• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Me burgosjen e Salianjit, Rama nisi fushatën e terrorit ndaj opozitës dhe shqiptarëve

19:01 : 29/09/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryedemokrati Sali Berisha ka theksuar se deputeti demokrat Ervin Salianji u burgos nga regjimi sepse denoncoi publikisht vëllazërinë më të rrezikshme të mafies së drogës të atyre viteve, konkretisht vëllazërinë Xhafaj, Geronin e saj, vëllain e Fatmir Xhafës, për trafik droge.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha u shpreh se ‘Salianji u burgos sepse guxoi të bëjë detyrën e tij.’

Berisha theksoi se prej denoncimeve publike të Ervin Salianjit, shqiptarët mësuan se vëllai i ish-ministrit të brendshëm, ‘Faqezi Xhafaj’, jo vetëm fshihej në Shqipëri në një kohë kur kërkohej në vendin fqinj për të vuajtur dënimin e marrë, por si baron droge, me vëllain ministër, me lidhje të ngushta me vëllain e kryemafiozit të Shqipërisë, Olsin, drejtonte nga Vlora, qarku dhe porti i saj, trafiqet drejt Italisë dhe vendeve të tjera.

‘E vërteta është se me burgosjen e Ervin Salianjit, Edi Rama nisi fushatën e terrorit ndaj opozitës dhe shqiptarëve’, u shpreh Berisha.

Lexo edhe:

Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Ard Nova dhe Laku po shpërndajnë zarfe me para në Shkozet

Berisha deklaron se shqiptarët sot kanë kundër tyre qeverinë, presidentin, drejtësinë dhe narkoshtetin, më konkretisht të gjitha pushtetet.

Deklarata e plotë:

Sot, Këshilli Kombëtar i PD mblidhet në një mbledhje emergjente, të lidhur me fatin e demokracisë, fatin e pluralizmit dhe sovranitetit të kombit shqiptar.

Prej dy ditësh, Shqipëria nuk është më ajo që ishte.

Pas 34 vitesh, në Shqipëri është rikthyer e plotë hija e zezë e narkodiktaturës, diktaturës që ka zëvendësuar shtetin ligjor me kodin e mafies.

Diktaturës të bazuar në aleancën e pushtetit me krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë.

Çdo shqiptar, çdo prind, çdo baba, çdo nënë, çdo vëlla dhe çdo motër, çdo i ri dhe çdo pensionist, njerëzisht mendoj se duhet të dëgjojë këtë mesazh për të kuptuar rrezikun e madh që i kanoset direkt fatit të tij dhe të njerëzve të tij më të dashur.

Dy ditë më parë, një deputet i opozitës, guximtar, Ervin Salianji, një politikan në moshë të re, i cili e ka nisur karrierën e tij politike në opozitë.

Një politikan që nuk ka qenë kurrë në pushtet, që nuk ka pasur kurrë në dorë fonde publike apo qeveritar, u dënua me burg, iu hoq liria.

U burgos sepse guxoi të bëjë detyrën e tij.

Sepse guxoi të denoncojë publikisht vëllazërinë më të rrezikshme të mafies së drogës të atyre viteve, konkretisht të denoncojë vëllazërinë Xhafaj, Geronin e saj, vëllain e Fatmir Xhafës, për trafik droge.

Ervin Salianji pas këtij akti qytetar, pas këtij akti të guximshëm opozitar, pas kësaj mbrojtje që i bëri shtetit ligjor dhe Kushtetutës së vendit, pati si shpërblim hakmarrjen e verbër të vëllazërisë kriminale Xhafaj dhe vëllazërisë Rama, dëbimin dhe burgosjen për kallëzim të rremë.

E vërteta është se prej denoncimeve publike të Ervin Salianjit, ju mësuat se vëllai i ish-ministrit të brendshëm, Faqezi Xhafaj, që drejtonte policinë e tyre, jo vetëm ishte një trafikant droge i rrezikshëm me aktivitet trafiqesh ndërkombëtare në Itali dhe Venezuelë, jo vetëm ishte i dënuar nga gjykatat e këtyre vendeve për krimet e tij të shëmtuara, jo vetëm fshihej në Shqipëri në një kohë kur kërkohej në vendin fqinj për të vuajtur dënimin e marrë, por si baron droge, me vëllain ministër, me lidhje të ngushta me vëllain e kryemafiozit të Shqipërisë, Olsin, drejtonte nga Vlora, qarku dhe porti i saj, trafiqet drejt Italisë dhe vendeve të tjera.

Dhe natyrisht lojërat e fatit dhe trafiqe të tjera kriminale.

Të dashur miq, prej denoncimit kurajoz të Ervin Salianjit, Geron Xhafaj sot gjendet prapa hekurave në Itali, pikërisht për trafik droge.

Vlora, Shqipëria një kriminel më pak.

Por për gjykatën politike personale të Edi Ramës, për gjykatën e sunduar nga krimi i organizuar, me urdhër të partisë, Ervin Salianji shkoi në burg për kallëzim të rremë, bazuar në kallëzimin e Geron Xhafës, si një hakmarrje, si një dëshmi e sundimit të plotë të kodit të mafies të vëllazërive mafioze Rama-Xhafaj në Shqipëri.

Me këtë akt, kreu i narkoshtetit shqiptar, Edi Rama nisi zyrtarisht fushatën e tij.

Por miqtë e mi, shqiptarët nuk janë naivë. Edi Rama nuk nisi fushatë elektorale, pasi zgjedhje me Edi Ramën është faktuar në mënyrën më të pakundërshtueshme se nuk ka dhe nuk mund të ketë.

