• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sot mbyllet hetimi për dosjen “Partizani”, Berisha refuzon të shkojë në SPAK

08:36 : 25/09/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Prokuroria e Posaçme ka thirrur sërish Sali Berishën për të firmosur mbylljen e hetimeve ndaj ish-kryeministrit për dosjen e ish-kompleksin sportiv “Partizani”.

Por kryetari i Partisë Demokratike nuk do të paraqitet sot personalisht në SPAK por do të përfaqësohet nga avokatët e tij.

Pasi të mbyllen hetimet dosja “Partizani” më pas do të kalojë në Gjykatën e Posaçme.

  • Dosja “Partizani” dhe akuzat për Berishën

Kujtojmë se më 11 shtator Sali Berisha u paraqit në SPAK, ku iu komunikua zyrtarisht se është i pandehur për akuzën e korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim. Kryedemokrati doli nga banesa ku qëndronte në arrest shtëpie dhe shkoi në Prokurorinë e Posaçme për t’u njohur me akuzën. Sali Berisha qëndron në “Arrest shtëpie” që prej 30 dhjetorit 2023. Familja Berisha kundërshton një sërë elementesh të përfshira në dosjen prej 500 faqesh, që SPAK ka përpiluar në përfundim të hetimeve mbi privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 19 nëntor, ora 10:00 si seancë të parë për të shqyrtuar ankimin e kreut të PD-së për masën e parë të sigurisë “Detyrim me paraqitje”, të dhënë në tetor të vitit 2023. Seanca do të zhvillohet mbi një bazë dokumentesh, ku Berisha kërkon shfuqizimin e vendimeve të GJKKO-së, Apelit të GJKKO-së dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Lexo edhe:

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

Sali Berisha ka kërkuar shfuqizimin e masës “Detyrim paraqitje”, që u vendos fillimisht ndaj tij, të cilën e konsideron si antikushtetuese. Padia e bërë në Kushtetuese nga Sali Berisha u pranua disa ditë më parë nga kjo trupë. Argument kryesor në padinë e Sali Berishës është fakti që Gjykata e Posaçme dhe SPAK nuk morën më parë autorizimin e Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit të Berishës.

Kujtojmë se aktualisht Sali Berisha është me masë sigurie “Arrest në shtëpi” që prej dhjetorit 2023, pasi refuzoi të zbatonte detyrimin e paraqitjes. Kryetari i PDsë së fundmi është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK për akuzën e korrupsionit pasiv ndaj zyrtarëve të lartë në lidhje me hetimet e dosjes së ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Më datë 18 shtator, Gjykata Kushtetuese ka pranuar padinë e bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezit kundër vendimit të dhënë në datë 20 tetor 2023 për caktimin e masave të sigurimit personal nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Togat e zeza në atë kohë vendosën për Berishën masën “Detyrim paraqitje” dhe ndalim për të dalë jashtë vendit, ndërsa për Malltezin u vendos arrest në burg. Kreu i opozitës kërkon shfuqizimin e të gjitha vendimeve të dhëna nga dy gjykatat e faktit dhe Gjykata e Lartë, që lanë në fuqi masën e sigurimit, si të papajtueshme me Kushtetutën. Argument kryesor është fakti që Gjykata e Posaçme dhe SPAK nuk morën më parë autorizimin e Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit të Berishës.

Pas shqyrtimit të padisë kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh, çka do të thotë që do të shqyrtohen të gjitha vendimet e marra nga gjykatat e tjera dhe po ashtu, interpretimi i nenit 73 pika 2 e Kushtetutës, që ka të bëjë me imunitetin e deputetëve. Dosja prej 500 faqesh e përpiluar nga prokurorët e SPAK Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai kalon në GJKKO në të cilën me short elektronik zgjidhet një gjyqtar për seancën paraprake.

Gjykatësi paraprak vendos nëse janë kryer hetime të plota dhe nëse dosja do të kalojë për gjykim, apo do ta rikthejë në SPAK për hetime të mëtejshme, ose vendos të rrëzohet çështja. Këtu nis përballja në Gjykatën e Posaçme. Nëse gjyqtari pranon aktet e dosjes së SPAK, atëherë gjyqi cilësohet i hapur dhe nis shqyrtimi në themel me seanca në vijim dhe trupë gjykuese.

Etiketa: dosjagjykata e posacmeish kryeministriPartizaniSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

17:05 : 05/06/2025
SPORT

Rikthim i bujshëm te Partizani, Skuka firmos për tre vite

15:30 : 05/06/2025
AKTUALITET

Takimi Berisha–Schieder në Bruksel: Nevojë urgjente për mbrojtjen e demokracisë në Shqipëri

13:23 : 05/06/2025
AKTUALITET

Takimi me Berishën, Kovatchev i shqetësuar: Do i ndjek nga afër zhvillimet në Shqipëri

12:26 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Ambasadori i BE pranoi që ‘policët sillen si banditë'”, Berisha në Bruksel: Rama bashkëpunon me kartelet e drogës

12:12 : 05/06/2025
Para

E rëndë në Shkodër, gjendet i mbytur efektivi i FNSH-së

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com