe Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e përfaqesuesve të shoqërisë civile sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, raundi i dytë.

Etiketa: Elisa Spiropaligarda e republikesgazmend bardhikuvend

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD kërkon mocion me debat në Parlament për prioritetet e qeverisë “Rama 4”

14:36 : 26/09/2025
AKTUALITET

Kuvendi miraton përbërjen e 11 Komisioneve Parlamentare/ LISTA e plotë me EMRAT nga PS dhe PD

12:10 : 24/09/2025
AKTUALITET

Kuvendi miraton procesverbalin! Seanca e prezantimit të programit qeverisës nuk do të përsëritet

11:33 : 24/09/2025
AKTUALITET

Zbardhet lista e anëtarëve të PD në komisionet parlamentare

10:45 : 24/09/2025
AKTUALITET

Bardhi: Veliaj iku si simbol i korrupsionit, i njëjti fund pret ministrat dhe deputetët e Ramës

19:30 : 23/09/2025
AKTUALITET

PD çoi në Kushtetuese dy padi/ Peleshi thërret në takim krerët e grupeve parlamentare

14:56 : 23/09/2025
Para

Iu nënshtrua një operacioni, Kryeministria jep informacion për gjendjen e Ramës

TË GJITHA

Emri i Elon Musk shfaqet në dosjet e Jeffrey Epstein

22:27 : 26/09/2025

Këlliçi: Veliaj nuk do ankimojë shkarkimin, ja marrëveshja që ka me Ramën

22:18 : 26/09/2025

Manjaku 26-vjeçar i etur për fëmijë, ja si i joshte vajzat/ DETAJE tronditëse – EMRI

22:11 : 26/09/2025

Shkolla e Cërnicës si në mesjetë dhe pa mësues, kryetarja e komanduar e Tropojës “kyç gojën”

22:03 : 26/09/2025

Këlliçi flet për garën në Bashkinë Tiranë: Ja kushti që duhet të plotësojë kandidati i PD

22:00 : 26/09/2025

189 vite burg për 5 vrasësit e shqiptarit në Angli, mes tyre një i ri nga Kosova/ EMRAT

21:48 : 26/09/2025

Mori kredi 65 mijë euro për të blerë tokën në Theth, qytetarit ia shesin dy herë

21:40 : 26/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com