• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ngjitja e Ilir Prodës drejt kreut të Policisë së Shtetit lë pas dyshime

08:29 : 02/10/2024
në AKTUALITET, KRONIKE
  1. Fituesi i konkursit për drejtimin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda e ka aktualisht telefonin të sekuestruar si pjesë e një hetimi të SPAK për dekonspirimin e dyshuar të një operacioni, ndërsa Ministria e Brendshme dhe Kryeministria thonë se pastërtia e figurës së tij është e verifikuar edhe nga SPAK.

Mes një liste të shkurtër prej pesë kandidatësh të hënën, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha i propozoi kryeministrit Edi Rama emrin e Ilir Prodës për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Kandidatura e Prodës ndodhet mbi tavolinën e kryeministrit për t’u zyrtarizuar. Ai pritet të zëvendësojë Muhamet Rrumbullakun, drejtuesin jetëgjatë të Policisë së Shtetit, i cili u largua me dorëheqje në fillim të shtatorit.

Proda është një oficer me karrierë 19-vjeçare në Policinë e Shtetit, i cili prej vitit 2021 shërben në Elbasan, fillimisht si zv.drejtor për hetimin e krimeve dhe më pas si drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë. Ngjitja e tij drejt postit të kreut të Policisë së Shtetit nuk është megjithatë një proces pa pikëpyetje.

Si drejtues i Policisë së Elbasanit dhe pjesë e aksionit ndërkombëtar për ekzekutimin e urdhër-arresteve ndaj anëtarëve të grupit kriminal Çopja, Proda është pjesë e një grupi zyrtarësh të policisë dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët po verifikohen nga Prokuroria e Posaçme nën dyshimin e dekonspirimit të operacionit.

Dyshimet për dekonspirim u ngritën pasi nga 33 urdhër- arreste të lëshuara kundër njërës prej organizatave kriminale më të rrezikshme në vend, u ekzekutuan vetëm 13 masa sigurie ndërsa pjesa tjetër i shpëtoi prangave.

Lexo edhe:

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

Organizata drejtohet nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja dhe sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, është përgjegjëse për vrasjen e shtatë personave dhe plagosjen e dy të tjerëve mes viteve 2018-2020, ndërsa përpiqej të eleminonte grupin kundërshtar Alibej përmes kontraktimit të vrasësve me pagesë. Grupi i Çopjave akuzohet gjithashtu për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës dhe pastrimin e miliona eurove në sektorin e ndërtimit.

Prokuroria e Posaçme konfirmoi hetimin në proces për dekonspirim, por u tregua e rezervuar për t’iu përgjigjur pyetjeve për verifikimin e Prodës dhe përgjigjen që SPAK i kishte kthyer Ministrisë së Brendshme për figurën e tij.

“Nuk kemi asnjë informacion për të ndarë me median, pasi çështja është nën hetim,” tha SPAK përmes një zëdhënëseje.

I kontaktuar nga BIRN përmes telefonit, Proda pranoi se telefoni i tij celular ishte aktualisht i sekuestruar si pjesë e hetimit dhe po i nënshtrohej ekspertimit, për rrethana që ai tha se nuk mund t’i bënte publike për të “mos cënuar sekretin hetimor”.

Proda shtoi gjithashtu se janë sekuestruar dhe telefona të oficerëve dhe drejtuesve të tjerë të policisë, si dhe të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

“Operacioni kishte të bënte vetëm me ekzekutimin e urdhër-ndalimeve, ndërsa hetimet për organizatën kriminale në fjalë u kryen nga vetë Prokuroria e Posaçme,” tha Proda.

Ministria e Brendshme dhe Kryeministria e mbrojtën procesin e konkurimit, ndërsa shtuan se verifikimi i pastërtisë së figurës ishte kryer për të gjithë kandidatët e kualifikuar nga Komisioni i Posaçëm dhe një sërë institucionesh ligjzbatuese, përfshirë edhe SPAK.

“I pyetur paraprakisht në nisje të procedurës nga Komisioni i Posaçëm për konkursin në fjalë, SPAK ka referuar me shkrim se nuk ka asnjë hetim në proces për asnjë nga kandidatët në garë, përfshirë edhe kandidatin për të cilin pyesni,” tha zëdhënësja e kryeministrit, Manjola Hasa.

“Në këtë pikë jemi në kuadrin e hamendësimeve apo spekulimeve dhe jo të ndonjë prove apo fakti që mund të konsiderohet serioz, për të ngritur hipoteza që cenojnë figurën e kandidatit të propozuar nga Ministri i Brendshëm për Drejtor të Përgjithshem të Policisë së Shtetit,” shtoi Hasa, duke theksuar se konkursi ka qenë transparent dhe i monitoruar nga misionet ndërkombëtare pranë Ministrisë së Brendshme./BIRN

Etiketa: drejtorilir prodaministria e brendshmepolicia e shtetitspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

16:26 : 04/06/2026
AKTUALITET

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

15:46 : 04/06/2026
AKTUALITET

U mor i pandehur për dosjen Balluku, Igli Tare del nga SPAK, “kyç” gojën për gazetarët

15:14 : 04/06/2026
AKTUALITET

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026
AKTUALITET

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

12:27 : 04/06/2026
Para

Dogjani: Diplomatët shohin djegien e karrigeve, por jo Ramën që ka djegur Shqipërinë

TË GJITHA

Kryeministri, Edi Rama, gjate nje seance parlamentare ku eshte debatuar ne lidhje me ligjin e importit te mbetjeve./r/n/r/nAlbanian Prime Minister Edi Rama smiles during a parliamentary session where is discussed about the solid waste import law.

‘Dil prit të gjatin, kemi urdhër’, publikohen mesazhet: Kemi urdhër të paraqitemi te Rama

18:26 : 04/06/2026

Nesër Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm edhe Rama/ Axhenda

18:19 : 04/06/2026

Zvërneci/ Dita e pestë e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

18:12 : 04/06/2026

Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati: Vipat e përfshirë rrezikojnë deri në 15 vite burg

18:04 : 04/06/2026

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

18:02 : 04/06/2026

“Na keni ça k***”/ Noizy – protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë, mbylleni gojën

17:40 : 04/06/2026

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

17:19 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetcasibomholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom