• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

ONM rekomandon ankimin në Kolegj për prokurorin Afrim Shehu

Sipas ONM, vendimarrja e Komisionit për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Durrësit, Afrim Shehu është e paqartë, pasi nuk bazohet në provat e administruara si dhe nuk mbështetet në praktikën e insituticionit. Sipas vëzhguesve ndërkombëtarë, vlerësimi i duhur i fakteve të evidentuara gjatë hetimit administrativ për Shehun, do të çonte në shkarkimin e tij nga detyra.

09:24 : 01/10/2024
në AKTUALITET, VETTING

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM u rekomandoi të hënën më 30 shtator Komisionerëve Publikë që të ushtrojnë ankim ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Afrim Shehu. Sipas ONM, vendimi i Komisionit është i paqartë dhe duhet kontrolluar në Kolegj.

Prokurori Afrim Shehu u konfirmua në detyrë më 15 maj. Gjatë seancës dëgjimore në KPK ai u përball me pyetje për një bilanc negativ, të konstatuar para dhe pas fillimit të detyrës. Subjekti dha gjithashtu shpjegime për disa nga denoncimet e depozituara nga qytetarët. Megjithatë, Komisioni i gjeti bindëse shpjegimet e Shehut dhe e la atë në detyrë. Procesi i vetingut për Shehun u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Alma Faskajn dhe anëtare Pamela Qirkon.

Afrim Shehu ka punuar si oficer i Policisë Gjyqësore dhe si avokat përpara se të emërohej prokuror i Republikës së Shqipërisë në vitin 2009. Për gati një dekadë ai punoi si prokuror pranë Prokurorisë së Durrësit, ndërsa në qershor të vitit 2023 u transferua në Prokurorinë e Tiranës përmes procedurës së lëvizjes paralele.

ONM çmon se disa prej çështjevce të trajtuara në vetingun e prokurorit Afrim Shehu nuk u vlerësuan si duhet, duke e bërë vendimin e Komisionit të paqartë, pasi duket se nuk bazohet në provat e administruara.

Lexo edhe:

“Ça karriere ka Arben Rakipi?”/ Avokati: Një ish-prokuror mediokër që do ishte shkarkuar për paaftësi

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Kledian Llaho

Sipas ONM, vendimarrja për Shehun, është në devijim të standardeve që mbahen zakonisht nga vetë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në praktikën e deritanishme të këtij institucioni, si dhe në kundërshtim me parimet dhe udhëzimet e vendosura nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA.

Vëzhguesit ndërkombëtarë vlerësojnë se Shehu nuk arriti të përmbysë barrën e provës lidhur me disa gjetje thelbësore që kanë rezultuar prej hetimit administrativ. Ndërkohë, evidentohet se kundërshtimet e subjektit ndaj gjetjeve, bazoheshin kryesisht në shpjegime të pabazuara në prova.

“Pavarësisht kësaj, Komisioni pranoi shumicën e shpjegimeve të tij, uli në mënyrë drastike minusin që rezultoi nga hetimi dhe vendosi ta konfirmojë subjektin e rivlerësimit në detyrë”, shprehen vëzhguesit ndërkombëtarë.

Në rekomandim paraqitet analiza e disa pasurive, për të cilat konstatohen deklarime jo qëndrueshme, ndryshime të burimeve të krijimit të pasurive të deklaruara më parë, si dhe rezultate negative financiare të ndryshme nga ato të konkluduara nga Komisioni. Sipas ONM, nga analiza financiare e viteve 2014-2016, rezulton bilanc negativ në shumën 7.3 milionë lekë.

Po ashtu, trajtohen dhe çështje profesionale, për të cilat ONM vëren se ka indice të rëndësishme që sygjerojnë se sjellja e subjektit bie ndesh me vlerat themelore që një magjistrat duhet të ketë.

Në përfundim, ONM çmon se vlerësimi i duhur i fakteve mund të çojë në shkarkimin nga detyra të prokurorit Afrim Shehu./Reporter.al

Etiketa: Afrim Shehukpkonmpasuriprokurorvetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ça karriere ka Arben Rakipi?”/ Avokati: Një ish-prokuror mediokër që do ishte shkarkuar për paaftësi

21:39 : 07/08/2025
AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Kledian Llaho

14:21 : 01/08/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë, KPA shkarkon nga detyra prokurorin Genci Mane

22:50 : 29/07/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë dhe udhëtime me kriminelë/ Shkarkohet nga detyra motra e Ermonela Felajt

17:04 : 29/07/2025
AKTUALITET

Apeli i GJKKO-së lë fuqi pezullimin nga detyra të kreut të KPP, Jonaid Myzyri

13:19 : 28/07/2025
AKTUALITET

Sekuestrimi i pasurive/ Ish-ambasadori Edmond Çaça bleu truall 2.1 mln euro tek “Jordan Misja”

22:29 : 25/07/2025
Para

Si u zbulua skema e pastrimit të parave të shqiptarit të dënuar në Angli

TË GJITHA

Hëna e Plotë e 9 Gushtit/ 4 shenjat e horoskopit që do të ndikohen më shumë

14:28 : 08/08/2025

Aksioni i SPAK, masë e re për Franc Çopjan dhe Ervin Çelajn

14:12 : 08/08/2025

Pas 12 viteve në pushtet Rama “zbulon” kufirin mes sheshit publik dhe lokalit privat

14:05 : 08/08/2025

“Mos kalo në rrugën tonë”/ Kërcënuan 55-vjeçarin, e pësojnë dy persona në Fushë Arrëz

13:43 : 08/08/2025

Dhunoi gruan dhe vajzën, arrestohet 56-vjeçari në Tiranë

13:32 : 08/08/2025

Çmimet USA të prangave, Maduro 50 milionë USD, po Ramaduro?!

13:29 : 08/08/2025

Gjendet pa shenja jete 47-vjeçari në Shkodër, dyshohet se e kanë pickuar…

13:23 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com