E vërteta është se me burgosjen e Ervin Salianjit për denoncimin e tij guximtar, Edi Rama nisi fushatën e hakmarrjes, terrorit ndaj opozitës dhe ndaj shqiptarëve.

Në sytë e çdo shqiptari ishit dëshmitarë të triumfit në sallën e gjyqit, të triumfit në sallën e parlamentit, të krimit dhe drogës mbi të vërtetën.

Në rreshtimin me urdhër politik të të gjitha institucioneve të narkoshtetit dhe të drejtësisë sorosiane me krimin dhe drogën.

Në përdorimin e vendimeve politike të saj si plumba për opozitën.

Si plumba ndaj fjalës së lirë, duke burgosur një opozitar të ri dhe të pafajshëm, një deputet të Kuvendit të Shqipërisë, por shërbimin e tij publik ndaj shqiptarëve.

Ervin Salianji ishte dhe është një nga ata të rinj guximtarë që midis të vërtetës dhe përuljes, nënshtrimit, pazareve me kriminelët në pushtet, zgjodhi të mbrojë të vërtetën. Zgjodhi të mbrojë interesin e çdo qytetari të këtij vendi dhe jo vetëm të Shqipërisë. Mafia nuk ka kufi, mafia nuk ka atdhe, ajo është një rrezik jo vetëm për një komb, por po kaq edhe për kombe të tjera.

Mirëpo, kur deputetët e opozitës burgosen se denoncojnë krimin e organizuar, vetiu shtrohet pyetja: kush do i mbrojë qytetarët, kush do i mbrojë fëmijët e tyre, kush do jetë avokati i aspiratave të tyre, kush do përballet publikisht me trafikantët, me gjobëvënësit, me kriminelët? A do ju mbrojë qeveria e Edi Ramës, që pret në zyrë njëra pas tjetrës vëllazëritë e drogës, kartelet e Sinaloas?  A do ju mbrojë presidenti që sillet si një noter i kreut të narkoshtetit shqiptar?

A do ju mbrojë drejtësia që është sot njësh me krimin, e cila në vend që të çojë përpara hekurave Edi Ramën për vjedhjet dhe plaçkitjet e mëdha të këtij kombi, për tradhtitë e tij kombëtare, për përpjekjet e tij për ndezjen e konflikteve në Kosovë dhe ndarjen e Kosovës me Aleksandër Vuçiç? Në vend se të çojë prapa hekurave Erion Veliajn, që ka vendosur modelin unik të vjedhjes 100 përqind të fondeve, Olta Xhaçkën që del mbi parlamentin, mbi Gjykatën Kushtetuese dhe e shndërron Shqipërinë në republikën e saj, kjo gjykatë dënon me burg Ervin Salianjin.

Shqiptarët sot kanë kundër tyre qeverinë, kanë kundër tyre presidentin, kanë kundër tyre drejtësinë, kanë kundër tyre krimin e organizuar, kanë kundër tyre narkoshtetin, pra të gjitha këto pushtete, të cilat janë më shumë se pushtetet që kishte diktatori i fundit komunist në vitin 1991, janë aktualisht instrumente të mobokracisë, diktaturës të bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen të shqiptarëve të Edi Ramës.

Të një Noriege, të këtij narkodiktatori që zbaton manualet e narkodiktaturave në Shqipëri. Të gjitha këto dihen, nuk po themi gjë të re. Por sot pyetja që duhet t’i shtrojë vetes çdo shqiptar, çdo drejtues i PD, anëtar i Këshillit Kombëtar, çdo opozitar: A do lejojmë ne që të dorëzojmë fatin tonë, fatin e fëmijëve tanë, fatin e demokracisë, fatin e Shqipërisë, një narkodiktatori si Edi Rama, pasardhës i etërve xhelatë që ngjyen duart me gjakun e shqiptarëve për 45 vite.

Etiketa: Edi RamaErvin SalianjiPDSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

22:44 : 10/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Ard Nova dhe Laku po shpërndajnë zarfe me para në Shkozet

22:35 : 10/05/2025
AKTUALITET

Denoncimi i Berishës: Gentian Berberi po shpërndan para me fugon policie për vota në Kukës

20:36 : 10/05/2025
AKTUALITET

Rama takohet me vëzhguesit e OSBE/ODIHR në një hotel disa orë para zgjedhjeve

20:18 : 10/05/2025
AKTUALITET

Denoncimi i PD: Broz Pjetrani, Melazim Mustafa dhe Ditier Draga po blejnë vota në Shkodër

19:40 : 10/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Kalemaj: Rama luan poker politik, deklaratat për mandatet tregojnë pasiguri

19:14 : 10/05/2025
Para

Shpërngulen 1 mln libanezë, konflikti me Izraelin sjell valë të madhe emigrimi

TË GJITHA

Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

22:44 : 10/05/2025

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Ard Nova dhe Laku po shpërndajnë zarfe me para në Shkozet

22:35 : 10/05/2025

Përplasja në Dibër/ Policisë i arratisen blerësit e votave, babai i kandidtët të PS qëllon me armë

22:22 : 10/05/2025

Polici që qëlloi me armë në Dibër është babai i kandidatit të PS-së (EMRAT)

22:08 : 10/05/2025

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Dibër, shpallet në kërkim një efektiv policie

21:52 : 10/05/2025

Plas sherri mes dy grupeve në Dibër, demokratët bllokojnë një makinë: Do shpërndajnë para!

21:32 : 10/05/2025

EMRAT/ SPAK shpall në kërkim dy persona në Kukës, blinin vota për PSD-në e Tom Doshit

21:23 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com