• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rruga “Elbasan-Qafë Thanë” ndan në mes fshatin Hotolisht, banorët kërkojnë zgjidhje

18:44 : 24/09/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Pak minuta nga qyteti i Librazhdit, në fshatin Hotolisht, punimet për zgjerimin e rrugës “Elbasan-Qafë Thanë” janë pritur me hezitim dhe frikë. Projekti, prej 50.12 kilometrash do të kalojë përmes fshatit, duke shkatërruar shtëpitë dhe pronat e tyre bujqësore.

“Me sa jemi në dijeni preken 35 familje. Është një kontribut i të gjithë jetës sonë. Plus kësaj edhe një shkatërrim total i fshatit Hotolisht si qendër administrative, por edhe qendër e grumbulluar, e mbledhur, me aktivitete, me gjimnaz, me spital. Në rast se bëhet kjo, do të thotë se shkatërrohet fshati komplet. Ikën spitali, ikën gjimnazi, ikin bizneset private, shkatërrohen komplet”, – shprehet Kujtim Nogu, banor i zonës.

Kujtim Nogu, banor

Banorët rrëfejnë për “Citizens” se nuk janë kundër këtij investimi të rëndësishëm, por kërkojnë një tjetër zgjidhje me qëllim që të mos prekë banesat e tyre dhe të ndajë në mes ndërveprimin e tyre komunitar.

“Nuk jemi kurrë që mos të kalojë rruga, rruga le të bëhet, sepse rruga është për interes madhor, qoftë të Shqipërisë, qoftë të botës. Kjo rrugë, sipas asaj që dëgjojmë ne, se ne informacion zyrtar nuk kemi, prek lagjen dhe ndan lagjen përgjysmë. Kudo që ti bjerë këtu do të jetë një shkatërrim i lagjes. Do të shkatërrojë disa familje, por do të shkatërrojë edhe infrastrukturën se kjo është lagje e kompletuar me të gjitha parametrat që kemi sot”, – deklaron Haki Hila.

Haki Hila, banor

Sipas banorëve, nuk ka pasur asnjë dëgjesë publike të zhvilluar me ta, ndërsa informacionin se rruga do të kalojë në lagjen e tyre të banimit e kanë kuptuar nga punonjësit që kanë zbritur në terren për të bërë piketimet.

Lexo edhe:

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

EMRI/ I dënuar me 25 vite burg, 47-vjeçari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve

“Duam të dimë se ku bie rruga dhe nëse është përmes fshatit dhe përmes banesave tona, nuk kemi mundësi ti ndërtojmë sërish dhe nuk kemi ku të shkojmë. Të kemi një farë informacioni, ndaç nga firma ndërtuese që e ka marrë këtë pjesë, të dimë se ku jemi”,- tha Elsa Kurti, teksa shtëpia ku prindërit e saj banojnë rrezikon të preket.

Elsa Kurti, banore

Ky segment që prek fshatin Hotolisht është faza e tetë e projektit dhe fillon rreth 140 metra nga kthesa për në vendin e quajtur Rrethi i bardhë dhe përfundon rreth 300 metra nga kthesa për në fshatin Xhyrë. Kompania fituese për këtë segment është “Fusha shpk“ e cila ka lidhur kontratën më korrik të vitit 2024.

Kontrata e lidhur me “Fusha shpk”

Përpos fenomenit të emigrimit dhe shpopullimit të fshatrave në të gjithë Shqipërinë, Hotolishti mbetet ende i gjallë, duke ofruar shërbime edhe për fshatra të tjerë përreth.

“Zona jonë nuk është zonë që e njeh emigrimin dhe mos kthimin e banorëve. Është gjihtë kohës e frekuentuar. Largohen, kthehen, largohen, kthehen… Problemi i zonës sonë është se është zonë që i mbledh të gjitha fshatrat. Janë 5-6 fshatra që bazohen te fshati jonë”, -shprehet Devis Alliu.

Devis Alliu, banor

Sipas banorëve, me kalimin e rrugës në mes të fshatit, nuk do të munden më të ndërveprojnë me njëri-tjetrin si një komunitet i përbashkët.

“Vetëm shpërngulja, largimi i njerëzve. S´ka kuptim jeta më këtu, po u shkatërrua. Është edhe siguria që kalon mes për mes fshatit një autostradë 30 metra e gjerë, ku është kuptimi? Kalamajtë e vegjël, ku do të kalojnë? Populli ka blegtori, e ndan tokën përmes. Unë blegtorin e kam atje, ai më kalon rrugën këtu, shtëpia është këtej. Ku është kuptimi? Duhet të ikësh”, -rrëfen Kujtim Nogu.

Në kushtet kur mungonte informacioni, banorët thirrën një muaj më parë në takim kryetarin e bashkisë Librazhd, Mariglen Disha për të adresuar shqetësimet e tyre. Mirëpo, edhe pse i dorëzuan një peticion prej më shumë se 200 firmash që kundërshtonin projektin, ata ende janë pa një përgjigje nga institucioni vendor.

“Do të ketë shtëpi, banorë që dalin aty me një xhep me lekë që nuk bëjnë dot asnjë kasollë. Ne kemi kërkuar nga qeveria vendore, nga kryetari i bashkisë, që të na sqaronte, plus që të ndikonte, të gjente zgjidhje tjetër. U bë edhe një peticion, me shumë veta, me shumë banorë dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje akoma. Thonë që nuk kemi përgjigje“,- deklaron Arif Alliu, një tjetër banor i zonës.

Arif Alliu, banor

Për Shaban Kurtin kjo zonë është vijë e verdhë, ku nuk mund të ndërtohet.

“Rruga ishte caktuar të kalonte buzë Shkumbinit. Epo kushton shumë edhe thonë që do ta sjellin midis lagjes. Mirëpo kjo, na bën shumë dëm, plus që unë dyshoj tani se bëhet më shumë për të vjedhur. Nuk bëhet ajo midis lagjes, ka 70 vjet kjo lagje që është bërë. Është krim, po u bë këtej nga ne. Drejt! Kaq! S´kemi ku shkojmë njëherë“,-shprehet Shaban Kurti.

Shaban Kurti, banor

Citizens kontaktoi Autoritetin Rrugor Shqiptar për të ditur nëse ka një alternativë tjetër për të ndërtuar këtë segment pa prekur fshatin Hotolisht.

“Projekti është ai që është, i cili pasi është parë, është menduar dhe stërmenduar, është e vështirë që të ketë një zgjidhje tjetër alternative që të kënaqë kërkesat e banorëve ose që të ketë më pak kosto sociale për banorët e zonës”-deklaroi për “Citizens” Gëzim Noni, inxhinier dhe përgjegjës sektori i menaxhimit të kontratave pranë ARRSH-së.

Gëzim Noni, inxhinier dhe përgjegjës sektori i menaxhimit të kontratave pranë ARRSH-së.

Banorët insistojnë që punimet të shtrihen përgjatë shtratit të lumit Shkumbin ose të marrë zgjidhje përmes një tuneli.

“Të bëhet me tunel, ose të kalonet nga zalli. Ne kërkojmë zgjidhje, që mos të dëmtohet, por edhe duke mos na lenë rrugëve banorët, ne që jemi këtu dhe që jetojmë nëpër lagje prej vitesh të tëra“,-shprehet Arif Alliu.

Mirëpo, sipas ARRSH-së, devijimi i gjurmës nuk është çështje kostoje, por zgjidhja teknike më e mirë.

“Është e pamundur të spostohet aksi, as në anën e majtë kur shkojmë për në Qafë-Thanë, as në anën e djathtë, sepse nga ana tjetër kemi lumin Shkumbin. Atje është një kthesë shumë e fortë ku është vendosur fshati, i cili nuk plotëson asnjë parametër teknik për tu spostuar aksi në anë të lumit dhe për tu lenë në anën tjetër fshati. Kjo ësht arsyeja madhore”,-deklaroi Gëzim Noni nga ARRSH-ja.

Punimet për rrugën “Elbasan-Qafë Thanë” kanë nisur në janar të vitit 2023. Ky segment është pjesë e Korridorit të VIII që lidh portin e Durrësit me portin e Varna në Bullgari, duke qenë një segment strategjik për transportin e mallrave kryesisht e atë të qytetarëve.

Sipas ARRSH-së në total, të teta lotet e tenderuara deri më tani llogariten të shkojnë në rreth 183 milion euro pa tvsh. Katër lotet e para janë duke përparuar me punimet, ndërsa katër të tjerat janë ende në fazat fillestare të punës. Në të teta lotet janë të angazhuara 11 kompani ndërtimi të ndara sipas segmenteve të caktuara.

Sipas ARRSH-së pritet që këto lote të përfundojnë brenda vitit 2026.

/Erisa Kryeziu / Citizens

Etiketa: banoretelbasanfshatinHotolishtqafe thanerruga

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

11:37 : 05/06/2026
AKTUALITET

EMRI/ I dënuar me 25 vite burg, 47-vjeçari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve

21:35 : 04/06/2026
AKTUALITET

Ujësjellësi i Elbasanit si “inceneratori”/ Qytetarët paguajnë tarifë për impiantin fantazëm të ujërave të ndotur

12:44 : 04/06/2026
AKTUALITET

U aksidentua një ditë më parë bashkë me fëmijën në Elbasan, 38-vjeçarja në gjendje kome

17:03 : 30/05/2026
AKTUALITET

Shembje në rrugën Elbasan-Librazhd, qytetarët bllokohen në trafik

16:37 : 28/05/2026
AKTUALITET

Qerreti nën presionin e betonizimit: banorët kërkojnë hetim nga SPAK për ndërhyrjen në zonën e Lagunës Blu

20:17 : 27/05/2026
Para

Plani për krijimin e Shtetit Sovran Bektashi, besimtarët myslimanë protestojnë para KMSH

TË GJITHA

“Fshehu” vilën e Ballukut, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK

13:10 : 05/06/2026

Tentoi të trafikojë pjesë armësh nga SHBA-ja, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

13:10 : 05/06/2026

“Në operacion ishin vetëm 6 veta”/ Xhaxhi i Enea Mekollit: Kush dha urdhrin të përgjigjet para ligjit

13:05 : 05/06/2026

Zvërneci/ Berisha: Mbështesim protestën, por nuk do marrim pjesë!

13:02 : 05/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq/ Berisha: Autori financohej nga fonde shtetërore

12:47 : 05/06/2026

Zelensky i shkruan letër të hapur Putinit, i bën thirrje për paqe

12:45 : 05/06/2026

Brikena dhe Mateo konfirmojnë ndarjen: Nuk jemi më bashkë!

12:41 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom