• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shkeljet/ Ka fituar 12 mln euro publike, APP përjashton “SMO Union” nga tenderat

13:21 : 28/09/2024
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kompania ndërtuese, “S.M.O Union”, në pronësi të Fernand Nuha, është përjashtuar për 15 muaj nga pjesëmarrja në tendera, pasi Agjencia e Prokurimit Publik zbuloi se ka paraqitur dokumenta të rreme për t’u shpallur fitues në një procedurë të zhvilluar në vitin 2023 nga Bashkia e Krujës.

Në 19 Shtator 2024, APP ka miratuar vendimin nr. 85, në të cilin njofton se ka marrë masën e rëndë penalizuese për shoqërinë me seli në Shkodër.

Vendimi i APP për përjashtimin e “S.M.O Union” nga tenderat publikë

Sipas Agjencisë së Prokurimit Publik, kompania që merret, ndër të tjera edhe me ndërtim, ka “keqinformuar për qëllim kualifikimi” në tenderin me objekt “Sistemim-asfaltim i rrugës “Bregu i Lumit” (dydegëshi) fshati Gramëz, Nj.A.Thumanë, Krujë”.

Kjo procedurë është zhvilluar në vitin 2023, me fond limit 270 milionë lekë të vjetra. Në përfundim, shoqëria “S.M.O Union” është shpallur fituese.

Lexo edhe:

Kuvendi s’di të bëjë tendera, hetim 5 punonjësve të Spiropalit: Shkelën ligjin!

Përjashtohet nga tenderat/ Shkëlqim Kupa ka fituar 40 mln euro para publike, por “digjet” për 25 mijë euro

Tenderi problematik

Të dhënat zyrtare nga Agjencia e Prokurimit Publik tregojnë se Bashkia e Krujës ka shpallur procedurën në datën 9 mars 2023. Në tender kanë marrë pjesë 9 operatorë ekonomikë.

Në përfundim, kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi, ka shpallur fitues shoqërinë nga Shkodra, e cila rezulton se ka paraqitur ofertën më të ulët ekonomike, në vlerën 188 milionë lekë të vjetra.

Tenderi i zhvilluar nga Bashkia e Krujës, i hetuar nga APP

Agjencia e Prokurimit Publik thotë se ka nisur hetimin administrativ mbi këtë procedurë. Në përfundim, është arritur në konkluzionin se “S.M.O Union” ka keqinformuar për qëllime kualifikimi.

Pasi është konstatuar kjo shkelje, APP ka vendosur ta përjashtojë shoqërinë private për 15 muaj nga pjesëmarrja në tendera publikë, referuar nenit 78, pika 1 e ligjit “Për prokurimet publike”.

Profili i kompanisë

Kompania ‘S.M.O Union” është regjistruar në vitin 1997 dhe selinë e ka në Beltojë, të Shkodrës. Ajo zotërohet në masën 100 përqind nga Fernand Nuha.

Sipas të dhënave të portalit informativ “spending.data”, kompania “S.M.O Union” ka përfituar mbi 12 milionë euro nga tenderat e fituar në institucionet publike për periudhën 2019-2024.

Tenderat e fituar nga ‘S.M.O Union” për periudhën 2019-2024 (burimi: spendingdata.al)

Referuar të dhënave publike, pjesa e rëndësishme e këtyre tenderave janë zhvilluar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe një pjesë tjetër nga Bashkia e Krujës, nën drejtimin e Bushit.

Etiketa: Agjencia e Prokurimit Publikappbashkia e krujesFernand NuhapjesëmarrjapublikeS.M.O Unionshkeljettenderat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kuvendi s’di të bëjë tendera, hetim 5 punonjësve të Spiropalit: Shkelën ligjin!

12:14 : 28/10/2025
AKTUALITET

Përjashtohet nga tenderat/ Shkëlqim Kupa ka fituar 40 mln euro para publike, por “digjet” për 25 mijë euro

13:52 : 26/10/2025
AKTUALITET

Gangrena e ndërmarrjeve publike

21:41 : 15/10/2025
RAJONI

Kosovë/ KQZ publikon shifrat zyrtare: Pjesëmarrja në zgjedhjet lokale është 39.07%

20:24 : 12/10/2025
AKTUALITET

“Sa më shpejt pls, je yll”/ Zbardhen përgjimet e Çuçkës së Kolonjës me fituesen e tenderave abuzivë

12:58 : 26/09/2025
AKTUALITET

Gazetarja: SPAK po heton tenderat e oksigjenit mjekësor, u thirrën 12 zyrtarë për të dëshmuar

23:00 : 25/09/2025
Para

A do të zëvendësojë Salianjin si drejtues politik në Elbasan? Flet Tabaku

TË GJITHA

“Na keni ça k***”/ Noizy – protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë, mbylleni gojën

17:40 : 04/06/2026

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

17:19 : 04/06/2026

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

16:57 : 04/06/2026

Vrasja e policit/ Hita: S’kisha dijeni për aksionin! Po analizohet pse s’u kërkua RENEA

16:46 : 04/06/2026

Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

16:37 : 04/06/2026

Protesta masive në Tiranë tërheq vëmendjen ndërkombëtare, lajmi më i lexuar në “The Guardian”

16:27 : 04/06/2026

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

16:26 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetbetofficeholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom